Të ushqyerin e plotësuar

Të ushqyerit ka ndikim të madh në shëndetin e individit dhe grupit. Në fakt, organizmi përbëhet nga indet, indet përbëhet nga miliona qeliza, dhe që secila qelizë ta kryej funksionin e vet të regullut, ka nevojë për materie ushqyese, në të kundërtën ndalet funksionimi i drejtë.
Kësisoj p.sh, kur indet që prodhojnë rruaza të kuqe të gjakut  nuk marrin sasi të mjaftueshme të materieve ushqyese , prodhimi i këtyre rruazave zvogëlohet, që vie deri te anemia, dhe automatikisht te rënia e nivelit  të oksigjenit, që e dërgon gjakun deri te organet e tjera. Pastaj çrregullohet funksionimi i këtyre organeve, dhe kjo ndikon negativisht në pjesët e tjera të organizmit në të cilat paraqiten simptomat e dobësive.
Për këtë arsye organizmit të shëndoshë i është e nevojshme të ushqyerit e sigurt dhe të plotë, që do t`i jap energji dhe gjithçka që i nevojitet për zhvillim , ruajtjen e shëndetit dhe betejën kundër të gjitha llojeve të sëmundjeve.


Prandaj të ushqyerit e baraspeshuar konsiderohet faktor i rëndësishëm për përparimin e popullit, aftësinë e tij për prodhim dhe produkcion.
Në traditën islame ekziston proverbi i cili thotë: “Në trup të shëndoshë mendje e shëndoshë.” Përmbajtjet e nurtririvëve që gjenden në ushqime (e ato janë: hidratet e karburëve, proteinat, yndyrërat, vitaminat, mineralet, fijet dijetare dhe uji) i mundësojnë organizmit që të kryej funksione të ndryshme. Të gjitha ushqimet përmbajnë një ose më shumë përbërës në sasi të ndryshme, dhe secili përbërës e ka funksionin e vet të caktuar.

Hidratet e karbonit:, që përmbajnë: sheqer, amidon, fije dijetare, janë burimi kryesor i energjisë.
Sheqeri ndahet në:

1). Sheqerëra të thjeshtë (monosaharide), e këtu bëjnë pjesë: glukoza, fuktoza dhe galaktoza;
2). Sheqerëra të dyfyshtë (disaharide), këtu bëjnë pjesë: maltoza, saharoza, dhe laktoza;
3). Sheqerëra të shumëfishtë (polisaharide), siç janë amidoni dhe glikogjeni.

Fijet dietale: të cilat në rastet më të shpeshta janë të patretshme, lehtësojnë elasticitetin e zorrëve, dhe kësisoj ndihmojnë tretjen. Ushqimet që janë të pasura me fije janë:

1). Drithërat (siç janë: gruri, orizi, misri..;
2). Perimet qepore, siç është përshembull batati;
3). Pemët dhe perimet, që përmbajnë hydrate të karbonit në sasi të ndryshme.

Hidratet e karbonit konsumohen më së shumti, dhe janë burimi kryesor i energjisë, janë të domosdoshëm për aktivitet dhe lëvizje konstante të organizmit të njeriut.
Teprica deponohet në formë të glikogjenëve në mëlçi, apo në formë të yndyrërave në organe të ndryshme.

Proteinat luajnë rol të rëndësishëm në ndërtimin e qelizave dhe të indeve të organeve, dhe në ruajtjen e muskujve. Proteinat përmes procesit të tretjes shndërrohen në aminoacide, të cilat enët e gjakut i marrin prej zorrëve dhe i çojnë në mëlçi, dhe përmes qarkullimit të gjakut vendosen në inde të organizmit në sasi të ndryshme. Kësisoj gjaku, lëkura, eshtrat dhe të gjitha indet tjera në organizëm përmbajnë aminoacide.
Ekzistojnë pëarfësisht rreth njëzet llojesh aminoacide që organizmi i njeriut i shfrytëzon. Organizmi mundet që shumicën e aminoacideve t`i sintetizoj nga hidratet e karburëve dhe llojet e tjera të aminoacideve, por ekziston grupi i aminoacideve që quhen acide themelore (esenciale) dhe të cilat organizmi nuk mund t`i sintetizoj ndërsa janë të pranishme në proteinat me origjinë shtazore, siç janë mishi i kuq dhe i bardhë, peshku, vezët, qumështi dhe pridhimet e qumështit.

Për sa i përket proteinave me origjinë bimore që gjenden në drithëra, pemë dhe perime, ato përmbajnë sasi të vogla të një apo më shumë llojeve të aminoacideve esenciale, prandaj janë të jo baraspeshuar, prandaj burimet e proteinave duhet të jenë të llojllojshme që ta plotësojnë njëri-tjetrin. Që njeriu të plotësoj nevojat e veta, më mire e ka të konsumoj proteina të origjinës bimore dhe shtazore.

Yndyrërat (lipidet) paraqesin një nga përbërësit themelore për të ushqyerit e baraspeshuar, dhe marrin pjenë në ndërtimin e membranes qelizore. Ato gjithashtu janë burim i energjisë, i ofrojnë organizmit dyfish më shumë energji nga ajo e cila mund të përfitohet prej hidrateve të karbonit dhe proteinave.
Yndyrërat përmbajnë vitamina të shumtë që i nevojiten organizmit, ato vitamina janë të shkrira në yndyrëra.
Yndyrërat japin shije me të këndshme dhe më të mire. Njësiteë nga të cilat përbëhen yndyrërat janë acidet yndyrore, dhe ndahen në:

1). Acide yndyrore të ngopura, burimi kryesor yndyrës së të cilave ka origjinë shtazore,
2). Acidet yndyrore të pangopura që i gjejmë në vajrat yndyrore.

Yndyrërat me origjinë shtazore përmbajnë një pjesë holosteroli, i cili paraqet një nga përbërësit themelor të të gjitha qelizave në organizëm, kryen disa funksione vitale, por shtimi i tij përtej nevojave sjell deri te disa komplikime, siç është shtypja e lartë e gjakut, sëmundjet e zemrës, mbylljen e arterieve (arteroskleroza), çregullimi i ciklit mujor etj.
Prandaj këshillohet që sasia e energjisë e fituar nga yndyra të mos kaloj më shumë se 10%  të tërë energjisë ditore. Ushqimi duhet të përmbaj sasi racionale të yndyrës, sepse teprimi në konsumimin e yndyrës e sjell organizmin në rrezik nga sëmundjet e përmendura, prandaj këshillohet që yndyrërat në të ushqyerit e përditshme të mos përbëjnë më shumë se një të tretën e energjisë, dhe të ekzistoj balancë mes acideve  yndyrore të ngopura dhe atyre të pangopura.
Ushqimet që përmbajnë yndyrëra janë: vaji, mishi dhe prodhimet e mishit, buteri, margarina, tëlyeni, qumështi dhe prodhimet e qumështit, fytet me lëvozhgë, si dhe disa lloje peshqish.

Vitaminat gjithashtu janë bazë për të ushqyerit e baraspeshuar, dhe pa to energjia e përfituar nga hidratet e karbonit, proteinave dhe yndyrërat nuk mund të përdoret. Veprojnë si ndihmës të enzimeve, janë të domosdoshëm për zhvillimin e proceseve metabolike në organizëm, marain pjesë në disa procese biokimike të rëndësishëm për funksionim normal të organizmit. Numri i përgjithshëm i vitaminave të nevojshme për organizmin e njeriut është 13, edhe atë janë vitaminat në vijim:
 
1). Vitamina A, i nevojitet organizmit për formimin dhe ruajtjen e indeve që në mënyrë të rregullt të funksionojnë, sidomos syve, lëkurës, eshtrave, organeve për tretje dhe frymëmarrje. Vitamina A është e domosdoshme për ruajtjen e vitalitetit të organizmit në të gjitha periudhat e jetës. Dihet mire që mungesa e saj shkakton të ashtuquajturit “terrin e pulave”, e në mungesë të madhe vjen deri te verbërimi i plotë.
Vitamina A në formën natyrore gjendet në ushqimet me origjinë shtazore: vezë, qumësht dhe prodhime të qumështit, mëlçi, derisa pemët dhe perimet me ngjyrë jeshile, karota, dhe pemët me ngjyrë të verdhë siç janë mango, kajsija, përmbajnë karoten, nga i cili në organizëm krijohet vitamina A;

2). Grupi i vitaminës B, përbëhet nga disa vitamina të tretshëm në ujë. Këto janë: Vitamina B, (tiamina), B-2 (riboflavina), B-3 (niacina), B-6 (pirodoksina), acidi folik, që merr pjesë në formimin e qelizave të gjakut, B-12 (biotina) dhe acidi pantonenik. Ky grupin i vitaminave është i domosdoshëm për fitimin e energjisë nga hidratet e karbonit, proteinave dhe yndyrërave, për rigjenerimin e indive dhe për rritje normale. Mungesa shkakton dobësimin e muskujve dhe paralizën, çrregullimin e organeve të tretjes dhe frymëmarrjes, anemisë, dështimit të zemrës, qërimit të lëkurës dhe ndezje të lëkurës.
Për këtë arsye është e nevojshme që çdo ditë të fusim vitamina nga grupi B në sasi të mjaftueshme, ndërsa janë të pranishëm në ushqime të ndryshme, p.sh: Në perimet gjethore, bishtaja, drithërat integrale, mish, peshq,vezë;

3). Vitamina C, ndihmon në shfrytëzimin e hekurrit, merr pjesë në krijimin e kolageneve, vepron në eliminimin e pasojave të dëmshme të radikalëve të lire ( si antioksidanse). Mungesa e vitaminës C quhet skorbut, dhe manifestohet me ndezjen e dhëmballëve, të ënjturit e nyjeve, gjakderdhje. Mungesa e madhe e vitaminës C mund të shkaktoj vdekje. Burim i vitaminës C janë pemët, sidomos ato citruse, dhe shumica e perimeve; prandaj këshillohet për përdorim të rregullt të pemëve dhe perimeve të freskëta, veçanarisht që kjo vitaminë humbet pas përpunimit teknik;

4). Vitamina D, është e domosdoshme për shfrytëzimin e kalciumit, ashtu edhe për forcimin dhe fortësinë e eshtrave: Gjendet në vajin e peshkut, vezë, qumësht dhe prodhimet e qumështit, mëlçi. Gjithashtu prodhohet në organizëm kur lëkura i është ekspozuar diellit (respektivisht rrezeve ultra-vjollce.) Mungesa e kësaj vitamine shkakton rahitsin te fëmijët dhe grate që kanë lindur shpesh;

5). Vitamina E, është e domosdoshme për shëndetin e fetusit, kundër sterilitetit të meshkujve, dhe mjaft i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të membranave qelizore. Mungesa e vitaminës E shkakton shkatërrimin e eritrociteve, dhe anemone. Burimet e kësaj vitamine janë: vaji, i kallinjve të grurit, vaji i misrit, vaji i farërave të lirit, vaji i sojës, ndërsa perimet e pasura me këtë vitaminë janë: sallata jeshile, bizelja, spinaqi;

6). Vitamina K, ndihmon në ndalimin e gjakderdhjes dhe ngjizjen natyrore të gjakut, është shumë present në spinaqë, lakër, lulelakër, mëlçi, djathë, vezë, frytet e detit.

Mineralet gjithashtu janë të rëndësishme në të ushqyerit e baraspeshuar, i ndihmojnë organizmit që në mënyrë aktive t`i kryej funksionet e veta. Disa minerale hynë në përbërje të organizmit, dhe p.sh, hekurin e gjejmë në gjak, kalciumin dhe fosforin në eshtra, fluorin në dhëmb. Mineralet gjithashtu njihen edhe me emrin elemente në gjurmë, sepse organizmit i nevojiten në sasi të vogla, për dallim nga hidratet e karbonit, proteinave dhe yndyrërave. Mineralet sikur edhe vitaminat e ndihmojnë metabolizmin.

Hekuri është përbërës i rëndësishëm i eritrociteve, të cilat janë të domosdoshme për ruajtjen e të gjitha qelizave në organizëm që në mënyrë të drejtë të kryejnë funksionet e veta. Gjaku prodhohet në palcën kurrizore, dhe një nga elementet e rëndësishme për prodhimin e gjakut është edhe hekuri. Mungesa e hekurit apo anemina sjell deri te ngathtësia, përtacia, dobësia, vështirësi me kujtesë, rritje të dobët dhe numër të madh të përpjekjes më sëmundje të ndryshme, bile edhe deri të rastet e vdekjes te gratë shtatzëne. Parazitët mund të jenë  shkaktar i mungesës së hekurit, e vetvetiu edhe të anemisë.
Burimet më të mira të hekurit janë: mëlçia, mishi dhe prodhimet e mishit, peshku, shpezët, pekmezi nga rrepa. Ushqimet me origjinë bimore të pasura me hekur janë: bishtajoret, perimet gjethore, farërat, disa lloje të perimeve të terura. Mirëpo organizmi nuk absorbon hekurin nga ushqimet me origjinë bimore në sasi të mjaftueshme, siç është rasti me hekurin me origjinë shtazore, por marrja e vitamins C  bashkë me hekurin që ka origjinë bimore ndihmon që ai të absorbohet sa më mirë.

Kalciumi dhe fosfori janë të domosdoshëm për ndërtimin e eshtrave dhe dhëmbëve, kalciumi gjithashtu luan rol të rëndësishëm në ngjizjen e gjakut dhe ndalimin e gjakderdhjes pas lëndimeve, dhe varësisht nga sasia e kalciumit, koha e koagulimit shkurtohet apo zgjatet. Mungesa e fosforit shkakton shfrytëzimin e dobët të kalciumit të cilin njeriu e fut në organizëm, që mund të shkaktoj rahitisin. Qumështi dhe prodhimet e qumështit janë burimet themelore të kalciumit dhe fosforit në ushqim.

Jodi luan rol të madh në balancimin e hormoneve të cilat i tajon gjëndra mbrojtëse, dhe mungesa e tij mund të shkaktoj hipertireozën bile edhe ngecjen mentale. Jod ka në prodhimet e detit dhe në prodhimet të cilat kultivohen në sipërfaqet e tokës të pasura me jod, ndërsa paraqitja e përhapjes së mungesës së jodit mund të shërohet me jonizimin e cila përdoret për ushqim.

Përveç mineraleve të hekurit, kalciumit, fosforit dhe jodit, organizmi përmban edhe: oksigjen, karbon, hidrogjen, azot, kalium, magnesium, klor, flour, natrium, fosfor, mangan…
Dhe pasi që mungesa e cilit do nga këto elemente shkakton çregullime në organizëm, pikërisht urtësia e Zotit shihet në atë që ushqimi i plotësuar ta ruaj baraspeshën e trupit  dhe mendjes. Allahu i Lartëmadhërishëm thotë: “ Njeriu le të shikoje ushqimin e vet. Ne lëshuam shi të mjaftueshëm. Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës, Dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra Edhe rush e perime, Edhe ullinj e hurma, Edhe kopshte të dendura, Dhe pemë e kullosa. Si mjete  gjallërimi për ju dhe për begatinë tuaj.” [`Abese, 24-32`]

Nëse mendojmë mire për këto ajete, shohim që Allahu i Madhërishëm në to përmend lloje të ndryshme ushqimesh, dhe në llojlloshmëri të të ushqyerit, që të arrihet baraspesha dhe të ushqyerit të ketë kuptim, dhe që të ruhemi nga sëmundjet  të cilat shfaqen si pasojë e ushqimit të njëtrajtshëm. Allahu Lavdiplotë thotë: “Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtësinë. Që të mos kaloni kufirin në drejtësi. Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos lëni mangu në peshojë!” [ Er-Rahman, 7-9 ]

Kur shkenca bashkëkohore deri në detaje zbuloi elementet përbërëse të të ushqyerit, shkencëtarët ia dolën që ta përcaktojnë rregullat që të ruhet harmonia dhe të gjenden zëvendësime të përshtatshme në të ushqyer, kështu që njeriu në cilën do kohë dhe cilat do kushte atmosferike mund të ketë ushqim të pasur me të gjithë përbërësit e brendshëm.
Në kohën moderne specialistët e kanë ndarë të ushqyerit në katër grupe:

Kur shkenca bashkëkohore deri në detaje zbuloi elementet përbërëse të të ushqyerit, shkencëtarët ia dolën që ta përcaktojnë rregullat që të ruhet harmonia dhe të gjenden zëvendësime të përshtatshme në të ushqyer, kështu që njeriu në cilën do kohë dhe cilat do kushte atmosferike mund të ketë ushqim të pasur me të gjithë përbërësit e brendshëm.
Në kohën moderne specialistët e kanë ndarë të ushqyerit në katër grupe:

1). Drithërat, ushqimet e amidonit;
2). Pemët dhe perimet
3). Qumështi dhe prodhimet e qumështit;
4). Mishi dhe prodhimet e mishit.

Kanë vërtetuar që është e domosdoshme që të ushqyerit e përditshëm të përmbaj ushqime nga secili grup.

 

Teuhid.net






 





 

Hits: 6762
Comments (3)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy