Veçoritë e ushqimit dhe ilaçet Pjesa 3

 Larja e fytit me qumështin e tij është i mirë kundër ndezjes së fytit. Ajo po ashtu e lehtëson tretjen, si dhe përdoret nëpër klizma, pomade dhe shurupe të ndryshme.

KAJSIA (Mishmish – Prunus armeniaca)
Kajsiat janë të lagëta dhe të ftohta, dhe shumë shpejt kalben. Kajsiat e thata të tharta e shuajnë etjen. Nga të gjitha kumbullat për barkun janë më të mira kajsiat.


LULE – LAKRA, KARNABITI (Kunnebit – Brassica oleracea var botrytis)
Karnabiti është i ftohtë dhe i thatë. Tretet rëndë dhe na e `mjegullon` të pamurit.


KASTRAVECI (Hijar – Cucumis sativus)
Kastravecat më të mire janë ata që i kanë farat e vogla. Duhet të hahet me mjalt.


KASTRAVECI I GJARPËRIT (Kisa – Cucumis flexuosus)
Më i mirë është kastraveci i pjekur. Kastraveci ka veti diuretiku (ilaç që shkakton nxjerjen e lëngut të tepërt me urinë).
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, kishte shprehi të hajë kastraveca me hurma të papjekura.
Aisheja, radijall-llahu anha, ka thënë: “Nëna ime më jepte gjëra të ndryshme, por nga asnjëra prej tyre nuk arrita të trashem, e më dha kastraveca me hurma të papjekura, e u trasha aq sa desha të trashem.”
Ky është argument se mund të përdorim mjekësinë nëse duam të fitojmë ndonjë kilogram më tepër. Kastraveci është i ftohtë dhe i lagësht.


KRIPA (Milh)
Kripa e pastërt është e ngrohtë dhe e thatë dhe është në shkallë të tretë. Konsumimi i matur i kripës na e zbukuron lëkurën. Kripa mund të shkakton vjellje, por e stimulon oreksin. Konsumimi i tepër i kripës shkakton kroma (kruajtje).
Ibn Maxhe e transmeton hadithin që vijon: “Zotëriu i ushqimit juaj është kripa.”
Ibn Mes`udi transmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, një here ishte duke u falur, e kur ra në sexhde, e kafshoi akrepi.


Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem tha: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi akrepin, cili nuk ka respekt ndaj askujt, madje as ndaj pejgamberëve.” Pastaj mbi plagë vuri ujë dhe kripë edhe e lau vendin ku e kafshoi akrepi me ujë të kriposur (njelmët). Mandej e lexoi suren Ihlas, Felek dhe Nas derisa u shërua. Këtë hadith e ka regjistruar Ibn Ebi Shejbe
Ibn Sina ka thënë: “Vërtet kripa duhet të përzihet me fara të lirit për t`u fituar ilaç kundër kafshimit të akrepit. Kjo përzierje e nxjer helmin jashtë dhe pastaj e përpunon dhe e shkatëron.
Ebu Hurejre e transmeton hadithin vijues: “Nëse ndokush nga ju thotë në mbrëmje: `Kërkoj strehim te All-llahu nga shejtani i mallkuar`, nuk do ta godet kurrfarë e keqe. Kripa e ruan freskinë e mishit dhe e mbron nga era e pakëndshme. Kripa poashtu e pastron ushqimin ashtu siç e pastron arin dhe argjendin. Hadithin vijues e transmeon Omeri radijall-llahu, ku thuhet: “All-llahu, subhanehu ve teala, i ka lëshuar katër begati në sipërfaqen e tokës: hekurin, zjarrin, ujin dhe kripën.”


KRUNDET (Nuhala)
Krundet janë të mira kundër kollit dhe dhembjeve në gjoks. Kur të përzihen me gjethe të rrepës (Raphanus sativus) zvogëlohen dhembjet e shkaktuara nga kafshimi i akrepit.


KUMBULLA (Berkuk – Prunus domestica)
Efektet e kumbullës janë të ngjashme me ato të pjeshkës për të cilën do të bëhet fjalë më vonë.


KUNGULLI  (Kar`- Cucurbita pepo)
Allahu, subhanehu ve teala, e përmend kungullin kur flet për Junusin, sal-lallahu alejhi ve selem: “Dhe Ne bëmë që për të të mbijë një bimë (t`i bëjë hijë) nga kungulli.” (Safat:146) Kungulli ndihmon kundër kollit dhe etheve.
Muslimi transmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, shumë e donte kungullin e thatë, e ka thënë: “Hani kungullin, sepse vërtet ai e forcon intelektin.”

KËPURDHAT TUBER (Kema`)
Mjekët pajtohen se supa prej këpurdhave e përmison të pamurit.
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Këpurdhat janë nga mani dhe supa prej këpurdhave i shëron sëmundjet e syrit.” Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi. Fjala `mani` i përket vesës së mjaltit, respektivisht atë që Allahu, subhanehu ve teala, na ka dhuruar, e ne nuk kemi nevojë të kujdesemi për të, ta mbjellim, lërojmë apo korrim
Thuhet se këpurdhat janë `princeshat e tokës` ose `bijat e vetëtimës`, sepse thihet se më mire rriten pas goditjes së vetëtimës.
Ebu Hurrejre transmeton se i ka marrë tri, pesë ose shtatë këpurdha të këtij lloji, i ka kulluar dhe me atë lëng ia ka lyer sytë e sëmurë shërbëtores së tij, e cila nga ky trajtim u shërua.


MIELLI (Sevik)
Mielli ndikon në barkun si astringent (tkurrës, mbledhës), por shkakton edhe gazëra. Nëse e përziejmë me mjalt, atëherë bëhet ushqim i shkëlqyeshëm për ata që kanë ethe, sepse i largon dhembjet dhe shuan etjen.


MOLLA (Tuffah)
Molla përmbajnë lagështi e cila është e dobishme. Molla e thartë është më e ftohtë se e ëmbëla. El-Fetahu thotë se mollat e forcojnë zemrën. Shurupi prej mollave i forcon funksionet tona trupore, por edhe është ilaç i mire kundër qëllimeve të pandershme.
Nga mollat nabatike bëhet reçel i shkëlqyeshëm. Ngrënie e mollave të tharta na bën të harrojmë.


MËLÇIA (Kebed)
Mëlçia më e mire është mëlçia e pulës. Duhet të hahet me uthull dhe farat e koriandrit (Coriandrum sativum). Kush është me temperament të ftohtë duhet t`i hajë mëlçitë me fara të qimonit (Carum carvi).


MANUSHAQJA (Benefsexh – Viola odorata)
Manushaqet janë të ftohta dhe të lagështa dhe janë në shkallë të parë, edhe pse disa thonë se janë të ngrohta. Nëse i marrim erë e largojnë kokëdhembjen. Te ulurit në lëngun e manushaqes ose pirja e çajit ndihmon kundër katarit (pezmatimi i mukozës së ndonjë organi) dhe i largon dhembjet në bark. Manushaqet përdoren në klizma, infozione, lëngje, pilula (hapa), pomade dhe supozitorje (hapa qe vihen ne anus).


MJALTI (Asel)
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “Nga barqet e tyre (të bletave) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar ilaç) për njerëz.”. (En-Nahël: 69)
Ebu Seidi transmeton se një njeri i ka ardhur Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve selem, dhe i është ankuar se vëllai i tij ka probleme me barkun. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem ka thënë: “Le të hajë mjalt” Kaluan disa ditë, njeriu u kthye më të njëjtin problem, e Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, i dha të njëjtin këshillë. E njëjta gjë u përsërit edhe dy herë. Atëherë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem tha: “All-llahu, subhanehu ve teala, e ka thënë të vërtetën, kurse barku i vëllait tënd gënjen!” Pastaj i thaprapë që të hajë mjalt dhe u shërua.” Këtë hadith e transmeton Buhariu.
Muslimi i ka regjistruar këto fjalë. “Vëllain tim e mundon neveria, kurse barku nuk i punon.” Prandaj fjalët `barku i vëllait tënd gënjen` inicojnë se nuk mjaftonte të merret mjalti një apo dy herë, sepse shihet se ka qenë i sëmurë edhe prej diaresë. Prandaj Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, e këshilloi që të marrë ende mjalt për ta pastruar barkin edhe zorrët nga të gjitha gjërat e padëshiruara.


Ka edhe një rast të diaresë dhe atë kur sekrecioni i mukozës ngjitet për zorrë dhe e ngadalëson procesin e apsorbimit të ushqimit. Sëmundja është e njohur sikur `diarea me sekrecion të madh dhe të dendur` edhe në këtë rast mjalti është ai që e nxjerr jashtë tepricën e lëngut dhe kështu e shëron sëmundjen, edhe pse pas dy apo tri dozave duket se sëmundja ashpërsohet. Për shërimin e kësaj sëmundje më së miri është që mjaltin ta përziejmë me ujë të ngrohtë.
Ka edhe mjek injorant i cili në rast të kësaj sëmundje i përshkruan pacientit astrigente, i cili vetëm se e ashpërson gjendjen e tij.


Kjo vetëm tregon se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, ka qenë i vetëdijshëm për të gjitha sëmundjet, si dhe ilaçet për ato sëmundje. El-Kadi Iljadi ka thënë: “Kur Pejgamberi i Allahut ka thënë: `Allahu, subhanehu ve teala, e ka thënë të vërtetën, kurse barku i vëllait tënd gënjen`, ka menduar në fjalët e Allahut: `në të është ilaçi për njerëzit.”
Disa janë të mendimit se këto fjalë i përkasin Kur`anit, por nëse e shikojmë radhitjen e fjalëve në fjali, do të shohim se i përkasin mjaltit. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush hanë mjalt tri here në muaj, nuk do ta godet kurrfarë fatkeqësie e madhe.” Hadithin e ka regjistruar Ibn Maxhe.
Ibn Maxhe po ashtu e ka regjistruar këtë hadith: “Ju i keni dy ilaçe: Kur`anin dhe mjaltin.”
Xhabiri ka thënë: “Mjalti është ilaçi më i mire që e keni.” Hadithin e ka regjistruar Muslimi dhe Buhariu.


Aisheja transmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, vërtetë donte të hajë shumë mjalt dhe ëmbëlsirë. Këtë hadith e ka regjistruar Buhariu
Mjalti më i mirë është i pranverës, e pastaj pasojnë i verës dhe i dimrit. Mjekët janë të pajtimit se mjalti është ilaçi më i mire, sepse posedon cilësi tonikumi (që forcon) dhe detergjend (që pastron). Mjalti e forcon barkun dhe stimulon oreksin.
Mjalti është shumë i mire për personat e moshuar. Nëse na kafshon qeni i tërbuar, është mire që plagën ta lyejmë me mjalt. Njeriu i cili helmohet duke ngrënë këpurdha duhet të hajë mjalt me ujë të ngrohtë, dhe do të shërohet. Mjalti e ruan freskinë dhe fuqinë e shurrupit, mishit deri më tri muaj, kurse kastravecat edhe deri më gjashte muaj. Prandaj disa mjaltin e quajnë `rojtarë të fuqishëm.`


Nëse trupin e lyejmë me mjalt, kjo do të na ndihmojë t`i shkatërrojmë morrat eventuale. Mjalti flokët i bën të buta, të bukura dhe e përmirëson të pamurit. Kur përdorim për shpërlarje të gojës, ai e forcon mishin dhe i zbardhë dhëmbët.
Mjalti është ushqim i të gjithë ushqimeve, pije e të gjitha pijeve dhe ilaç i të gjitha ilaçeve.
Mjalti po ashtu e ruan cilësinë dhe shijen e ëmbëlsirës. Mjalti e sulom tëmblin, por nëse e përdorim me uthull, efektet negative do të anulohen. Lëpirja e mjaltit në bark të zbrazët e stimulon oreksin dhe i largon bllokadat e mëlçisë, veshkëve dhe fshikëzës urinore. Asnjëherë nuk është krijuar ushqim më i mire për ne.
Abdul Latifi ka thënë: “Mjalti është shumë më i mire se sheqeri, sepse ndikon si laksativ, tretës, mbyllës dhe së fundi e pastron trupin tonë. Sheqeri e qetëson barkun më mirë se mjalti. Në krahasim me mjaltin sheqeri në dy gjëra është më superior se mjalti: nuk është tepër i ëmbël dhe nuk është shumë i fortë.


Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, për çdo ditë e kishte shprehi të pijë një gotë me qumësht dhe mjalt në bark të zbrazët.
Ai kujdesej për shëndetin e tij në shumë mënyra. Njëra prej tyre është pirja e lëngut të rrushit dhe ngrënia e hurmave. Po ashtu i përdorte erërat dhe pomadat e ndryshme për sy, si dhe regullisht i vizitonte grate e tij. Sa e ndershme ishte jeta e tij.
Kur tha se i kemi dy ilaçe, Kur`anin dhe mjaltin, i bashkoi mjekësinë e kësaj bote dhe asaj `hyjnore`, ilaçin natyror dhe shpirtëror ilaç për trupin dhe shpirtin, ligjin tokësor dhe qiellor. Ky është mesazh i qartë se nuk duhet të mbështetemi vetëm në Kur`an e të mos ndërmarim kurrfarë aksioni me qëllim të shërimit tone.


Duhet të sillemi në harmoni dhe urdhrat dhe të luftojmë për veten në pajtim me urdhrat e All-llahut, subhanehu ve teala. Në të njëjtën kohë  duhet kërkuar falje nga All-llahu, subhanehu ve teala, dhe ta lutim për sukses, ashtu siç veprojnë bujqit të cilët e lëvrojnë dhe e mbjellin arën, e pastaj kërkojnë t`u ndihmojë All-llahu. Pas kësaj mund vetëm të mbështetemi në All-llahun, subhanehu ve teala, i Cili sigurisht se do të na jape atë që është e mire për ne dhe shkatërrojë atë që nuk është e mirë.
Disa dijetarë i komentojnë fjalët e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve selem: `I keni du ilaçe, Kur`anin dhe mjaltin`, ashtu që konstantojnë se në Kur`an dhe majt ka nga dy ilaçe. Ata konstantojnë se mjalti shëron sëmundjet dhe fatkeqësitë, kurse Kur`anin është ilaç për vështirsitë dhe pengesat e shkaktuara nga dyshimet.

MISHI (Lahm)
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “Ne atyre ua shtojmë të mirat me pemë e me mish që ata të shirojnë”. (Et-Tur:22)
Sipas Burejdit, kombinimi më i mirë i bukës, në këtë dhe në botën tjetër është mishi.
Ebu Hurejre e transmeton këtë hadith: “Me ngrënien e mishit e freskojmë zemrën”.  Hadithin e ka regjistruar Ibn Maxhe.
Preferohet që mishi të hahet vetëm disa ditë, e jo për çdo ditë. Kjo këshillë vjen nga Ibn Omer, radijAll-llahu anhu.
Mjekët thonë se mishi është jashtëzakonisht i ushqyeshëm dhe na bën të forte dhe të dobishëm.
Mishi më i mire është mishi i dashit. Mishi më i mire i dashit është kur ai t`i mbush një vjet. Mishi i moçëm nuk është i shëndoshë. Mishi më i keq është nga koka. Mjaft e keqe është edhe brendia (barku).


Transmetohet se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, më së shumti e ka dashur mishin e shpatullës dhe gjoksit.
Galeni, e cila ka qenë nëna e mjekësisë ka thënë se mishi më i mire është mishi i zier. Po ashtu ka thënë se yndyra dhe dhjami janë të dëmshme dhe se vlerat ushqyese të tyre janë të mospërfillura. Mishi i anës së djathtë është më mirë se ai i anës së majtë.
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Përtypne mirë mishin, sepse atëherë është më ushqyes dhe tretet më mirë,”  Hadithin e ka regjistruar Ebu Davudi.
Muhammed ibn Vesai ka thënë: “Hajeni mishin, sepse ai e përmirson të pamurin.”
Ez-Zuhri ka thënë: “Hajeni mishin, sepse ai rritë fuqinë pë shtatëdhjetë herë.”
Mishi më i mirë i dhiës është kur ajo është e moçme dy vjet. Mishi i femrës është më i mire se i mashkullit.
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Të jeni të kujdesshëm ndaj dhive, sepse vërtet ato janë kafshë të Xhennetit.” Hadithin e ka regjistruar En-Nesai.
Mishi i lopes tretet rëndë, prandaj preferohet të hahet mishi i viçit.
Mishi i kalit është i dëmshëm, si dhe është diskutabile se a do ta trajtojmë si ushqim. Për çdo rast, mirë të përmendim se gjatë betejës në Hajber Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem e ka ndaluar ngënien e mishit të gomarit, kurse e ka lejuar ngrënien e mishit të kalit.
Mishi i devës është i yndyrshëm, rrypak dhe ka erë të pakëndshme.
Ibn Sina ka thënë se mishi i devesë, kalit dhe gomarit  është mishi më i keq
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, i ka urdhëruar njerëzit që kanë ngrënë mish deve të marrin abdest. Ai po ashtu ka ndaluar ngrënien e mishit të kafshëve të egra që kanë dhembje të syrit dhe shpendet grabitçarë.
Sa i përket mishit të shpendëve, më mire është hahet sa më pak, sepse shkakton ethe.
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “O njerëz, mund të jemi të varur nga mishi sikur nga vera.” Këtë hadith e ka regjistruar Maliku në veprën El-Muvetta.

ORIZI (Urz – Oryza sativa)
Pas grurit nga drithërat më ushqyes është orizi. Disa thonë se është i ngrohtë dhe i thatë, e të tjerët thonë se është i ftohtë dhe i thatë. Ngjitet për barku, por nëse zihet me qumësht, atëherë është më pak mbyllës (kapsllëku), nëse e hamë me sheqer, do të na zbutë ënjtjet. Orizi e bën trupin më pjellor kështu që prodhon më shumë spermatozoide. Ngrënia e orizit sjell gjum të ëmbël. Orizi i mirë me yndyrë të veshkëve të deles është më i mire se pastrimi i madh. Kjo është fshehtësia e mjekësisë.
Në një hadith thuhet: “Ushqimi më i mire është mishi, e menjëherë pas tij është orizi.”
Në një hadith tjetër të cilin e transmeton Aisheja, radijall-llahu anhu thuhet: “Orizi ka fuqi të shërimit, kurse në vete nuk përmban shkaktar të sëmundjeve.”


PATËLLXHANI (Bazinxhan – Solanum melongena)
Patëllxhani i zi shkakton disponimin të keq. Patëllxhani të cilin e pimë ngadalë është i mire kundër hemoroideve. Mund ta baraspeshojmë me mishin e fërguar në yndyrë. Patëllxhani i bardhë i baraspeshon të gjitha llojet e ushqimeve.


PESHKU (Semek)
Peshku më i mirë është i lumenjve me madhësi mesatare. Peshku i freskët tretet rëndë. Peshku i njelmët shkakton zgjebe dhe hemoroide.  Çifutët nuk i hanë peshqit.


PËSHTYMA (Busak)
Thuhet se sikur agjëruesi ta pështynte akrepin, ajo do ta mbyste.


PJESHKAT (Havh)
Pjeshka është e ftohtë dhe e lagësht. Ajo e qetëson barkun dhe zorrët. Është më e mire të hahet para ushqimit. Shurupi nga pjeshka është e mire kundër etheve, shuan etjen, por përdoret edhe si laksativ.


PORTOKALLI (Nerenxh)
Aroma e portokallit e forcon zemrën dhe pirja e lëngut nga lëvorja e portokallit është i dobishëm në rast të kafshimit të akrepit.
Lëngu i portokallit e qetëson infllamacionin e barkut dhe i largon rriqërit nga flokët.
Nëse e ziejmë lëvoren e portokallit me vaj të ullirit, kjo përzierje parandalon rrënien e flokëve dhe i shëron dhembjet në këmbë.


PRESHI (Kurras – Allium porum)
Nëse e ziejmë mishin me presh, ai do të bëhet rrypak. Ngrënia e preshit shkakton ankthe të natës dhe e dobëson të pamurit.
Po ashtu thuhet se ngrënia e preshit para fjetjes i pengon hemoroidet.


QEPA  (Besal – Allium cepa)
Qepa është e ngrohtë dhe e lagësht. Ushqimin e bën të shijshëm dhe ndikon në cilësinë e spermatozoidëve si dhe zvogëlon sasinë e pështymës. Të marrët erë qepën pas marrjes së ilaçeve e ndalon vjelljen. Nëse hamë qepë me mish, do të humbet era e pakëndshme.
Muaviu transmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, u ka ofruar një delagacioni ushqim me qepë në të dhe u ka thënë: “Hani këto mëlmesa dhe toni: `Kush nuk i hanë këto mëlmesa, ose cilëndo gjë që i largon erërat e pakëndshme të tokës, do t`i shijojë dëmet që i sjellin ujërat e tyre dhe do të lëndohet.”
Qepa shkakton kokëdhëmbje dhe vision të paqartë. Ngrënia e tepruar e qepës ndikon negativisht në logjikën tone dhe na bën që të harrojmë. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush e han këtë zarzavat, ose i vie era e qepës ose hudhrës nga goja, nuk duhet t`i afrohet xhamisë, sepse melekët nuk e duan gjithë atë që ne nuk e duam.”
Për çdo rast, kjo ndalesë e Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, nuk bën absolutisht të ndaluar ngrënien e qepës.

QUMËSHTI (Leben)
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
“…lumenj nga qumështi me shije të paprishur…” (Muhammed:15)
Në një ajet tjetër thuhet:
“…ju japim të pini qumësht të pastër…” (En-Nahël:66)
Ibn Abbasi transmeton se Pejgamberi i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Çdokush që pin qumësht le të thotë: `Bekimi i All-llahut qoftë mbi të dhe All-llahu na e shtoftë atë, sepse ne nuk dimë asnjë ushqim dhe puje që mund të krahasohet me të”. Hadithin e ka regjstruar Tirmidhiu. Ibn Abbasi po ashtu transmeton se Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve selem, e donte shumë qumështin.


Qumështi më i mire është qumështi i nënës.
Është e njohur se qumështi me kalimin e kohës e ndërron shijen, prandaj All-llahu, subhanehu ve teala, thotë se qumështi në Xhennet asnjëherë nuk e ndërron shijen.
Qumështi e pastron trupin, i relakson zorrët, stimulon pasionin seksual dhe prodhimin e spermatozoidëve. Qumështi po ashtu e forcon memorjen dhe çdo lloj qumështi pos qumështit të devesë është diuretik (ilaç që shkakton nxjerrjen e lëngut të tepërt me urine) dhe është i dobishëm për shërimin e edemit. Kjo sëmundje nuk paraqitet pos në raste kur mëlçia është shumë e dëmtuar.


Nëse personi ndalet nga marrja e ushqimit dhe pijes dhe fillon të pijë qumësht, sigurisht do të shërohet.
Ibn Abbasi transmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e kishte shprehi ta shpërlajë gojën me ujë pas pirjes së qumështit duke thënë se yndyra e cila gjendet në qumësht është e dëmshme për ata që kanë kokëdhimbje ose ethe. Këtë hadith e kanë regjistruar Buhariu dhe Muslimi. Mjekët po ashtu kanë vërtetuar se qumështi është mjaft i dëmshëm për personat që vuajnë nga dhembja e kokës ose ethet.
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, një here i ofruan qumësht, që kishte qëndruar një kohë dhe qumësht të freskët me ujë, e piu qumështin e freskët dhe tha: “Në këtë qumësht është fati dhe siguria.” Këtë hadith e ka regjistruar Buhariu.
Qumështi i dhisë është i mire për shërimin e tuberkulozit.


Ibn Mes`udi ka thënë: “All-llahu nuk ka krijuar asnjë sëmundje, e për të të mos kishte krijuar ilaçin, prandaj pijeni qumështin e lopes, sepse lopa ushqehet me të gjitha llojet e barnave.” Hadithin e ka regjistruar Nesaiu
Ky hadith na mëson se nuk ka sëmundje, e pët të të mos ketë ilaç. Nga kjo redh se duhet t`i shfrytëzojmë aftësitë të cilat All-llahu, subhanehu ve teala, na i ka dhënë dhe duhet ta drejtojmë tërë energjinë që e kemi kah studimi i mjekësisë, sepse nëse e dime se për çdo gjë ka ilaç, sigurisht se do të dëshirojmë edhe ta gjejmë.
Qumështi i devesë përdoret për shërimin e gastritit (ndezje e mukozës së lukthit), i cili është pasojë e mëlçisë së dobët.

RRUSHI (`Ineb)
Rrushi është më mirë të hahet kur është i pjekur dhe i freskët. Për çdo rast lëngu i rrushit na frynë dhe shkakton gazëra. Ngrënia e rrushit në sasi të mëdha në bën të etur, kurse këtë lloj të etjes më së miri e shuan shega e idhët. Nëse kjo na bët të vjellim, atëherë duhet të marrim fara të shqemes (Rhus coriaria).
Transmetohet se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, e donte shumë rrushin dhe shalqinin.

RËRA (Remel)
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Nëse njeriun e sëmurë nga sëmundja e ujit e futni në rërë, sëmundja e tij do të humbet dhe më nuk do të kthehet.”

RREPA (Shelxhem – Brassica napus var, oleracea)
Ngënia e rregullt e rrepës forcon të pamurit. Lëngu i rrepës është i mirë për trajtim të duarve dhe këmbëve të mërdhira. Ngrënia e rrepës e shton numrin e spermatozoidëve.

STAFIDHJA – Rrushi i thatë (zebib)
Rrushi i thatë është i ngrohtë dhe i lagët. Na ngrohë dhe shkakton etje. Farat e iritojnë barkun, por janë të dobishme nëse bluhet me fara të shegës djegëse. Rrushi i thatë na jepë fuqi, qetëson, i forcon nervat dhe marrëdhëniet seksuale i bën të këndshme. Aliu, radijall-llahu anhu, ka thënë: “Kush han njëzet e një kokër rrush të thatë për çdo ditë, në trupin e tij më nuk do të ketë gjë që do ta shqetësojë.” Transmeton Ebu Nu`ajmi.
Transmetohet se Ibn Abbasi ka thënë: “Hani rrushin e thatë, por hudhni bërthamat, sepse në to është sëmundja, kurse në tjetrën është ilaçi.” Nga i njejti burim kuptojmë se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, e kishte shprehi ta thartojë rushin e thatë në ujë, e mandej ta pijë ditën e njëjtë apo të nesërmen. Ajo që mbetej ndonjëherë e pinte e ndonjëherë e hudhte.
Buhariu transmeton se një shërbëtor ka qenë i etur, por Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ia ndaloi që në të njëjtin ujë t`i thartojë hurmat dhe rushin e thatë.
Zuhriu ka thënë: “Unë dëshiroj t`i përmbahem hadithit, prandaj e ha rushin e thatë.” Dhe ai vërtet e hante rrushin e thatë dhe refuzonte t`i hajë mollat e tharta.
Kushdo që han rush të thatë, xhina (Pistacia lentiscus) dhe bombona gome për çdo ditë në bark të zbrazët, truri i tij vërtet do të jetë në gjendje të shkëlqyer.

SALLATA (Hass – Lactuca sativa)
Lakra është e ftohtë dhe e lagësht dhe është më ushqyese se të gjitha perimet tjera. U ndihmon atyrë që vuajnë nga delirium tremens (çmenduri te konsumuesit kronik të alkoolit) por, i shkatërron spermatozoidët dhe e zvogëlon pasionin seksual. Ngrënia e tepruar e lakrës e dobëson të pamurit.

SPINAQI (Isfanah – Spinacia oleracea)
Spinaqi është i lagësht dhe i ftohtë dhe ka efekte shqetësuese në fyt dhe gjoks, edhe pse është i mire për pastrimin e brendsisë.

SHALQIRI (Bitih)
Lloji i gjelbër, është i ftohtë dhe i lagësht, derisa i verdhi ka tendenca të jetë i ngrohtë. I ashtëquajturi `Shaqiri i Abdullahut` e ka marrë emrin sipas Ebu Abdullahut. Sa më i ëmbël të jetë shalqiri, aq më i ngrohtë është.
Kur të përdoret si losion për sy, e forcon shkëlqimin e syve. Po ashtu përdoret si diuretic (ilaç që shkakton nxjerjen e lëngut të tepërt me urinë) dhe tretet shpejtë. Kompresa e lagët nga shalqiri ndihmon eliminimin e njollave nga fytyra, sidomos nëse kompresa është e bërë nga farat e shalqirit. Po ashtu është i dobishëm për nxjerrjen e gurit nga veshkët dhe nga fshikëza e urines dhe përdoret si laksativ. Nëse zimë rrypa të mishit me lëvore të shalqirit ato sigurisht do të zbuten.
Shalqiri duhet ta hamë vetëm të freskët, sepse ngrënia e shalqirit i cili ka filluar të shkatërrohet (prishet) shkakton sëmundje të ndryshme. Nëse sëmuremi nga sëmundja e `nxehtë`, ngase kemi ngrënë shalqir të papjekur, ose shalqir të kalbur, ilaçi më i mirë është shurupi nga mjalti dhe uthulla, e nëse sëmuremi nga sëmundja e `ftohtë`, ilaçi më i mirë është xhenxhefili (zingiben officale).
Transmetohet se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e ka ngrënë shalqirin me hurma të freskëta, ka thënë: “Njëra e largon nxehtësinë nga trupi, e tjetra ftohtësinë”. Transmeton Tirmidhiu.


Ebu Davudi ka thënë: “Nga frutat që i ka dashur Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, kanë qenë shalqiri dhe rushi.”
El-Masgani ka thënë: “Kur babi im blente shalqir thonte: `Numëroi sa `brinjë` ka në të, sepse nëse numri i tyre është tek atëherë shalqiri do të jetë i pjekur dhe i ëmbël”
Është edhe hadithi të cilin e transmeton Ibn Abbasi ku thuhet se shalqiri është ushqim, pije dhe aromë. Pastron lukthin dhe barkun,  e rritë sasinë e lëngut spinal (Likorin cerebrospinal), ndihmon në marrëdhëniet seksuale, forcon të pamurit dhe ndërpren ftohtësinë.
Për çdo rast, autori i këtij libri është i mendimit se këto veti janë vetëm të shalqirit të verdhë.
Po ashtu është me rëndësi të përmendim se shalqiri nuk duhet ngrënë kur jemi shumë të uritur dhe kur barku është plotësisht i zbrazët.

SHEGA (Rumman)
All-llahu subhanehu ve teala thotë:
“Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë.” (Er-Rahman:68)
Shega e ëmbël është e ngrohtë dhe e lagësht. Pirja e lëngut të saj e ndalë kollin. Ngrënia pas ushqimit e qetëson barkun.
Shega e idhët është e ftohtë dhe e thatë. Është e mirë për lukth.
Shurupi i bërë nga ajo dhe mendëra piperë (Mentha piperita) e ndalë të vjellurit dhe e forcon barkun.


Po ashtu ka edhe shegë të embël-idhët.
Të gjitha llojet e shegave ngadalsojnë të rrahurit e shpejtë të zemrës.
Ebu Nu`ajmi e transmeton hadithin të cilin e ka dëgjuar nga Enesi se e kanë pyetur Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve selem, për shegën, e ai është përgjigjur: “Nuk ka asnjë lloj shege e në të e të mos ketë fara nga shegat e Xhennetit”
Në një hadith tjetër thuhet: “Asnjë shegë nuk piqet, e të mos ujitet madje me një pikë uji nga Xheneti”
Në një tjetër thuhet: “Çdokush që han shegë, zemra e tij do të dridhet, dhe shejtani do të ikë prej tij.”


Aliu, radijall-llahu anhu, transmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kushdo që han shegë, në zemrën e tij shkëlqen drita e All-llahu.”
Saherë që Abbasi shihte fare të shegës e hante. Njerëzit e pyetnin pse e bën këtë, ai përgjigjej: “Unë vërtet besoj se nuk ka asnjë shegë, e në të të mos ketë fare nga shegat e Xhennetit, e ndoshta mu kjo është ajo farë”

SHEQERI (Sukker)
Sheqeri e pushon barkun. Sheqeri ngjyrë gështenje është më i mirë dhe ndihmon efektet e ilaçeve tjera. Kallami i sheqerit shkakton zgjebën.

SHURUPI NGA RRUSHI (Dibis)
Ky shurup është i ngrohtë dhe i lagët. Krijon gjak të holluar por kjo mund të shërohet me marrjen e bajameve, hashashit ose vajit të susamit.
Kur Omeri, radijall-llahu anhu, shkoi në Siri, atje pa disa njerëz duke bërë shurup prej rrushit, e i pyeti për mënyren e bërjes së këtij shurupi. Ata iu përgjigjen se e kanë zier derisa një e treat e tij nuk është avulluar, e i tha: “E gjitha ajo që nuk ka bërë në këtë pije është avulluar dhe e gjithë ajo që është e dobishme dhe hallall ka mbetur në të.” Thuani ushtarëve muslimanë që të pine nga ky shurup që ta kthejnë fuqinë e humbur.” Ibn Halili e transmeton këtë anektodë në veprën `Historia e pushtimit të Sirisë`.

TRËNDAFILAT (Verd – Roseceae)
Trëndafilat janë të ftohta dhe të thata. Shurupi i ngrohtë prej trëndafilave e forcon barkun dhe e ndihmon tretjen. Çfarëdo që të jetë temperamenti i njeriut, trëndafilat do ta bëjnë të ngrohtë. Edhe vetë marrja erë trëndafilat do të na çojnë në teshtim. Thuhet se kushdo që ka probleme me këtë lloj teshtitje është alergjik.
Nga trëndafilat e kuq bëhet shurup i cili ka cilësi të astringentit.
Nga trëndafilat e bardhë bëhet shurup i thjeshtë i cili është mes astrigentit dhe lentitivit.
Pomada nga vaji i ullirit dhe trëndafilat forocn organet, derisa pomade nga vaji i susamit dhe trëndafilat zbut dhembjet.

UTHULLA (Hall)
Uthulla ka elemente të ftohta dhe të ngrohta, por kryesisht është e ftohtë. Është e dobishme në rast të infllamacioneve në bark, herpesit, djegieve, erizipelit dhe të gjitha llojet e gërvishjeve dhe plagëve. Nëse e përziejmë me pomade të trëndafilit, është e mire kundër dhembjeve të kokës. Larja e gojës me uthull e ndalë dhembjen e dhëmbit. Mund të shkaktojë jashtçitje (nevoja e madhe) me dhembje, por është e mire për tretje.
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Uthulla është këndellje për njerëzit.” Këtë hadith e transmeton Muslimi.
Në një hadith tjetër thuhet: “All-llahu e ka bekuar uthullën, sepse e kanë përdorur edhe Pejgamberët para meje.”
Bejhekiu e transmeton këtë hadith: “Shtëpia në të cilën ka uthull, asnjëherë nuk do ta ndjej skamjen.”
Shurupi me emrin `oksimel` bëhet nga uthulla dhe është i mirë për ata që kanë probleme me ethet dhe me ngritjen e temperaturës së trupit. Uthulla i shkatërron spermatozoidët, e nëse marrim në mëngjes, atëherë e dobëson potencën.

UJI (Ma`)
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Pija më e mire në këtë botë dhe botën tjetër është uji.”
Uji më i mirë është ai që rrjedh ka lindja, e mandej ajo që rrjedh kah perëndimi. Uji që rrjedh mbi dhe është më i mire se ai që rrjedh mbi gurrë.
Cilësinë e ujit do ta ndohim sipas pastërtisë së tij, kthjelltësisë, mospranisë së erës dhe shijes, largimit prej burimit dhe thellësisë.
Uji i lumit Nil posedon shumicën e këtyre cilësive. Hipokrati ka thënë: “Largohuni prej pirjes së ujit në bark të plotë ose tërësisht të zbrazët, pos në nevojë”
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, e kishte shprehi ta pinte ujin që kishte qëndruar një kohë.
Xhabiri transmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ishte i etur, e tha: “Nëse keni ujë që ka qëndruar një kohë ma jepni, e nëse nuk ka, atëherë do të pijë ujë të freskët.” Këtë hadith e transmeton Buhariu.


Ujin e ftohtë duhet shmangur, sepse shkakton kollitje dhe karakter të ngjirur. Pirja konstante e ujit të ftohtë sjell deri te kurteshi (sëmundja e lëkurës që shfaqet me disa puçrra që të hanë, gjendja kur na ha lëkura), pezmatimin e mukozës së bronkeve dhe dhembje në gjoks. Mirëpo, uji i ftohtë është i mire në rast të etheve (temperatures).
Uji i nxehtë e qetëson pasionin seksual, e pushon barkun dhe e ngadalëson dhe ndërprenë tretjen, por është i mirë për të moshuarit, si dhe për ata që vuajnë nga epilepsia dhe dhembja e kokës.
Uji i shiut është uji më i mire dhe përdoret kundër shumë sëmundjeve, sepse ësht i `lehtë`, e pos kësaj e posedon edhe bekimin e
All-llahut, subhanehu ve teala.
“Ne, nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe me të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra që korren.” (Kaf:9)


Uji që rrjedh nën sipërfaqen e tokës dhe ai që rrjedh nëpër barë është i dëmshëm për ju. Uji që rrin me një vend (nuk rrjedh) është shumë i keq.
Uji më i mire është uji Zemzem. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë se uji Zemzem është ujë për t`u pirë, sepse posedon aromë të mire dhe shëron shumë sëmundje. Këtë hadith e transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Dhe në fund, uji nga burimi ose i çesmës është i `rëndë` sepse nuk i është ekspozuar diellit dhe ajrit. Për çdo rast, uji më i keq është ai që rrjedh nëpër plumb ose akull.

VEZËT (Bejda)
Vezët më të mira janë të pulave. Vezët e ziera lehtë janë më të mira se ato të zierat fortë. Veza është shumë e mire e balancuar.
Veza e zier forte (Shumë) shkakton lëshimin e gazërave. E kuqja e vezës ka tendenca të jetë e ngrohtë, derisa e bardha e ftohtë.
Nëse në fytyrë na paraqiten djegie të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në diell, të bardhit ose pomade në të cilën përdoret ai do të ndihmojë të kurojmë plagat dhe do ta pengojë mbetjen e shenjës së përhershme. Të bardhit e vesë po ashtu i menjanon dhembjet në sy. Veza e zier lehtë (pak) ndihmon kundër kollit, dhembjeve në gjoks, ngjirjes dhe gjakderdhjes.
Ajo prodhon shumë qull të rallur në pankreas. Vezët janë ushqim shumë i mirë dhe në fund, vezët ndikojnë si afrodiziak (mjet për forcimin ose ngjalljen e pasionit seksual).
Transmetohet se kur njëri i ka thënë Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve selem, se i është ankuar All-llahu, subhanehu ve teala, se është i dobët dhe pafuqishëm, ai i ka thënë që të hajë vezë. Këtë hadith e transmeton Bejhakiu në Shu`abul iman-in e tij.

VAJI I ULLIRIT DHE ULLIRI (Zejt ve Zejtun)
Nëse e përdorim vajin e ullirit si melhem, atëherë ajo i forcon flokët dhe e vonon plakjen. Pirja e vajit është e mire në rast të helmimit. Vaji po ashtu i zbutë dhembjet në bark dhe zorrë dhe i shkatërron skrajat. Të gjitha melhemet pos vajit të ullirit e dobësojnë barkun. Lloji më i mire i njohur i ullirit është lloji `infak`.
Ibn Omeri e transmeton hadithin e njohur: “Përdorni vajin e ullirit dhe lyjuni me të, sepse ai fitohet prej `një druri të bekuar` (En Nur:36). Bejhakiu po ashtu e transmeton këtë hadith.
Në një ajet thuhet: “Dhe (krijuam) trupa drunjsh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajëra dhe mëlmesa për ngrënësit” (El-Mu`minun: 20) Vaji i ullirit është erëza më e mirë.
Nga Alkame ibn Amiri nga vjen hadithi në vijim: “Çdo lloj i ullirit është për ju, pra lyjuni me vajin e ullirit, sepse ai vërtet i ndihmon atij që ka probleme me hemoroide.” Ibn el-Xhevziu e transmeton këtë hadith


Thuhet se shejtani nuk i afrohet njeriut që lyhet me vaj ulliri.
Vërtet Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, na ka porositur që të përdorim shafranin dhe ullirin në rast të pleuritisit. Po ashtu ka thënë se ulliri është ilaç i të varfëve.
Ullinjtë e verdhë janë shumë ushqyes. Ato e forcojnë barkun dhe stimulojnë pasionin seksual.
Ullinjtë e zi janë të dëmshmëm për barkun dhe shkaktojnë disponim të keq.
Ullinjtë e njelmë janë të mire për trajtim të djegieve.
Përtypja e gjetheve të ullirit ndihmon në shërimin e pezmatimit të mukozës në gojë, herpesit, mëshikzës ose kromës.

GROSHA (Bakila)
Grosha është e ftohtë dhe e thatë. Ajo shkakton gazëra dhe është vështirë të zihet. Nesë pëllumbat ushqehet me groshë, më nuk do të bëjnë vezë. Nëse i lyejmë vendet e turpshme të djaloshit me groshë të shtypur, në ato vende nuk do t`i dalin qime. Grosha shkakton fryerje të barkut dhe na bën të harrojmë.
Hipokrati ka menduar se grosha është burim i mrekullueshëm i substancave ushqyese dhe ka konsideruar se është e mire për mirëmbajtjen e shëndetit.
Efektet negative të groshës mund të evitohen nëse hamë me vaj ulliri, kripë dhe lisë (Thymus serpyllum).

GROSHA E ZEZË (Marsh – Phaseolus mungo)
Grosha e zezë është e ftohtë dhe e lagësht. Është i mire kundër kollit dhe konsiderohet nga ushqimet më të mira.

GRURI (Hinta)
Gruri është i ngrohtë dhe diku mes të lagështës dhe të thatës. Ngrënia e grurit të papjekur shkakton gazëra, mund të vjen edhe deri te paraqitja e skrajave. Melli do të duhej të përdoret atë ditë kur të bluhet.

JASEMINI (Jasmin)
Jasemini është i ftohtë dhe i thatë. Është i dobishëm për të moshuarit, por marrja e tepruar e erës e bën ngjyrën e trupit të verdhë. Nëse e thajmë jaseminin, e nga ajo bëjmë pudër dhe e vëndojmë në ndonjë send të zezë, ngjyra e atij sendi do të bëhet e bardhë.

XHENXHEFILI (Zenxhebil – Zingiben officinale)
Xhenxhefili është përmendur edhe në Kur`an:
“Dhe u jepet të pijnë aty gota të verës të përzier me zenxhebilë (bimë aromantike).” (Insan:17)
Xhenxhefili e ndihmon tretjen, stimulon instinktin seksual dhe i ndalon gazërat. Shurupi nga xhenxhefili e qetëson bakrun. Xhenxhefili po ashtu është i mire për njerëzit e moshuar.
Ebu Se`idi transmeton sunduesi bizantin i kishte dërguar Pejgamberit., sal-lallahu alejhi ve selem, një qyp me xhenxhefil, e ky e kishte ngrënë bashkë me sahabët.

 

Xhelaluddin Abdurrahman es-Sujuti

Teuhid.net




Hits: 16244
Comments (10)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy