Trajtimi i sëmundjes

Më parë kemi përmendur se qëllimi kryesor i mjekësisë është ruajtja e shëndetit. Kjo vërtet është ajo që thamë, e demonstruam se edhe Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, e ka lejuar përdorimin e ilaçeve. Në realitet, ai këtë e ka preferuar.

Xhabiri transmeton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Për çdo sëmundje ka ilaç, e nëse gjendet ai ilaç, me lejen e All-llahut, sëmundja do të shërohet.” Këtë hadith e ka regjistruar Muslimi i cili shton se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka preferuar përdorimin e ilaçeve.

Ebu Hurejre e transmeton hadithin që vijon: “All-llahu, subhanehu ve teala, nuk ka krijuar asnjë sëmundje, e për të të mos ketë krijuar ilaçin.”
Buhariu shton se fjalët e fundit të hadithit domethënë se mjekësia vërtet është ilaç.`
Transmeton se Ibn Sheriku ka thënë: “Isha me Pejgaberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur erdhën disa arabë dhe kërkuan prej tij një ilaç, e ai u përgjigj: `Vërtet besimtarët do ta gjejnë ilaçin, sepse Ai nuk ka krijuar asnjë sëmundje, e të mos ketë krijuar për të ilaçin.”
Ekziston vetëm një përjashtim, e ajo është pleqëria.
Katë imamët e mëdhenj e kanë transmetuar hadithin e mëparshëm. Ata po ashtu e transmetojnë edhe këtë hadith: “Pranoni trajtimin dhe shfrytëzoni ilaçet.”

Sa i përket pleqërisë së thellë dhe plakjes, ajo është sikur sëmundja, sepse së shpejti vjen vdekja.
Ebu Se`idi transmeton se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “All-llahu nuk ka krijuar asnjë sëmundje, e për të të mos ketë krijuar ilaçin. Kush e dine këtë, ai këtë e dine, e kush e injoron, ai këtë e injoron, kurse përjashtim i vetëm është vdekja.”.
Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmeton se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Ai që e ka krijuar sëmundjen në sipërfaqen e tokës, e ka krijuar edhe ilaçin për të.”

Ebu Harama e ka pyetur Pejgamberin sal-lall-lallahu alejhi ve selem: “O i Dërguari i Allahut, a din për ndonjë hajmali që mund të përdorim, ose ndonjë ilaç, ose ndonjë punë të mirë, që mundet në ndonjë mënyrë të ndërrojë atë që është caktuar te All-llahu?” Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem tha: “Ekziston vetëm ajo që është caktuar te All-llahu.” Këtë hadith e ka regjistruar Tirmidhiu dhe e konsideron të mirë.
Në natyrën e njeriut është që të kujdeset për veten. Trupi i tij është krijuar prej pjesëve të ndryshme. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
“Ne e krijuam njerin prej një uji të bashkëdyzuar…” (Insan:2)

Ato pjesë janë lëngje trupore. Gjendja dhe mbrojtja e njeriut varen nga balancimi i drejtë i përbërjes së trupit të tij, e që varet nga përdorimi i asaj që është e mirë për të dhe largimi nga ajo që është e dëmshme për te. Sigurisht, ky është qëllimi kryesor i mjekësisë.
Sëmundja i sulmon lëngjet nga të cilat është krijuar njeriu, dhe i dobëson funksionete tyre. Detyra e mjekësisë është që ta pengojë këtë dh eta ndalon humbjen rapide të këtyre lëngjeve.

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Përreth fisit të Ademit ka nëntedhjetë e nënte sëmundje. Nëse u shmanget, do të rrojë gjatë”. Këtë hadith e transmeton Tirmidhiu.
Ibn Mes`udi e transmeton këtë hadith: “Nëse njeriu e eviton këtë, do ta sulmojë ajo, e nëse e eviton atë, do ta sulmojë kjo”. Këtë version të hadithit e transmeton Buhariu

Vdekja vërtet është e paevitueshme, por sëmundjet e pleqve sigurisht se mund të shërohen.
Një mjek ka thënë: “Trupi, nga natyra e tij, patjetër duhet të vdes, por kohën që e kalojmë duke e pritur vdekjen, mjekësia na e bën të bukur.”
Mjekësia e mbron shëndetin e atyre që janë të shëndoshë dhe i shëron aq sa është e mundur ata që janë të sëmurë. Shafiu ka thënë: “Ka dy lloje të diturisë: dituria mbi trupin dhe dituria mbi fenë.”

Muhammed ibn Sehl et Tusi transmeton nga Er Rebi`u se e ka dëgjuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve selem, duke thënë: “Ka dy lloj njerëzish që janë të rëndësishëm: ata që e njohin fenë dhe mjekët që e njohin trupin.”
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, po ashtu ka thënë: “Ka tri lloj diturie: leximi i drejtë i Kur`anit, pasimi i Sunnetit dhe kryerja e obligime me nder. E gjithë ajo që e kalon këtë është e panevojshme.” Hadithin e transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe.

Mjekësia është pjesë përbërëse e Sunnetit, sepse Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem, e ka përdorur këtë dhe na ka preferuar që edhe ne të kemi dobi nga kjo. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, po ashtu ka thënë: “Ka pesë gjëra që mund t`i njohim në praktikën e të gjithë pejgamberëve: kthimin kah All-llahu, durimin, lëshimin e gjakut (hixhame), përdorimin e brushes për dhëmbë dhe përdorimin e parfumeve.”
Ka shumë hadithe mbi këtë temë, e All-llahu e dinë më së miri

 

Xhelaluddin Abdurrahman es-Sujuti

Teuhid.net

Hits: 1119
Comments (1)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy