Mjekësia e trupit

Pejgamberi i Allahut s.a.v.s, ka treguar se ekzistojnë dy lloje diturish: dituria mbi fenë (dituria religjoze) dhe dituria mbi trupin. Ekzistojnë dy mënyra (mjekësore) për shërimin e sëmundjeve të trupit. E para, e lindur për njerëzit dhe kafshët, për të cilat nuk nevojitet mjeku. Të tilla janë: uria, etja, ftohja, dhe lodhja, ngase ekzistojnë ilaçe natyrore për to; dhe lloji i dytë i sëmundjeve, të cilat kërkojnë diagostikim dhe shërim, dhe ndikon në kombinimin e sekrecioneve të trupit dhe të dukurive, siç janë: nxehtësia, ftohtësia, thatësia apo lagështia në trup, të cilat tejkalojnë ekuilibrin e tyre natyror. Këto lloj sëmundjesh ndahen në dy lloje: somatike (trupore) dhe kolaterale (indirekte). Pra, sëmundja somatike manifestohet në forma të gjakut të përzier (dallgëzuar) apo në formë të ndarjes në pjesë (elemente), ndërsa sëmundja kolaterale paraqitet  (manifestohet) si pasojë e kësaj shpërndarjeje të tepërt ( ndarje) dhe pas eleminimit të shkakut të vërtetë (shkaktarit). Prandaj, shkaktarët e sëmundjeve shkatërrohen (menjanohen), ndërsa ata që kanë mbetur (shumë të paktë) veprojnë në kombinimin e sekrecioneve të trupit.

Sëmundja somatike (e trupit) ka përkatësisht nxitësit ose shkaqet e veta. Kështu, nëse sëmundja është pasojë e nxitjes-vetjake (ngacimim), së pari duhet të diagnostikohet shkaktari i parë, pastaj (përcaktohen) shkaqet, pastaj duhet të gjendet ilaçi dhe në fund fare të fillohet mjekimi. Ose, nëse sëmundjet somatike , të cilat paraqiten në formë të ndryshimeve fiziologjike, siç është hapësira në organe, zvogëlimi apo rritja e kanaleve, deformimi i organeve (për shembull zemra e zmadhuar apo barku i vogël), indi i vrazhdë (ashpër) apo i butë (I lëmuar) i murit të mitres, eshtrat e dislokuar (të shpërndarë) apo organet e zhvendosura si dhe sëmundje të tjera, kur organet janë në lidhje reciproke dhe punojnë në mënyrë harmonike, ato formojnë trup të shëndetshëm, ndërsa, nëse janë abnormale, të paharmonishme dhe funksionojnë gabimisht (në mënyrë të deformuar), në të njëjtën kohë shkaktojnë paraqitjen e sëmundjeve, prej të cilave disa janë organike, ndërsa disa ndikojnë në kombinimin e sekrecioneve të trupit.

Sëmundjet e përgjithshme janë shkak i funksionimit të gabuar (të dobët) të sekrecioneve të trupit. Ky çregullim quhet “sëmundje” (lëngim). Kur ndonjëher dëmi i tyre, ai manifestohet në tërë vende: katër prej tyre janë të përbëra, ndërsa katër të tjera janë të thjeshta.
Të thjeshta janë: ftohtësia, nxehtësia, lagështia dhe thatësia. Gjendjet e përbëra manifestohen nëpërmjet nxehtësisë dhe lagështisë, ftohtësisë dhe lagështisë, nxehtësisë dhe thatësisë dhe ftohtësisë dhe thatësisë. Kjo është shkaktuar me apo pa ndarje të komponentëve, por nëse sëmundja nuk shkakton shqetësim të zakonshëm, kjo tregon se trupit i mungon ekuilibri i duhur.

Trupi i njeriut mund të ketë tri gjendje. Këto janë: gjendja e shëndetshme natyrore, gjendja jonormale dhe gjendja jostabile. Gjendja e shëndetshme natyrore manifestot me veprime të rëndomta dhe ato e përbëjnë shëndetin e trupit të njeriut; gjendja e dytë është gjendje e sëmundjes, kurse gjendja e tretë është gjendje mesatare dhe qëndron ndërmjet dy gjendjeve paraprake. Ajo është ndërgjendje, e cila trajtohet si roleruese (e pranueshme), pa pasur nevojë për ndihmën e mjekut, dhe shërohet duke marrë mjete për zvogëlimin e dhembjes. Kjo ndërgjendje e “ pashëndetshme” dhe “josëmundje” mund të ngecë në të njejtën gjendje, kur e keqja nuk bëhet me mirë, por më pare mbetet konstante dhe e pandryshuar.
Shkaku i “panatyrshmërisë” së trupit mund të jetë i mbrendshëm ose i jashtëm. Shkaqet e brendshme paraqiten për arsye të katër gjendjeve të përbëra: nxehtësia, ftohtësia, lagështia dhe thatësisë, ndërsa sa i përket shkaqeve të jashtme, ato paraqiten për shkak të faktorëve të ndryshëm, të cilët mund të jenë të pranueshme apo të papranueshme për trupin.

Prandaj paraqiten dëmet apo sëmundjet, të cilat kanë për pasojë këtë mungesë ekuilibri dhe mungesë regullsie, apo të cilat mund të jenë si pasojë e funksionimit të keq të organit specific ose të plogështisë së përgjitshme trupit, ose bile edhe dobësisë së energjisë që e mban trupi. Kjo gjendje e përgjithshme është shkaktuar nga: pasiviteti i rritur i atyre substancave që duhet të jenë të ekuilibruara, kur ato substance nuk i kompensojnë ( e duhet të kompensojnë) humbjet e veta; ose duke zvogëluar adaptimin e nevojshem të faktorëve ekuilibrues të sekrecioneve të trupit kur ata nuk e kompensojnë ngopjen; ose duke mbyllur (gelqerizuar) egensat, të cilët do të duheshin të bëjnë të mundur rrjedhjen (rrjedhën) e faktorëve ekuilibrues; ose duke lidhur agensat që ndërtojnë lidhjet të cilat bijnë në konflikt me prodhimet e ekuilibrit të drejtë; ose duke rritur sasinë e atij që do të duhej të ishte i matur; ose duke deformuar molekulat; ose duke hequr (transferuar) organet.

Mjeku është personi i cili mund të përcaktojë këto paregullsi dhe të eleminojë gjithashtu shkaktarët që e kanë prishur strukturën karakteristike të trupit të shëndoshë, ose ndoshta do të jetë e mundur të vërë ekuilibrin dhe dalëngadalë, përmes trajtimit adekuat, dale në krye të me sëmundjen duke u shërbyer me antihelm real ose me dietë adekuate (të saktë) (arab. himja), e cila e zvogëlon tepricën dhe maturinë. E gjithë kjo vërteton se, siç do të shohim këtu, ilaçi më i mire është shërimi natyror me mjekësinë e të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s, në të cilën, me lejen e All-llahut, ndodhet ilaçi.

 

Ibn Kajjim el-Xhevzi

Teuhid.Net

www.teuhid.net

Hits: 1114
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy