Vetëm se i kam përshkruar ilaçet e ndërlikuara, përdorimi i të cilëve është i njohur mire dhe në to prap më nuk do të kthehem.
Së pari do t`i shqyrtoj ilaçet që shkaktojnë ngrohtësi. Ato bëhen nga jujube `sebesteni`, anasoni dhe ekstraktet e jamballit (Glycyrhiza glarta). Sa i përket solucioneve (lëngjeve) që përdoren për t`i pastruar këto ilaçe, zakonisht përdoren farat e majdanozit, rrush serezi i kuq dhe farat e koriandrit (Coriandrum saivum). Sa i përket infuzioneve të ëmbla, për ta përdoren kajsiat e thata, jujube, lulesat e lëkoit dhe kumbullat.
Nëse duam që këtë ilaç ta bëjmë të idhët, atëherë do të shtojmë tamarindë (Tamarindus) dhe fara të shegës,
Sa i përket infuzioneve laksativem, për ta përdorim sanën e Mekes dhe farat e manushaqes. Nëse duam ta forcojmë këtë ilaç, do të shtojmë dhjetë gramë Colystegie sepiun me pakë Astragallus gumifera. E gjithë kjo duhet të përzihet me ujë të ngrohtë dhe e filtruar në sheqer.
Lëngje të pemëve do të fitojmë nëse shtojmë infusion laksativ nga Terminalia chebule e zezë dhe e verdhë. Kajsiat dhe sebesteni mund t`i zëvendsojmë. Mund të zihen dhe të forcohen me ladolez e egër (Calystegia sepim) dhe raven (Rreum rhaponticum). Sa i përket lëngut Cuscuta europaee, duhet t`i shtojmë fier (Polypodium vulgare) dhe këpurdha. Sa i përket ladolez e egër duhet t`i shtojmë argjil jermeni dhe lapis lazuli (gurë i çmuar me ngjyrë të kaltërt).
Nëse kemi probleme me nyje, atëherë do të shtojmë shafran (Crocus sativus), orkide dhe Operkulinu turpethum. Disa i shtojnë mane, fomin(Fumus terae) dhe radhiqe në rast të paraqitjes së zgjebes.
Shurupi i ravenit (Rheum rhaponticum) bëhet prej ravenit, ladoleza të egër, lëngut të kumbullave. Mjalti nga kasi (cassi) ose mjalti nga çiçibanosi (Ceratonia siliqua) mund ta zëvendësojë lëngun e kumbullave.
Sa i përket pilulave (hapave), në to hyjnë pilulat purgative (për pastrim) dhe operkulina turpethum, terminalia chebula dhe ladolez i egër, të përziera me ujë dhe përdoren si pilula të vogla.
Merveziu ia ka thënë Ebu Abdullahut se ka probleme me kokëdhembjen, e ai i ka thënë: “Shtoi lëngjet në trupin tënd. Dhembja e kokës është pasojë e thatësisë së trupit tënd (mungesës së lëngjeve). Unë do ta jap një pilulë të cilën do ta përgatis për ty.” Më vonë ma dha pilulën dhe më tha që ta marr në mbrëmje, e bëri nga Terminalie chebules së zezë dhe të verdhë, xinës dhe pak nga druri i aloes. Dhe vërtet pilula është e mirë kundër kokëdhimbjes.
Sa i përket klizmave laksative, për to shfrytëzojmë jujubin, sebestene, lulen e manushaqes, kasian (cassia), ladolezën e egër (Calystegia sepium), boraks, sheqer, vaj susami dhe rriska ose gjethe të rrepës.
Imam Ahmedi është i mendimit se klizmat duhet shmangur pos në raste kur duhet patjetër, siç qëndron në thëniet e Harbovit.
Muxhahidi, Hasani dhe Tavusi pajtohet me këtë çështje. Të gjithë pos njërit kanë shkruar: “Në nuk i dalojmë.” Ibrahimi, Ebu Xhaferi, Ibn `Ujejne dhe `Atai po ashtu janë pajtuar me këto fjalë.
Ebu Abdullahu në fillim e ndalonte përdorimin e klizmave, por më vonë e lejoi të përdoret në çështje mjekësore. Këtë hadith e transemton El-Halali, kurse në isnad përmendet S`ad ibn Ejmeni, i cili ka thënë se Omer El-Hatabi ka qenë mjaft tolerant për këtë çështje.
Xhabiri e ka pytur Muhammed ibn Aliun për klizmat, e ai ka thënë: “Nuk ka pengesë për përdorimin e tyre, ato janë ilaçe sikur ilaçet tjera.”
Ebu Bekr el-Mervezi ka thënë: “Ia kam përshkruar dobitë e klizmave Ebu Abdullahut.”
Sa i përket injeksioneve të klizmave se a e ndërprejnë agjërimin apo jo, për këtë ka mendime të ndryshme.
Krijesa e parë që e ka përdorur klizmën ka qenë shpendi, i cili ka ngrënë tepër peshqi. E ka shfrytëzuar sqepin e tij për të future ujë të njelmët deri në rektum (zorra e prapme), dhe në këtë mënyrë e ka pastruar barkun e tij. Më parë është përmendur se ujin e njelmët duhet përdorur si laksativ.
Xhelaluddin Abdurrahman es-Sujuti
Teuhid.net



