Veçoritë e ushqimit dhe ilaçet Pjesa 2

Bora është e dëmshme për barkun dhe mëlçinë, sidomos u bën dëm njerëzve me trup të dobët. Ngrënia e bores na bën të etur, sepse bora e absorbon ngrohtësinë e trupit.

BUTERI (Zubd)
Buteri është i ngrohtë dhe i lagët dhe është në shkallën e parë.
Është i mire për tretje dhe posedon cilësi laksative. Buteri i freskët është më i mire, është i mire kundër kollit të `thatë`, por e dobëson oreksin. Kur e përziejmë me mjalt dhe hurma u ndihmon grave shtatzëne të zvogëlojnë oreksin e tepruar.
Ebu Davudi transmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, donte të hajë buter me hurma. Kurse Ebu Nu`ajmi transmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, i ka thënë Aishes: “Të dua më shumë se buteri dhe mjalti”


BORA (Selxh)
Bora është e dëmshme për barkun dhe mëlçinë, sidomos u bën dëm njerëzve me trup të dobët. Ngrënia e bores na bën të etur, sepse bora e absorbon ngrohtësinë e trupit.
 

BATHRA (Nrexhis – Narcissus poetikus)
Bathra është e ngrohtë dhe e thatë. Marrja erë e bathrës largon barierat ne tru dhe ndihmon në rast të epilepsies. Rrënja e bathrës shkakton vjellje. Në një hadith thuhet: “Merrni qepujkat e bathrës, sepse shkaqet e çmendurisë, leprës dhe `vitiligas` (humbja e pigmenteve në lëkurë, ashtu që në ato vende paraqiten njolla të bardha) gjenden në zemër dhe asgjë nuk mund t`i shkatërrojë pos kësaj qepujke”. Ky hadith është i dobët.


BRETKOSA (Difdi”)
Ibn Sina ka thënë: “Ngrënia e mishit të bretkosës i shkatërron përgjithmonë spermatozoidët, e ndryshon ngjyrën e lëkurës kur paraqiten ënjtje (fryerje).”
Një mjek i propozoi Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve selem, të shfrytëzojë bretkosën pë një ilaç, por ai refuzoi. Këtë hadith e transmetojnë Ebu Davudi dhe Nesaiu.
Ebu Hurejre na transmeton hadithin se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ka ndaluar shfrytëzimin e të gjitha gjërave të papastërta për qëllime të mjekësisë. Këtë hadith poashtu e transmeton Ebu Davudi.


DRURI I MISVAKUT – (Erak)
Nga ai bëhet misvaku. Ebu Hanifja ka thënë: “Druri i misvakut është më i mire për pastrimin e dhëmbeve, sepse e bën të folurit shumë më të bukur, e liron gjuhën, i largon dobësitë që vijnë për shkak të sëmundjeve, e stimulon oreksin dhe e forcon trurin. Më i mire është të përdoret kur laget me lëng trëndafili”. Transmetohet se Ibn Abbasi ka thënë: “Ka dhjetë dobi nga përdorimi i brushes së dhëmbeve: Na jep erë të mire nga goja, forcon mishin e dhëmbëve, tret sekrecionin, e largon llumin nga dhëmbët dhe e përgaditë barkun për ushqim. Përdorimi i tij është në pajtim me sheriatin, sepse e rrit vlerën e njeriut dhe i gëzon melekët.”:
El Hadika ka thënë: “Kur Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, zgjohej në mëngjes, e pastronte gojën me furçën nga druri i misvakut.” Këtë hadith e transmeton Buhariu.
Ebu Nu`ajmi transmeton se përdorimi i tij e forcon retorikën.
Ka edhe shumë hadithe tjera që flasin për këtë çështje ku qëndron se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, i përdorte furçat nga shega ose majdanozi, e disa thonë se Omeri, radijall-llahu anhu i përdorte furçat nga kallami.


DJATHI (Xhubn)
Djathi i freskët është i ftohtë dhe i lagët, derisa djathi i thatë është i ngrohtë dhe i thatë. Djathi është ushqim mjaft i mire nga djathi i freskut njeriu trashet shpejtë, derisa djathi i njelmët ndihmon në humbjen e kiligrameve të tepërta, edhe pse e forcon dëshirën për seks. Ummu Seleme transmeton se një here i kishte ofruar Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve selem, diç nga djathi i pjekur e ai e kishte ngrënë, e mandej shkoi të falet dhe nuk mori abdest. Tirmidhiu poashtu e transmeton këtë hadith në Esh-Shema`il. Këtë hadith po ashtu e transmeton El-Mugire. Djathi i pjekur është i mire për zorrë, kundër të thatit dhe e zbutë enterokolitisin (ndezje e zorrës se trashë dhe të hollë)

DHEU (Turab)
Allahu, subhanehu ve teala, flet për dheun në ajetin që vijon.
“Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa babë) tek All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: “Bëhu”! ai u bë”. (Ali Imran: 59)
Dheu është i ftohtë dhe i thatë, atëherë kur avullohet lagështia e tij.
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Asgjë nuk do t`i mbushë sytë e birit të Ademit pos dheut.” Hadithi aludon në moskënaqësinë e përhershme të njeriut në këtë botë.


LAJTHIA (BUNDUK – CORYLUS AVELLANA)
Është e thatë dhe e ngrohtë. Ngadalëson tretjen, shkakton idhëtinë, parandalon vjelljen, nxit zhvillimin e trurit dhe ndihmon në raste të helmimit.


LIVANDA (Estohodus)
Livanda është e ftohtë dhe e thatë. Shkakton melankoli, si dhe qarkullim të mirë të pështymës dhe është e mire për qetësim të trurit dhe dobësitë tjera të tij. Shurupi i bërë nga livanda është i dobishëm në çajat e nxehtë.


LOTOSI (Sidr- Nelumbo nucifera)
Nuk ka gjë më të mirë për kokën sesa të lahet me lëngun e lotosit. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e ka përmendur kur ka folur për larjen (gusulimin) e të vdekurve.
All-llahu, subhanehu ve teala, po ashtu flet për të.
“(E ka parë) tek Sidretul Munteha. Që pranë saj është Xhennetul Me`va (kopsht srehimi i…) Atëherë kur Sidrën e mbuloi çka e mbuloi”. (En – Nexhm: 14-16)
“Janë nën drunj të pemëve pa therra (pa gjemba)”. (El-Vakia: 28)


LULJA E KANËS (Fagija- Lawsonia)
Lulja e kanës vihet në vendet e ënjtura. Nëse mbështjellet me rroba të leshta, i shkatërron mollëzat.
Në veprën Shu`ab el-Iman gjendet hadithi i njohur ku qëndron: “Mbreti i të gjitha luleve me erë në këtë dhe botën tjetër është lulja e kanës.” Transmeton Burejde.


LENDJA (Bellut)
Lendja është e ftohtë dhe e thatë. E ndalë urinimin në gjumë.


FARAT E PISHËS (Sanevber)
Farat e pishës shtojnë numrin e spermatozoidëve, si dhe nxisin instinktin seksual.


FTOI (Seferxhel- Cydonia vulgaris)
Ftoi ndikon në bark si astringent (tkurës). Parandalon gjakderdhjen e tepërt gjatë pastrimit mujor. Ngrënia e ftoit pas ushqimit pushon barkun, por nëse e hamë në sasi të madhe dhkakton kolikë (shtrëngim barku). Shurupi nga ftoi është i mirë kundër kollitjes dhe dhembjeve në fyt. Ajka nga ftoi i freskon damarët dhe forcon barkun.
Enesi transmeton hadithin: “Hani ftoin në bark të zbrazët.”
Talha transmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Sepse vërtet ai e qetëson zemrën.” Transmeton Ibn Maxhe
Ibn Maxhe po ashtu transmeton hadithin: “Hani ftoin, sepse, ai e qetëson zemrën, kurse All-llahu, subhanehu ve teala, nuk ka dërguar pejgamberë, e të mos i kishte dhënë të hajë ftua të Xhennetit, sepse ai i ka dhënë fuqi së paku të dyzet njerëzve.”
Nga i njëjti transmetues është edhe ky hadith: “Le të hanë ftonj grate e juaja shtatzënë, sepse vërtet ato e bëjnë zemrën me të butë dhe të mirë.” Kur thuhet `e bëjnë zemrën më të butë` ka për qëllim se ftoi në zemër futë butësi dhe mirësi.

Farat e koriandrit (Habba sevda- Coriandrum sativum)
Buhariu thotë se farat e vruvës janë të ngrohta dhe të thata dhe se janë në shkallën e tretë. Ebu Hurejre e transmeton hadithin të njohur mirë ku thuhet. “Farat e koriandrit janë për ju, sepse janë ilaç për çdo sëmundje pos kancerit- e ajo është sëmundje vdekjeprurëse.” Këtë hadith e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
Atë që arabët e quajnë `habba sevda`, persianët e quajnë `shuniz`. Sipas hadithit të cilin e transmeton Hasani, kjo fjalë do të thotë `koriander`. Por, Hereviu thotë se kjo fjalë do të thotë frut i drurit të terepintit dhe asgjë tjetër Abdul Latifi thotë se fjala do të thotë qimon i zi (Carum carvi) i cili po ashtu është i njohur si qimoni indus kurse përdorimi tij është i shumëanshëm, kurse gjithandej është pranuar sikur panaceja (ilaç kundër të gjitha sëmundjeve). Fjala `gjithandej` duhej të kuptohet ‘çdokund` por këtu ajo ka kuptim `shumë sëmundjeve`, por edhe kjo fjalë është e tepruar.


All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “dhe asaj i ishte dhënë çdo send,” (Nemël: 23)
Ndoshta këto fjalë kanë të bëjnë me mjekësinë, por këtë e di vetëm All-llahu subhanehu ve teala, dhe Pejgamberi i Tij, sal-lallahu alejhi ve selem. Allahu i Lartësuar na ka privuar nga kjo dituri, por Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, na ka lajmëruar se ajo egziston
Ngjajshëm me këtë është edhe hadithi ku thuhet “Kush i hanë shtatë hurma axhve në mëngjes, nuk do ta godet kurrfarë fatkeqësie dhe do të jetë i sigurt nga sihri tërë ditën.” Në një vend tjetër qëndron se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë, se në një krah miza mban helm, e në tjetrin kundërhelmin. Këto shpallje janë mu`xhize të Pejgamberit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem.
Farat e koriandrit janë mjaft të mira për t`iu kundërvyer të gjitha sëmundjet të cilat në thelb përmbajnë ftohtësi dhe lagështi.
Përdoren edhe për sëmundjet që janë të lidhura me nxehtësi, por të përziera me ilaçe thera për ta lehtësuar efektin e tyre. Ngjajshëm me këtë është kur mjeku e përzien shafranin me kamfurin në një pilulë.


Farat e koriandrit i ndalin gazërat, largojnë çfarëdo bllokimi, i regullojnë pastrimet mujore, si dhe regullon qumështin të gratë shtatzëne. Nëse i shtypim dhe i përziejmë me uthull, pastaj e lyejmë barkun, skrajat e zorrëve do të humbin. Për shkak të kësaj cilësie, këto fara janë të njohura edhe si `fara skraja`. Ato e shërojnë edhe të ftohurit. Nëse i ziejmë në yndyrë, atëherë janë të mira kundër rënies së flokëve dhe halucinacioneve. Pomada e bërë nga këto fara stimulon rritjen e mjekrës, dhe ndal thimjen e flokëve.
Vetëm një mithkal (masë e peshëve në lindje, 1 mithkal = 4.68 gr.) e kësaj pije nga këto fara mjafton për t`u kthyer fryma, e po ashtu është i përshtatshëm për shërim të kafshimit të marimangës me kush të jetë i bluar dhe ta marrim për çdo ditë, si dhe kundër kafshimit të qenit kur mund të na shpëtojë nga vdekja.
Tymi nga farat e djegura i dëbon insektet. Kur i hamë me bukë, atëherë e ndalin dhembjen e kokës dhe i ndalin gazërat.


Pomada ose pashteta e bërë nga këto fara është e shkëlqyeshme kundër shtangimit, migrenës, apopleksisë (gjakderdhja, pika në tru) ose pikes (ndalje e punës së ndonjë organi të rëndësishëm mushkërive, zemrës ose trurit- regullisht i përcjellur me alivanosje), letargjisë dhe marramendjes.
Pra, dobitë e koriandrit janë të shumta. Kush dëshiron t`i dijë të gjitha dobitë e koriandrit duhet të hulumtojë me dhjetra vepra që flasin dhe e përshkruajnë atë. Kjo që është përmendur këtu është vetëm një përmbledhje. Nëse mjekët kanë qenë të vetëdijshëm për të gjitha dobitë e koriandrit, mund të jemi të sigurt se i ka ditur edhe Pejgamberi ynë, sal-lallahu alejhi ve selem.

GJALPI (Semn)
Gjalpi nga qumështi i buallicës është i dëmshëm për barkun.
Është i mire kundër helmimit nëse është i bërë nga qumështi i lopës i përzier me mjalt.
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem ka thënë: “Në qumështin e lopës është ilaçi, si dhe ne gjalpin e bërë nga ai.”
Ekzistojnë edhe fjalë popullore: “Qumështi i lopes është për ju, sepse vjen nga përzierja e të gjitha barnave.”
Ebu Nu`ajmi transmeton se Aliu, radijall-llahu anhu, ka thënë: “Njerëzit nuk do të gjejnë diç më të mire se gjalpi i lopës.”

GJINJTË E KAFSHËVE KATËRKËMBËSHE (Dar`)
Ngrënia e gjinjve të kafshëve e rritë sasinë e qumështit të grate.

HARABELI (`Usfur-Passer domesticues)
Mishi i harabelit e shton numrin e spermatozoidëve dhe i stimulon lëvizjet e tyre gjatë marrëdhënieve intime.
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, ka ndaluar mbytjen e harabelit pa arsye.

HARDHUCA (Dabb)
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Hardhuca është dukuri e shpeshtë në vendin tim, prandaj edhe nuk më interesojnë.”
Halidi ka thënë: “Ata e mbytnin dhe e hanin, derisa Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, vetëm i shikonte”. Këtë hadith e transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Ibn Omeri transmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e kanë pyetur për hardhucat, e ai është përgjigjur, “Mos e hani, por edhe mos e konsideroni ngrënien e saj haram.”
Mishi i hardhucës e shumon numrin e spermatozoidëve.

HASHASHI (Hashash-Papaver somniferum)
Hashashi është i ftohtë dhe i thatë dhe është në shkallë të dytë Hashahi shkakton helmim dhe gjumë.

HURMAT FEMRORE TË PAPJALLMUARA (Busr)
Këto lloj hurma janë të ngrohta dhe thata. E nxisin punën e shpretkës dhe tajitjen e pështymës. Ka pasoja negative kur i përdorim si
lëng, klizmë ose suppose (hapa që vinhen ne anus).

HURMAT E PJALLMUARA TË PAPJEKURA (Behal)
Këto hurma janë të ngrohta, e kur të piqen atëherë janë të ftohta. Të dy llojet regullojnë aktivitetin e Lukthit.
Ibn Maxhe transmeton se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Hani hurma të freskëta dhe të thata bashkë, sepse shejtani ka thënë se Ademi, sal-lallahu alejhi ve selem, ka jetuar aq gjatë sa ka ngrënë hurma të freskëta dhe të thata bashkë.”
Sipas një hadithi tjetër ngrënia e hurmave shejtanin e bën të pikëlluar. Nesaiu poashtu e trnamseton këtë hadith, por edhe thotë se ky hadith nuk është i sigurt.

HURMAT E THATA (Temr)
Aliu, radijall-llahu anhu, ka thënë: “Hurmat më të mira janë hurmat el-Bernij”
Nga hadithet që flasin për hurmat është edhe ky: “Hurma më e mire është hurma el-Bernij, sepse ajo i largon sëmundjet.”
Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Në ëmbëlsirën e hurmës el-Bernij nuk ka sëmundje.”
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, po ashtu ka thënë: “Le të hanë grate e juaja hurma, sepse cila prej tyre hanë hurma, do t`i lindë fëmijët me lehtësi.”
Sa i përket hurmave të frreskëta ato kanë qenë ushqim i Merjemes, e sikur të kishte diç më të mire se ato, ajo sigurhst do t`i hante. Allahu subhanehu ve teala, thotë:  “E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.” (Merjem: 25)
Disa sahabe dinin t`i thartojnë hurmat, kurse Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dinte ta pijë atë lëng me ditë.


Nga hadithet që flasin për hurmat është edhe ai ku qëndron se ngrënia e hurmave mbron nga kolika (dhembje, shtrëngim barku).
Ibn Abbasi ka thënë: “Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, i donte hurmat që i quanin `axhvat`”.
Autori i librit thotë: “Axhvrati është ushqim i plotë dhe i shkëlqyeshëm, e nëse ia shtojmë edhe pak gjalpë, ai vetëm do t`ia përmirësojë cilësinë.” Sipas një hadithi, Axhvati është frut nga frutet e Xhenetit. Të gjithë hadithet e lartëpërmendura gjenden në librin Kitab et-Tibb nga Ebu Nu`ajmi.
Nga Sa`d ibn Vekas transmetohet hadithi i njohur: “Kush i hanë shtatë kokra hurma Axhvat në mëngjes, nuk do ta godet kurrfarë fatkeqësie dhe do të jetë i sigurt nga sihri tërë ditën.” Këtë hadith e transmeton Buhariu dhe thotë se është i mirë.
Në një hadith tjetër thuhet: “Kush i hanë shtatë kokra hurma mes sabahut dhe akshamit nuk do ta godet kurrfarë fatkeqësie në atë kohë


Autori i këtij libri është i mendimit se fjala sabah do të thotë ngrënia në mëgjes për çdo ditë, kurse axhvat është hurma e njohur e Medinës, e cila është shumë më e madhe se hurma es-sihani, është me ngjyrë të errët, edhe vetë Pejgamberi e kultivonte. Është e qartë se bereqeti i saj është edhe në atë se vetë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, e ka kultivuar.
Mund të vrejmë lidhjen me traditën e vënies së dy degave të hurmës në dhe brenda varrit të shehidit. Vurja e degëve të hurmës u jep bereqet dhe ua pakëson vuajtjet e tyre.
Tirmidhiu ka transmetuar një hadith të ngjashëm. Ai thotë se axhvat është edhe dru në Xhennet ku gjendet ilaçi kundër helmit
Aisheja, radijall-llahu anhu, po ashtu transmeton hadithin ku thohet: “Axhvati është ilaç i shkëlqyeshëm.” Këtë hadith transmeton Muslimi.
Është Sunnet të ndërpritet agjërimi me hurma. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush mund të gjejë hurma, le ta fillojë iftarin me to, e kush nuk mund të gjejë le ta fillojë me ujë, sepse ai vërtet është i pastër.” Transmeton Nesaiu.


Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Sa i përket shtëpisë ku nuk ka hurma, ata të cilët jetojnë në të sigurisht do të uriten.
Hurmat janë të ngrohta dhe të thata. E forcojnë instinktin seksual dhe fuqinë, e sidomos kur i përdorim me fara të frutave tjera.
Por nëse i han personi që ka ndezje të syrit, do të ketë probleme më kokëdhembje. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, ia ka ndaluar Aliut, sadijall-llahu anhu, që ti hajë kur ka patur ndezje të syrit.
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, po ashtu ka thënë se hurmat e thata dhe rrushi i thatë nuk duhet të thartohen bashkë. E njëjta vlen edhe për hurmat e freskëta dhe rrushin.
Efektet negative të ngrënies së hurmave neutralizohen me ngrënien e bajameve dhe hashashit (Papaver somniferum).

HURMAT E FRESKËTA (Rutab)
Hurmat e freskëta janë të ngrohta dhe të lagura. Shkaktojnë gazëra. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ka ndaluar të vihen hurma të freskëta në çfarëdo lloj ekstratki ose infuzioni.


KAFEJA (Bun)
Kafeja është e ftohtë dhe e lagësht. Kafeja është e mirë kundër dizenterisë (sëmundjet infective e zorrëve) dhe ndezjes së zorrëve. Kafeja po ashtu e shuan etjen. Thuhet se kafeja të jep urtësi dhe se duhet përdorur me kujdes të veçantë.


HUDHRA (Sum – Allium cepa)
Hudhra është e ngrohtë dhe e thatë dhe është në shkallën e tretë. I ndalon gazërat, kurse pomada nga hudhra mund të shkaktojë njolla në lëkurë. Ngrënia e hudhrës është e dobishme pas ndërrimit të ujit të pijes. Ajo i shpejton ciklet mujore dhe ndihmon pastrimin e grave pas lindjes, por dëmton të pamurit dhe shkakton kokëdhembje.
Transmetohet se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “O Ali haje hudhrën edhe unë do ta haja sikur mos të më vizitonte meleku Xhibril.”
Kurse Aliu, radijjal-llahu anhu ka thënë: “Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, na ka këshilluar të mos e hamë hudhrën përveçse kur është e zier.”
Hudhra është e mirë për temperamentet e ftohta, për ata që janë flegmantikë ose apatikë, por ajo gjithashtu i shkatërron edhe spermatozoidët. Po ashtu ndikon në ndaljen e gazërave, kundër ftohjes dhe ka cilësi kundërhelmuese. Pomada e bërë nga hudhra është e mire kundër kafshimit të disa kafshëve ose kafshimit të akrepit. Po ashtu përdoret për shkatërimin e bakterieve në fyt.
Enesi transmeton: “Kush e han këtë perime, nuk duhet të hyjë në xhami.” Këtë hadith e transmeton Buhariu.
Ryzi (Ruta graveolens) e neutralizon erën e hudhrës.


KANA (Hinnan – Alkanna tinctoria)
Kana është e ftohtë dhe e thatë, edhe pse disa thonë se në vete përmban edhe ngrohtësi. Përdoret për shërimin e mëshikëzave në gojë dhe të ënjturit. Lëngu i kanës shëron djegiet. Po ashtu përdoret për ngjyrosjen e flokëve. Është e mire për shërimin e infektimeve të thonjve. Nëse ndokush e ka fruthin e madh (variollën) dhe e lyen trupin me kanë në fillim të sëmundjes, fruthi nuk do t`ia dëmtojë sytë. Ummu Seleme ka thënë: “Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, në çdo plagë vinte kanë.” Tirmidhiu dhe Bejhakiu
Në veprën `Historia` të Buhariut qëndron se një njeri i është ankuar Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve selem, për kokëdhembje, e ai i është përgjigjur se për këtë është më e mirë të lahet me ujë të ngrohtë, derisa njeriut që ankohej për dhembje në këmbë: “Lyeji me kanë”. Ebu Davudi poashtu e ka regjistruar këtë hadith si dhe hadithi ku thuhet: “Për Allahun, subhanehu ve teala, nuk ka bimë më të dashur se kana.”
Vërtet është ilaç për prerjet, çdo gjë që anulon lagështinë e tepërt dhe stimulon rigjenerimin e indeve të lëkurës, e pikërisht këto janë cilësitë e kanës, e cila largon tepricën e lëngut që e ndalon ripërtrirjen e indeve të lëkurës.
Nëse e vendojmë lulen e kanës në rroba të leshta, ajo do t`i dhurojë erë të mirë dhe molëzat nuk do ta sulmojnë. Disa thonë se nëse gjethet e kanës i thartojmë në ujë, e pastaj i kullojmë dhe këtë ujë e pijmë njëzet ditë, kjo ka për të na ndihmuar nga lepra (gërbula), por në fazat e hershme të sëmundjes. Nëse pas ngrënies së mishit të qegjit dhe pirjes së kësaj pije pacienti nuk shërohet, atëherë për të nuk ka kurrfarë shprese.

KAROTA (Xhezer)
Është e ngrohtë dhe e lagësht. E rritë dëshirën për marrëdhënie seksuale dhe e rritë numrin e spermatozoidëve. E shpejton ciklin mujor dhe urinimin.



 

Hits: 4398
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy