Veçoritë e ushqimit dhe ilaçet Pjesa 1

 Nëse aroma e ilaçit është e ngrohtë, atëherë ajo është shenjë se edhe vetë ilaçi është i ngrohtë. Nëse nuk ka aromë, ajo është shenjë se është i ftohtë. Nëse aroma është mes së ngrohtës dhe të ftohtës, atëherë i tillë është edhe ilaçi. Ilaçi me shije të ëmbël është i ngrohtë, kurse me shije të njelmtë është i ftohtë. Ilaçi i cili ka shije të yndyrshme paraqet mesin.

Ilaçet e thjeshta
Ja se si Buhariu e ka ndarë këtë kapitull në librin e tij Kitab et-Tibb:
Ato ilaçe që nuk kanë efekte të qarta në trup janë në shkallën e parë. Në të dytën janë ato që kanë ndonjë efekt në trup, me kusht që ai efekt të mos jetë i dëmshëm. Nëse kanë efekt negativ, por nuk është vdekjeprurës, atëherë gjenden në shkallën e tretë, e nëse e kalojnë këtë shkallë ato janë kualifikuar si helmuese.


Efekti dhe fuqia e ilaçit dihet (shifet) me anë të matjes, si dhe nga përvoja.
Përbërja e ilaçit mund të jetë artificiale siç është rasti me kundërhelmet, ose natyrore siç është qumështi i cili përbëhet nga djathi, uji dhe ajka.
Nëse aroma e ilaçit është e ngrohtë, atëherë ajo është shenjë se edhe vetë ilaçi është i ngrohtë. Nëse nuk ka aromë, ajo është shenjë se është i ftohtë.

Nëse aroma është mes së ngrohtës dhe të ftohtës, atëherë i tillë është edhe ilaçi. Ilaçi me shije të ëmbël është i ngrohtë, kurse me shije të njelmtë është i ftohtë. Ilaçi i cili ka shije të yndyrshme paraqet mesin.


All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
“Edhe token se si e kemi shtrirë, e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura.” (Kaf: 7)

Kur thuhet `gjithfarë bimësh` mendohet se mund të përdoren për qëllime të ndryshme. Fjala `bukura` mendohet për ngjyra të bukura.
Hasani transmeton hadithin nga Katadeja se kur Sulejmani, sal-lallahu alejhi ve selem, mbori ndërtimin e pallatit, hyri në të që falet, e para tij papritmas u paraqit një kaçubë. Kur e mbaroi namazin, kaçuba e pyti: “Kush je ti?” Kaçuba iu përgjigj: “Unë jam filan kaçuba dhe jam ilaç për atë dhe atë sëmundje, e ajo sëmundje vjen nga kjo dhe kjo”, Atëherë Sulejmani urdhëroi që të pritet ajo kaçubë. Kur e bënë këtë, prap u paraqit ajo kaçubë. Dhe kështu përsëritej nga dita në ditë, derisa Sulejmani, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, nuk mësoi çdo gjë për ato dhe shkroi libër për to dhe vetitë e tyre shëruese.


Ibn Abbasi transmeton hadithin e njohur ku qëndron se Sulejmani, sal-lallahu alejhi ve selem, ka mësuar çdo gjë për bimët që janë rritur para tij. Njërën e pyeste: “Kush je ti”. tjetrën: “Cilat janë vetitë e tua shëruese?”
Në këtë mënyrë ka qenë shumë lehtë të mblidhen pjesët e bimëve, të cilat rriteshin prapë nëse preheshin. Dhe nëse ndonjëra nga bimët përmbante ndonjë ilaç, ai këtë e regjistronte. Ky transmetim është marrë nga Ebu Nu`ajmi.

ALOJA (Subejr)
Nëse e përziejmë alojën me ilaçet tjera, ajo i anulon efektet eventuale negative të tyre. Po ashtu përdoret për shërimin e kapakëve të ënjtur të syve, mëlçisë, verdhëzës, dhe sëmundjeve të barkut.
Othman ibn Affani, radijall-llahu anhu, transmeton hadithin ku qëndron se një njeri i është ankuar Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, për dhëmbje të syve gjatë haxhit, e Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i ka thënë që t`i mbulojë me alojë.
Transmeton Trimidhiu


AMBERI (El-Emir baris)
Amberi është i thatë dhe i ftohtë. E përmirson disponimin, e shuan etjen dhe e forcon mëlçinë. Lëngu i amberit e forcon ngjyrën dhe përdoret në infuzione dhe hapa (pilula), ose si shurup i thjeshtë. Shurupi i ambrës e ndalon gjakderdhjen, por nuk e trashë përbërjen e tij dhe kjo është veti secrete (tajitëse) e tij.


ANTIMONI (Usmud)
Është i ftohtë dhe i thatë. Antimoni i forcon fijet optike dhe i mbron sytë.
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Ilaçi më i mire për sytë është antimoni. E foron të pamurit dhe i ngutë qerpikët.” Transmeton Tirmidhiu dhe Ebu Davudi.
Ebu Davudi po ashtu transmeton këtë hadith: Ilaçi më i mirë është antimoni. Ai mbron syrin e shëndoshë po jo edhe të sëmurin.”
Tirmidhiu po ashtu transmeton hadithin ku qëndron se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, kishte një enë të posaçme ku e mbante antimonin. Çdo natë nga tri herë e vinte në sy melhemin e bërë nga antimony. Hadith të ngjashëm e transmeton edhe Enesi. Gjëja më e mire që ftiohet nga ai është moshusi. Abdul latifi ka thënë: “Antimoni e ngutë rritjen e qerpikëve, i zbukuron, prandaj zemra tona e duan.”

ARGJILI (Tin)
Ka dy lloj argjili: argjil i bardhë dhe i kuq jemenas. Që të dyja përdoren për ndaljen e gjakderdhjes.
Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “Ne e krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte”. (El-Mu`minun: 12)


AROMA (Tib)
Pjgamberi sal-lallahu alejhi ve selem ka thënë: “Ka tri gjëra në këtë botë që unë i dua: gratë, aromat, kurse qetësimi i syrit tim është në namaz.”


ARRA (Xhevz) 
Arra është e ngrohtë dhe e thatë. Shkakton kokëdhembje. Tretet rëndë dhe është e keqe për barkun. Arrat e freskëta janë më të mira sesa të thatat, Arrat e përziera me mjalt janë të mira kundër dhembjeve në fyt.
Ibn Sina ka thënë: “Ngrënia e arrive, fikut dhe ryzës (Ruta graveolens) është ilaç për çdo sëmundje.”
Transmetohet se El-Mehdiu ka thënë: “Kam hyrë në shtëpinë e El-Mensurit dhe e kam parë duke ngrënë djath dhe arra, atëherë e pyeta: “Ç`është kjo?” Ai u përgjigji: Babi im më ka treguar për dike që e ka parë Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve selem, duke ngënë djath dhe arra, atëherë e ka pyetur diç në lidhje me këtë, e ai ka thënë: “Djathi është sëmundje, kurse arrat janë ilaç. Nëse i bashkoni atëherë keni ilaç”. Ky hadith është regjistruar në veprën El-Vesila.


ARGJENDI (Fidda) 
Ngrënia e argjendit (nën mbikqyrjen mjekësore) e forcon zemrën. Perdorimi i enëve të bëra nga argjendi është haram. Argjendi është i mire kundër rrahjeve shqëtësuese të zemrës.


ARI (Dheheb)
Ari ka balancim të njejtë. Ai posedon ngrohtësi të butë. Përdoret në ilaçet që i zbusin fryerjet. Ari, poashtu e forcon zemrën. Kur përdoret në mjetet për djegien e plagëve nuk shkakton mëshikëza dhe shërimi është i shpejtë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, ka ndaluar përdorimin e enëve të arit dhe argjendit, por përdorimi i tyre në mjekësi është i lejuar.

ARRË KOKOSI (Xhevzetul hind – Cocos nucifera)
Arra e kokosit forcon potencën dhe liron nga dhembjet në shpinë. Arra e kokosit është e ngrohtë dhe e lagët.


BADEMI (Levz – Prunus amygdalis)
Bademi i ëmbël e shëron kollin. Bademi i idhët i shkatërron gurthët
Transmetohet se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, i kanë ofruar ushqim nga elbi dhe bademi, e ai e ka refuzuar duke thënë: “Ku është ushqim i tiranëve dhe atyre që do të vine pas meje.”

BANANET (Mevz)
Bananet janë të ngrohta dhe lagura dhe gjenden në shkallën e pare. Vlera e tyre ushqyese është e vogël. Njerëzit me temperament të ftohtë i hanë me mjaltë.


BIBERI (Filfil) 
Biberi shkakton nxehtësi dhe i pakëson gazërat. Biberi është i ngrohtë dhe i thatë.


BORAKSI (Bevrek)
Boraksi është i thatë dhe i ngrohtë. E dobëson konstitucionin dhe përdoret në disa klizma, si dhe në shurupin e qimonit.


BORZILOKU I ËMBEL (REJHAN)
Borziloku është i ngrohtë. Aroma e tij e forcon zemrën. Uji i stërpikur me borzilok është gjumëndjellës. Buhariu transmeton hadithin që vijon: “Nëse ndokush ju ofron borzilok, mos e refuzoni, sepse përdorimi  i tij është i thjeshtë, kurse ka erë të këndshme.”


BUKA (Hubz)
Allahu , subhanehu ve teala, thotë: “… prandaj dërgojeni njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e t`ua sjellë atë juve dhe le të ketë shumë kujdes…” (El-Kehf: 19)
Mjekët thonë se buka më e mire është ajo që piqet në furrë të rumbullakët të bërë prej tullav dhe qerpiqëve. Kjo bukë është e thatë dhe e ngrohtë. Bukën nuk duhet ngrënë derisa të ftohet, sepse nxehtësia e bukës së posapjekur shkakton ejte të madhe. Është më mire të hahet atë ditë që vshtë gatuar, sepse nëse është shumë e ftohtë, atëherë e vështirëson tretjen, e mund të shkaktojë edhe probleme me jashtëqitje.
Në vend të dytë është buka e pjekur në furrë të rafshët, llojet tjerra të bukës nuk janë të mira.
Sa më shumë të ketë krunde në miell, buka është më ushqyese, por tretja është më e rëndë. Buka e butë është më ushqyese dhe më lehtë tretet sesa buka e forte. Dromcat e vogla të bukës shkaktojnë gazëra dhe e vështirësojnë tretjen. Buka e gatuar me qumësht është shumë ushqyese, por edhe ajo e vështirëson tretjen dhe rëndë qarkullon nëpër zorrë. Buka e elbit ndikon në mënyrë relaksuese në organizëm, por shkakton gazëra. Buka me qiqra (Cicer arietinum) rëndë tretet dhe i duhet shumë kripë. Aisheja, radijall-llahu anhu, transmeton hadithin: “Çmojeni bukën, sepse Allahu qielln dhe token e ka bërë shërbëtor të saj.”

BIRRA (Fakka)
Birra është e keqe për barkun dhe nervat. Birra poashtu shkakton gazëra.




 



 

Hits: 2116
Comments (2)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy