Tetë këshilla të dobishme për shëndetin

1. Nuk mund t`ia përcaktojmë njeriut kufirin e fundit në sasinë e ushqimit që duhet ta konsumoj, sepse njerëzit kanë gjendje të ndryshme shëndetësore, me aftësi të  ndryshme tretëse, orekse. Por mund ta përcaktojmë  llojin e ushqimit i cili do të përmbaj proteina, yndyrëra, amidon, vitamina dhe minerale. Proteinat ndërtojnë atë që shkatërrohet në organizëm, dhe kompensojnë atë që humbet. Gjenden në mish, peshk, vezë, djathë, qumësht etj.. Yndyrërat ofrojnë organizmit nxehtësi dhe ndihmojnë aktivitetin për punë më të mire dhe lëvizshmëri, ndërsa gjenden në butër, kajmak, të  kuqtë e vezës, vajin e peshkut etj. Amidoni ndihmon në ruajtjen e temperatures trupore, ndërsa gjenden në bukë, oriz, miell.. ëmbëlsira, sheqer, mjaltë lëngje… Mineralet e ndryshme gjithashtu i nevojiten organizmit, siç janë: hekuri, kalciumi etj. Vitaminat janë materie të domosdoshme, dhe mungesa e tyre mund të jetë shkak për disa sëmundje. Janë të pranishme në pemët e freskëta dhe perime.

2. Kur të vij koha e shujtës, e njeriu nuk ka oreks ose e ndjen një lloj peshë në zonën e lukthit, atëherë nuk duhet të hajë.

3. Gjatë konsumimit të ushqimit njeriu duhet të jetë i disponuar dhe i çliruar nga brengat e shumta.

4. Pejgamberi, s.a.v.s, kishte ndaluar që të konsumohet ushqimi në lukth të plotë, respektivisht pas shujtës pemët mund të konsumohen vetëm pas dy orëve.

5. Ndërmjet shujtave nuk duhet konsumuar asgjë përveç pemëve, edhe ato së paku dy orë pas shujtës.

6. Konsumoni lugë të mbushur mjalti të trazuar në ujë, në bazë të fjalëve të Pejgamberit të Allahut, s.a.v.s: “Pini mjaltë”

7. Në mënyrë konstante konsumoni një lugë të vajit të ullirit dhe dy pika uthull në sallatë, dhe pini lëngun e sallatës.

8.  Që të ruhet pesha normale, ndonjëherë shujta mund të zëvendësohet me një gotë ujë bashkë me shtatë hurme të shtypura.

 

Përgatiti: Teuhid.NET

Hits: 479
Comments (2)Add Comment
...
written by motra muslimane selam alejkum, January 25, 2012
cka eshte shujta
...
written by drini, January 31, 2012
nje racion i ushqimit
apo nje vakt

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy