Organizmi gjendet në një nga tri gjendjet, e ato janë: shëndeti, sëmundja dhe gjendja që nuk është as shëndet as sëmundje, siç janë: gjendja e rehabitilimit dhe pleqëria.
Shëndeti është gjenda në të cilën gjithçka funksionon normalisht, dhe shëndeti pas islamit është dhurata më e mirë me të cilën Allahu e ka nderuar robin e tij. Kur njeriu është i shëndoshë mund të sillet mirë dhe t`i nënshtrohet Allahut të Madhërishëm. Shëndeti nuk ka çmim, dhe njeriu është obligues që për atë ta falënderoj Zotin e tij dhe ketë mirësi kursesi të mos e mohoj.
Pejgamberi Muhammedi s.a.v.s, ka thënë: “Dy gjëra që njerëzit i lënë anash janë: shëndeti dhe koha e lirë.” [E transmeton Buhariu në librin Er-Rukak, 109/8].
Nga ai gjithashtu transmetohet të ketë thënë: “Allahu ka robbër që i ka kursyer nga sëmundjet dhe vrasjet, dhe u jep jetë të shëndetshme dhe ua merr shpirtin derisa janë të shëndetshëm, dhe u fal shkallët e shehidit.” [E thkeson Es-Sujuti në El-Xhamius-sagir]
Ebu Derda thotë: “Thashë: ‘O Pejgamber i Allahut, më shumë kam dëshirë të jem i shëndoshë dhe t`i falënderohem Allahut se sa të jem i sëmurë dhe te kem durim .” Pejgamberi s.a.v.s tha: “Allahu të dëshiron shëndet.”
Pejgamberi, s.a.v.s ka thënë: “Kush zgjohet i shëndoshë, i sigurt në rrugën e tij e ka çka të hajë dhe pi, sikur ta ketë gjithë këtë botë.” [Tirmidhiu e përmend në Ez-Zuhd, 3416]
Edhe Tirmidhiu, gjithashtu, transmeton mga Ebu Hurejre r.a, e ai nga Pejgamberi s.a.v.s., të ketë thënë: “E para për çka do të pyetet njeriu në Ditën e gjykimit për mirësitë është pyetja: “A nuk ta bëra trupin e shëndoshë, dhe me ujë të ftohtë a nuk të shërbeva.?” [Tirmidhiu e thkeson në Tefsirul-Kur`an 3416]
Gjithashtu transmeton të ketë thënë: “O Abbas, lute Allahun për shëndet edhe në dynjallëk edhe në ahiret.” [E transmeton El-Bezari, ndërsa Tirmidhiu e përmend në Ed-Dea`vat, 3581]
Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: “Luetni Allahun për falje dhe shëndet, sepse askush nga ju pas besimit të fuqishëm (imanit) nuk ka përfitur asgjë më mirë se shëndeti.” [E transmeton En-Nesai, ndërsa Tirmidhiu e përmend, 3792]
Gjithashtu transmetohet: “Pejgamberi më së shumti kishte dëshirë të bënte lutje për shëndet.” [Tirmidhiu e përmend në Ed-Dea`vat, 3616]
Beduini e kishte pyetur Pejgamberin e Allahut, s.a.v.s, duke i thënë: “O Pejgamber i Allahut, çka të kërkoj nga Allahu pas namazit?” I tha, kërko shëndet.” [E thekson Ahmedi, 7/1]
Dikush ka thënë: “Shëndeti është kurorë në kokat e shëndoshëve, ndërsa e shohin vetëm të sëmurët.”
Gjithashtu është thënë: “Shëndeti është mirësi e lënë anash.”
Sëmundja është e kundërta e shëndetit, dhe secila sëmundje e ka fillimin dhe fundin.
Përgatiti: Teuhid.NET



