Islami nxitë në atë që njeriu të mos heqë dorë nga ajo që Allahu ka lejuar, me kusht që të mos e teproj dhe gjithçka të përdor me masë. Pejgamberi s.a.v.s thotë: “Besimtari i fuqishëm është më i dashur dhe më i mirë për Allahun se sa besimtari i ligshtë.” [Hadithin e transmetojnë Muslimi dhe Ibën Maxhe nga Ebu Hurejre r.a].
Ky kapitull flet për qëndrimin e islamit ndaj të ushqyerit të njeriut, duke u nisur ngafaza kur është në barkun e nënës, e gjithnjë deri në pleqëri, duke shpjeguar se çka i nevojitet organizimit në secilën etapë të jetës, dhe sa dhe si duhet të ushqehet.
Marrja e sasive të mjaftueshme të gjërave ushqimore të sigurta për ushqim konsiderohet si një nga të drejtat themelore për t`u plotësuar nevojat themelore të njeriut, të forcohet fuqia e trupit dhe mendjes. E drejta e njeriut për t`u ushqyer është sikur e drejta e tij për jetën.
Të ushqyerit e baraspeshuar shfaqet në cilësi dhe sasi dhe është i njejtë për të gjithë njerëzit në Botë pa marrë parasysh bindjet e tyre.
Kur`ani i ndershëm ka përcaktuar baza të sigurta dhe të qëndrueshme në të ushqyerit, ndërsa Pejgamberi, s.a.v.s, i ka vërtetuar, ka vendosur regullat dhe dispozitat të cilat garantojnë zbatimin e tyre, qe secili musliman ta arrij baraspeshën e plotë të të ushqyerit për trupin dhe mendjen e tij.
Në islam është shumë e rëndësishme ruajtja e trupit dhe mendjes dhe mendjes së shëndoshë e kjo ariet me ushqim të sigurt dhe të rregullt nga, shtatzënia e lindja pastaj, në të gjitha fazat e tjera vijuese të jetës.
Ligji islamik i fesë thërret në të ushqyerit e llojllojshëm dhe të balancuar që është e nevojshme për organizmin që të zhvillohet drejtë dhe të ketë shëndet të mirë. E ka thënë të vërtetën Pejgamberi i Allahut, s.a.v.s, kur thotë: “Besimtari i fuqishëm për Allahun është me i dashur se sa besimtari i ligshtë.”
Organizmi i njeriut ka nevojë për ushqim të baraspeshuar për ta shuar urine, ta kompensoj atë qaë e humb me lëvizje, të forcohet dhe të jetë në gjendje që t`i kryej detyrimet e përditshme, si dhe të stimuloj imunitetin në betejë kundër të gjitha sëmundjeve. Të ushqyerit e baraspeshuar paraqet garanci të të ushqyerit të rregullt, dhe vendosje të baraspeshuar që Allahu e ka përcaktuar për gjithçka. “Ai e ngriti edhe qiellin dje Ai vuri drejtësinë. Që të mos kaloni kufirin në drejtësi. Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos lëni mangu në peshojë!” (Er-Rahman, 7-9)
Për këtë arsye nutricionistët dëshirojnë që perms hulumtive të tyre të shumta dhe punimeve shkencore t`i njohin nevojat e nutricionizmit dhe t`i vendosin baza të sigurta në meset ku jeton njeriu, dhe për faza të ndryshme të jetës së njeriut. Islami nxitë në atë që njeriu të mos hezitoj nga ajo që Allahu e ka lejuar.
Allahu i Lartëmadhërishëm thotë: “O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë dhe falënderoni All-llahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni.” (El-Bekare,172)
Ai gjithashtu udhëzon njeriun që në ushqim të mos e teproj. I Lartëmadhërishmi thotë: “O bijtë e Ademi, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk do ata që e teprojnë (shkapërderdhin)…” (El-A`raf 31).
Allahu i Lartëmadhëruar dhe i Adhuruar e ka pajisur njeriun krahas krijesave të tjera, ati i krijoi deve, lope, dele, dhi, që me lëkurën e tyre, leshin dhe qimet të mbrohet nga të ftohtit, të ha ushqimin e tyre për ta mbajtur jetë e vet. E ka thënë të vërtetën Allahu i Lartëmadhërishmi, kur ka thënë: “Edhe kafshët Ai i krijoi dhe në saje të këtyre ju mund të mbroheni (nga të ftohtit), keni edhe dobi të tjera dhe prej tyre hani,” (En-Nahl,5)
Ekzistojnë sekte të cilat ndalojnë ngrënien e mishit siç janë ato budiste dhe hinduiste, ato lejojnë që njeriu të përdor vetëm ushqime me origjinë bimore, siç është rasti edhe me vegjetarianët. Kur është fjala për të ushqyerit vegjeterian, sa do që ajo të jetë e pasur me materie të nevojshme, vitamina, minerale, hidrate karboni, sasia e ushqimeve të nevojshme për ndërtimin e indeve dhe për krijimin e energjisë është shumë më e madhe te vegjeterianët se sa tek ata që konsumojnë ushqime me origjinë shtazore dhe bimore, që shpesh te vegjeterianët krijon pengesa në tretje.
Jo rallë ndeshen me anemone për shkak të mungesës së vitamins B12` dhe hekurit; gjithashtu kanë nevojë edhe për: jod, calcium, zink, bioflamin, vitamina D që i përmbajnë ushqimet me origjinë shtazore. Ushqimet me origjinë shtazore janë me kaloricitet të lartë, dhe proteinat shtazore në masë të madhe janë të ngjashëm me proteinat e njeriut, prandaj përdorimi i tyre është i madh. Edhe këtu shihet urtësia e islamit, i cili përcakton të ushqyerit e baraspeshuar. Lavdiploti thotë: “Dhe akoma do t`u dhurojmë pemë e mish çfarë të kenë dëshirë.” (Et-Tur,22); “Edhe mish shpezësh, cilin ta duan. Dhe (gratë e tyre janë) hyri symëdha.” (El-Vakia, 21-22).
Dhe në këto dy ajete kur`anore pemët dhe mishi përmenden bashk.



