Nxitje për studim të mjekësisë

 Hadithi ku Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, thotë se All-llahu nuk ka krijuar asnjë sëmundje, e për të të mos ketë krijuar edhe ilaçin , është përmendur më parë.
Imam Shafiu ka thënë: “Pas diturisë e cila e ndanë hallallin nga harami, nuk njoh ndonjë dituri më të mirë se mjekësia.” Imam Shafiu ishte shumë  i dëshpëruar për faktin se kjo shkencë është  humbru nga mesi i muslimanëve. Shpesh thoshte:

“E kanë humbur një të tretën e shkencës dhe kanë lejuar që t`ua kalojnë krishterët dhe çifutët.” Po ashtu ka thënë: “Vërtet Ehlul kitabët na kanë kaluar në shkencat kryesore.”
Imam Shafiu ka qenë autoritet i pashoq në lëminë e sheriatit, kursje njohja e mirë e gjuhës araba ia ka mundësuar të jetë mjek i mirë.
Autori i këtij libri shton se Ibrahim er-Rumi ka qenë mjek i shkëlqyeshëm, si dhe imam Ibn Tejmijje dhe Imadudin el-Vasiti.
Autori po ashtu përmend se Hipokrati ka qenë dijetar i madh dhe mjek, dhe se fjalët të cilat ai i ka thënë janë sigurisht të sakta.
Pas tij vjen Galeni. Ata dy janë dijetarë të mëdhenj që ua kanë kaluar të tjerëve.

Thuhet se Seti ishte i pari që i ka proklamuar fshehtësitë e mjekësisë, e ai i ka trashëguar nga babi i tij. Thuhet se i kanë mësuar fshehtësitë e mjekimit nga përvoja dhe përsiatja.
Disa thonë se gjiptasit janë të parët që kanë shfrytëzuar mjekësinë, derisa të tjerët thonë se këta janë indusët. Disa thonë se mjekësia është lloj magjie, dhe se Idrisi, sal-lallahu alejhi ve selem, dhe Hermesi e kanë shpikur fillozofinë dhe mjekësinë.
Pa marë parasysh, është shumë më e sigurt se ajo ka qenë shpallje nga All-llahu.
Një është e sigurt, se të qëlluarit dhe përvoja nuk mjaftojnë

Ibn Abbasi transmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë  se Sulejmani, sal-lallahu alejhi ve selem, ishte duke u falur, e para tij është rritur një kaçubë. Ai e ka pyetur për emrin e mandej e ka shkruar
Vërtet kemi pare njerëz dhe kafshë si e përdorin mjekësinë instinktivisht. Kur jemi të urritur, kërkojmë ushqim, kur jemi të etur, kërkojmë ujë. Kur jemi të pikëlluar, kërkojmë mënyrë për t`u  gëzuar. Kur njeri ka probleme me tjetrën kërkon diç që hahet.
Kjo është ajo që e quajmë mjekësi emprike.

Kur të mbarojë dimri, paraqiten gjarprinjtë të cilët vërejnë se u është dobësuar të pamurit, ata do të kërkojnë (Pimpinella anisum) i cili do t`ua përmirësojë të pamurit.
Mjekët ua preferojnë anasonin atyre që kanë probleme me të pamurit. Ngjashëm me këtë, shpendi i cili e tepron me ngrënien e peshqive, do ta lehtësojë barkun me pirjen e ujit të njelmët të detit.

Tekefundit, nëse i vogli i dallëndyshes verbërohet, nëna e soj do të shkojë nësa ka nevojë edhe në Kinë për ta gjetur bimën e njohur si bima e dallëndyshes për t`ia kthyer të pamurit.
Nëse femra e shqiponjës ka probleme me lëshimin e vezëve, mashkulli do të shkojë deri në Indi për ta sjellur gurin e njohur si `guri i fshehtësisë`, duke i ndihmuar kështu. Nëse ajo refuzon këtë gurë, nga brendia dëgjohet një zë që është argumenti i lëvizjes. Atëherë mashkulli e vë gurin nën femrën dhe atëherë veza del jashtë.

Nëse dhelpra sëmuret në pranverë, ajo do të hajë barë për ta përmisuar qarkullimin e lëngjeve trupore për t`u shëruar më shpejtë. Macja po ashtu do të hajë bare për të vjellur dhe kështu shërohet. E dihet mirë se bari nuk është ushqim i tyre. Falënderimi i takon Atij, i Cili ka krijuar çdo gjë dhe ka dhënë udhëzimin që duhet pasuar.
Hisham ibn Urve ka thënë se nuk ka takuar dike i cili i njeh fshehtësitë e mjekësisë më mirë se Aisheja, radijAll-llahu anha. Një herë e ka pyetur: “Oj tezja ime, ku i ke mësuar fshehtësitë e mjekësisë?” Ajo i është përgjigjur: “I kam dëgjuar njerëzit kur i kanë përshkruar ilaçe njëri-tjetrit dhe kam mbajtur mend çfarë kanë folur ata.”

Në një rast tjetër i ka thënë: “Habitem me njohuritë që i ke për mjekësinë.” Ajo i është përgjigjur: “O djali motrës sime, kur Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, u plak, shpesh sëmurej. Shumë njerëz vinin dhe i preferonin ilaçe, e unë nga ata kam mësuar çdo gjë për mjekësinë.”
Aisheja, raijall-llahu anhu, ka thënë: “O djali i motrës sime, kur ndonjëri nga anëtarët e familjes sonë sëmurej, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i bënte ilaç. Unë këtë e kam mbajtur mend, e më vonë edhe unë të njëjtën ilaç ua kam preferuar të tjerëve,” Këtë deklaratë e ka regjistruar Ebu Nu`ajmi.

Në hadithin e Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve selem, i cili fillon me fjalët `All-llahu nuk ka krijuar asnjë sëmundje, e për të të mos ketë dhënë edhe ilaçin.` gjenden fjalët `kush e din këtë, ai e din` dhe ato kanë të bëjnë me mjekët, derisa fjalët `kush këtë nuk e din, ai nuk e din` kanë të bëjnë me pjesën tjetër të njerëzimit. E All-llahu e din më së miri.
Amr ibn Shu`ajbi trasmeton nga babai i tij, e ai nga babi i tij se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush merret me mjekësinë, e nuk është i pranuar si mjek, kështu që shkakton vdekjen e njeriut, ose len pasoja tjera të dëmshme mbi pacientin, do të përgjigjet për atë.” Këtë hadith e transmetojn Ibn Maxhe, Ebu Davudi, dhe Nesai.

Nga i njëjti transmetues vjen edhe hadithi që vijon: “Kush merret me mjekësi, e më parë nuk e ka studiuar atë, do të përgjigjet për të “
El-Hatabi ka thënë: “Nuk shoh kurrfarë pengese ndaj mendimit se personi i cili shkruan në reçetë ndonjë ilaç me të cilin e kalon kufirin, e si rezultat i kësaj vdes pacienti, të përgjigjet për vdekjen e tij. Kushdo që paraqitet si ekspert, e në realitet ai nuk është, e ka kaluar kufirin, dhe të gjithë janë të pajtimit se dënimi për gabimin ndaj të ashtuquajturit mjek mund ta zbatojnë trashëgimtarët e të vdekurit”
Prandaj, nuk duhet ta quajmë mjek atë që nuk ka njohuri në shkencën e mjekësisë.

Ebu Remz transmeton se ka hyrë në tendën e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve selem, bashkë me babain e tij i cili ia diagnostifikoi infeksionin në shpinë dhe i tha: “Më lejo ta shëroj këtë infeksion, sepse unë jam mjek.” Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve selem, tha: “Ti je shoku im. E All-llahu është mjeku im.” Ky hadith gjendet në veprën Shart es sahiha.

 

Xhelaluddin Abdurrahman es-Sujuti

Teuhid.net


 

Hits: 447
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy