Thirrja e mjekut

 Xhabiri transmeton se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, e ka dërguar te Ali ibn Ka`bi i cili ia ka bërë hixhami, mandej i ka bërë kauterizim (djegie të plagës me mjete kimike, hekurit të skuqur në zjarr, etj., për ta penguar procesin e mëtejmë). Këtë hadith e transmeton Muslimi.
Ebu Hurejre transmeton se një ensari është sëmurë, e Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, i thirri dy mjekë dhe u tha: “Shërojeni këtë njeri”.
Në një version tjetër të këtij hadithi qëndron se e kanë pyetur Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve selem, se a ka ndonjë dobi nga mjekësia, e ai është përgjigjur pozitivisht.


Hilal ibn Jasiku transmeton se një njeri është sëmurë, e kërkoi që t`ia dërgojnë mjekun. Mirëpo, të tjerët thanë: “O i Dërguari i Allahut, këtij njeriu nuk i duhet mjeku.” E ai është përgjigjur: “Po, vërtet ka nevojë për mjek.”
I njëjti transmetues transmeton se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, e ka vizituar një të sëmurë, dhe ka thënë: “Silleni një mjek për këtë njeri.” I sëmuri e pyeti: “O i Dërguari i All-llahut, a e the ti këtë?” Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, i tha: “Po unë e thashë,” Këto hadithe i ka regjistruar Ebu Nua`jmi në veprën Kitab et-Tibb en-Nebevi.

Zejd ibn Eslemi transmeton se një njeri ishte i plagosur rëndë, dhe kishte gjakderdhje të brendshme. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, i thirri dy njerëz nga fisi Beni Amir dhe i pyeti: “Cili prej jush është mjek më i mirë?” Njëri prej tyre i tha: “A ka ndonjë dobi nga mjekësia?” Atëherë Muhammedi, sal-lall-lallahu alejhi ve selem tha: “Ai që e ka dërguar sëmundjen, e ka dërguar edhe ilaçin.” Këtë hadith e ka regjistruar Maliku në veprën El-Muvetta.
Autori i këtj libri është i mendimit se është e preferueshme të kërkohet këshillë nga ata që dinë siç nga mjekësia, që është e qartë nga hadithi i mëparshëm kur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, i pyeti kush prej jush është mjek më i mirë.
Galeni ka thënë: “Kur mjeki i paditur e viziton njeriun i cili ka ethe, e shëron nga ethet, por e infekton me dy sëmundje tjera, sepse nuk e din trajtimin e drejtë, kurse dituria e tij është minore,”

Ahmedi ka thënë: “Është e lejuar të kërkohet këshillë nga mjeku i cili është `dhimmi`, nëse ai i shkruan në reçetë ilaçet që janë hallall, por nuk duhet pasuar mendimin e tij nëse shkruan ilaçe që janë haram, siç është aklooli dhe gjëra të ngashme. Gjithashtu nuk duhet ta dëgjojmë nëse na këshillon që ta ndërprejmë agjërimin., ose te faleni ulur. Në këto raste, duhet të drejtohemi te mjekët e besueshëm që janë muslimanë.”
Po ashtu Ahmedi është i mendimit se nuk duhet t`i përdorim ilaçet në formë të shurupit ose të çajit, nëse na i ka përcaktuar mjeku i cili është `dhimmi`.

Ahmed ibn el-Hasan në veprën Libri i tregimeve ka thënë se marrja e ilaçeve të përcaktuara nga ana e mjekut idhujtar është punë e shumtuar
El-Merveziu ka thënë: “Amedi ma ka ndaluar blerjen e ilaçeve nga të krishterët. Ai kishte frikë se gjatë bërjes së ilaçeve mund të përdoren disa elemente që janë haram.”

 

Xhelaluddin Abdurrahman es-Sujuti

Teuhid.net


 

Hits: 500
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy