Të ushqyerit mes islamit dhe mjekësisë

Pejgamberi Muhamedi, s.a.v.s, ka thënë: “Biri i Ademit kurrë nuk do të mbush një enë me të shëmtuar se sa stomakun e vet, vërtetë birit të Ademit i mjaftojnë kafshatat që do ta mbajnë në jetë, e nëse vërtetë dëshiron, atëherë  një të tretën e stomakut le ta mbush me ushqim, një të tretën me ujë e një e treta le të jetë e zbrazët, që të mund të mar frymë.”

Ky kapitull flet për hadithin i atij i cili nuk flet sipas dëshirës së vet, mandej jep tetë këshilla mjekësore për ata që duan shëndetin psikik dhe fizik, e gjithashtu flet edhe për mënyrën e shërimit me akupunkturë islame, si dhe për sëmundjet që ndërlidhen me stinën e vitit dhe mënyrat e të shëruarit përmes ushqimit.

Allahu Lavdiplotë thotë:  “O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhnin).” [El-A`raf,31]
Ky ajet i ndershëm është gjithëpërfshirës, sepse në të në mënyrë të bukur është përmbledhur regulli për ruajtjen e shëndetit, prandaj thuhet: “Hani e pini por mos e teproni.” Vërtetë, nuk ka dyshim që ai i cili me mature dhe pa teprim do të kosumoj ushqim dhe pije do të jetë i sigurt për shëndetin e tij, dhe nga vetvetja do t`i largoj sëmundjet.

Le të mos na shmanget lëvizshmëria e atyre që hanë dhe nuk e teprojnë, dhe përtacia e atyre që hanë dhe me atë rast nuk kanë vetëkontroll, dhe nuk guxon të na mashtroj mbipesha e grykësve, se kjo është vetëm dobësi e të dobëtëve. Ai është i fryer sikur shkuma, i madh dhe i ngathtë, dhjami pa mish, ku e ka fuqinë rinore dhe muskujt e fuqishëm të cilët i shohim tek ata që hanë me masë? Allahu i Lartmadhërishëm e ka krijuar njeriun dhe gojën me barrierë, ndërsa lukthin e bëri mur, ashtu që ajo gojë me kafshata, e lukthi me ushqim të mbushen, që e gjithë brenga të mos i jetë stomaku, dhe që pasaniku i trashë dhe i varfëri i uritur të jenë të barabartë kur është fjala për sasinë e ushqimit që do ta konsumojnë.

Transmetohet nga Ebu Hurejre, r.a., se Pejgamberi i Allahut, s.a.v.s, kishte thënë: “Stomaku është shtrat i organizmit nga ushqehen venat, dhe nëse stomaku është i shëndoshë, edhe venat do të jenë të shëndosha e nëse sëmuren, edhe venat do të sëmuren.”
Pejgamberi e ka shpjeguar se çfarë sasie e ushqimit i nevojitet, në fjalët: “Biri i Ademit kurrë nuk do të mbush një enë më të shëmtuar se stomakun e vet, vërtetë birit të Ademit i mjaftojnë kafshatat që ta mbajnë në jetë, e nëse vërtetë dëshiron, atëherë një e treta e stomakut le të jetë ushqim, një e treat ujë ndërsa një e treta le të mbetet boshe, që të mund të marr frymë.”

Njeriu duhet që një të tretën e stomakut ta lë për ushqim, një të tretën për ujë ndërsa një të tretën e fundit ta lë të zbrazët, që të mund të marr frymë. Qëllimi i të ushqyerit është që njeriut të mbahet në jetë, ta kompensoj atë që e humb organizmi për ta ruajtur temperaturën normale trupore dhe të zhvillohet normalisht. Shikoni që Pejgamberi në hadith nxitë që ushqimi të merret në sasi të vogla, mjaftueshëm sa për t`u mbajtur në jetë, ashtu që të mos jetë as i urritur as i dobët.

Njeriu duhet të konsumoj ushqim përmes së cilit do ta ndërtoj organizmin e tij. Allahu i Lartmadhërishëm në suren El-Kasas, thotë: Njëra prej atyre dyjave tha: “O babai im, merre këtë në shërbim me pagë, pse më i miri i atij që do ta marrësh në shërbim është ai i fuqishmi e besniku!” [El-Kasas, 26]
Pejgamberi, s.a.v.s., e ka caktuar kohën e shujtave me fjalët: “Ne jemi popull që nuk ha derisa nuk e merr uria, e kur hamë, nuk ngopemi.”

Ky hadith na shpjegon rëndësinë e konsumimit të ushqimit në kohë të caktuara, sepse ushqimit i nevojiten 3-4 orë që të tretet në lukth. Pas kësaj njeriu ndjen uri dhe nevojë për ushqim, dhe kur ta marr shujtën tjetër, lukthi është i gatshëm që ta tretë. Kur hamë, nuk duhet të ngopemi, dhe kjo është rruga e shëndetit dhe qëllimi në të cilin na fton islami, ndërsa e vërteton mjekësia.
Pejgamberi, s.a.v.s, e vërteton këtë dhe shpjegon që teprimi në ushqim është i ndaluar, me fjalët: “Teprimi konsiderohet që të hash gjithçka që ke dëshirë.”

Përgatiti

Teuhid.NET

Hits: 484
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy