Dijeni se ushqimi merret atëherë kur është e nevojshme ruajtja e shëndetit. Shenjat që na tregojnë se kemi nevojë për ushqim është forcimi i shqisave të nuhatjes, mungesa e pështymjes në gojë, urina me ngjyrë të erët dhe erë të forte, si dhe dëshira e forte për ushqim. Gjithçka që është e kundërtë me këtë tregon se nuk kemi nevojë për ushqim.
Jokonsumimi i ushqimit një kohë të gjatë shkatërron trupin tone, i cili dehidron kurse përbërja e tij digjiet (oksidohet, harxhohet).
Ngjashëm me këtë, konsumimi i tepruar i ushqimit shkakton përtaci dhe trullosje, si dhe mund të shkaktojë shumë sëmundje.
El-Muveffak Abdul Latifi ka thënë: “Në Indi është traditë që kur duan të hanë, së pari lahen, pastaj veshin rroba të pastra dhe parfymosen, qetësohen dhe përmbahen nga marrëdheniet seksuale, e mandej i kushtohen ushqimit të tyre.”
Verës njeriu duhet të hajë ushqim të ftohtë, kurse dimrit të ngrohtë. Të hashë dy porcione përnjëherë është e dëmshme. Po ashtu janë të dëmshme edhe ushtrimet menjëherë pas ushqimit, derisa ushtrimi më i mirë është para ushqimit, siç është ushtrimi më i keq pas ushqimit. Ushqimi i nxehtë duhet të balancohet me atë të ftohtë, ushqimi i ëmbël me të thartë, yndyra me kripë dhe thartira me yndyrë. Duke marrë ushqim të llojllojshëm pasurojmë trupin tone. Nëse çdoherë hamë të njejtin ushqim, si dhe hamë shpejtë atëherë do ta humbim oreksin, e kjo mund të shkaktojë përtaci. Ushqimi shumë i thartë shpejton procesin e plakjes. Ngërina e shpeshtë e ëmbëlsirave dobëson dëshirën për marëdhënie seksuale dhe e bën trupin të ngrohtë. Ushqimi i njelmtë e thanë dhe e dobëson trupin.
Është urtësi të ndërprejmë me ushqim derisa ndjejmë se ende mund të hamë, por nëse këtë e bëjmë shumë shpesh, atëherë trupi do të jetë i dobët dhe i thatë. Në të vërtetë, përmbajtja nga ushqimi kur jemi të shëndoshë është e njejtë sikur përzierja e disa llojeve të ushqimit kur jemi të sëmurë.
Çdoherë zgjidhne ushqimin më të mire, pos nëse keni shprehi të keqe- të cilën gradualisht duhet ta harroni. Secili që e ka bërë shprehi të hajë ushqim të `gabuar` nuk duhet të ndërprejë përnjëherë konsumimin e tij, por atë duhet bërë gradualisht, dhe duhet të shmanget nga ushqimi që e shqetëson barkun, siç janë frutet e pjekura shumë.
Pastrimi i enëve për ngrënie (gishtërinjve-vër.përk) ndihom tretjen dhe forcon dëshirën për marrëdhënie seksuale. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e kishte shprehi që pas ngënies t`i lëpijë tri here gishtat.: Thoshte: “Pastrimi i enëve për ngrënie është i domosdoshëm për faljen e mëkateve.”
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka ndaluar të hahen këto gjëra në të njejtën shujtë (përnjëherë): qumështin dhe peshqit, ose uthull dhe qumësht, ose pemë dhe qumësht, ose lakra dhe peshqi, ose qepë dhe hudhër, ose mish të freskët dhe të thatë, ose uthull dhe oriz, ose rush dhe ngrënia e tepruar e patëllxhanit, ose dy ushqime të ftohta, ose dy ushqime të nxehta, ose dy ushqime që shkaktojnë lirimin e gazërave.
Është mire të shmangemi nga uthulla dhe yndyra nëse ena në të cilën gjendet është e bërë nga bakri; si dhe djathi, mishi i pjekur dhe ushqimi i nxehtë nëse janë të mbështjellura me bukë dhe të ngjashme. Kjo është nga shkaqet se pse është e ndaluar të hahet çdo gjë që është gjetur e ngrodhur.
Gjithsesi duhet shmangur nga ushqimi dhe pija që nuk kanë qenë të mbuluara dhe mbrojtura, sepse nëse bie në të diç e helmuar mund të jetë fatale për atë që e ha ose e pi.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Mbuloni enët e juaja dhe vini tapa në shishe, sepse gjatë vitit është një natë kur lëshohen sëmundjet ngjitëse dhe ndalen në çdo enë të pambuluar”. Vërtet të gjithë mjekët pajtohen me këtë urdhër të Pejgamberit,
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Këtë hadith e transmeton Muslimi.
Kush hanë hudhër 40 ditë pa ndërprerë, në lëkurë do t`i paraqiten njolla. Nëse ju ndodhë kjo, mos fajësoni askë pos veten. Nëse ndokush nga ju është me shtat të mesëm, kurse ha shumë kripë, do të infektohet me zgjebë. Kush i hanë peshqit dhe vezët bashë, do të paralizohet. Nëse ju ndodhë kjo, mos fajësoni askë pos veten.
Kush sheh ëndrra të `lagura` (bëhet xhunub), dhe nuk lahet para marrëdhënieve seksuale, fëmijën do ta ketë me çregullime mentale ose epileptik.
Nëse ndokush ha derisa nuk ngopet plotësisht, e pas kësaj shtrihet në ujë të ngrohtë në banjo, mund të paralizohet. Nëse ju ndodhë kjo, mos e fajësoni askënd pos veten. Kush gurdullon natën në pasqyrë mund t`i paralizohet fytyra. Nëse ju ndodhë kjo, mos e fajësoni askënd pos veten.
Enesi transmeton nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, se ka thënë: “Shkaktar i çdo sëmundjeje është ftohti.”
Ibn Mes`udi transmeton se ka thënë: “Ftohti ndikon në qarkullimin e gjakut, dhe shkatërron dëshirën marrëdhënie seksuale.”
Njeriu medoemos duhet të përmbahet dhe të hajë atë që i përgjigjet dhe e dëshiron, por pa e tepruar.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Vorbën më të dëmshme që i biri Ademit e mbushë është barku i tij. Birit të Ademit i mjaftojnë disa kafshata e të jetojë drejt. E nëse është patjetër, atëherë le ta mbushe një të tretën e barkut me ushqim, një të tretën me ujë, kurse një të tretën le ta ruajë për frymëmarrje.” Këtë hadith e transmeton Tirmidhiu, hadithi është autentik.
Ali ibn el-Husejn ibn Vafidi ka thënë: “All-llahu gjithë mjekësinë e ka vendosur në një gjysmë ajeti kur ka thënë: “Hani dhe pini, por mos e teproni” (El-A`raf: 31)
Omeri, radijall-llahu anhu, ka thënë: “Largojuni barqeve të mëdhenj, sepse ato shkatërrojnë trupin, shkaktojnë shumë sëmundje, e vështirsojnë faljen e namazit. Shërbehuni më lëshimin e gjakut, sepse trupi ka dobi nga kjo. Dhe largohuni prej çfarëdo teprimi, sepse vërtet All-llahu e urren dijetarin e trashë”. Kjo thënie transmetohet nga Ebu Nu`ajmi.
Hipokrati ka thënë: “Mirëmbajtja e shëndetit varet nga puna mesatare, si dhe shmangia nga ushqimi dhe pija e tepruar”. Po ashtu ka thënë: “E pakta nga ajo që është e dëmshme është më e mire se ajo që është e tepruar e mire.”
Shehrestani në librin e tij mbi fetë dhe sektet ka thënë: “Hipokrati është babai i mjekësisë. Të parët tanë por, edhe ata që erdhën pas tyre i dhanë përparsi në krahasim me të tjerët. Një mbret grek i dërgoi disa monedha të arit dhe e urdhëroi t`i shkojë për vizitë. Por, ai këtë e refuzoi. Po ashtu refuzoi të marrë çfarëdo kompensimi për shërbime të varfëve ose atyre me të ardhura mesatare, por këtë e kompensonte duke marrur nga të pasurit njërën nga tri gjërat: qafore të artë, byzylyk të artë apo kurorë nga diamanti.
Kur e kanë pyetur cila jetë është më e mire, është përgjigjur: “Siguria me varfëri është më e mire se pasura në frikë.”
Po ashtu ka thënë: “Secilin duhet shëruar me bimë nga vendi i tij.”
Kur ishte në shtratin e vdekjes thoshte: “Atë që kërkon dituri mund të njihni nga ajo se shumë fle, ka natyrë të butë, ka lëkurë të njomë, por edhe jeton gjatë.” Po ashtu ka thënë: “Sikur njeriu të ishte krijuar nga një send, ai kurrë nuk do të sëmurej, sepse nuk do të kishte kundërthënie që do të shkaktonin sëmundje.”
Njëherë mjeku e vizitoi një të sëmurë dhe i tha: “Ti, sëmundja dhe unë jemi tre. Nëse me dëgjon, do të më ndihmosh, e do të jemi dy kundër një e kur janë dy kundër një aëherë ata fitojnë, sepse janë më të fuqishëm.
E kanë pyetur Hipokratin: “Pse njeriu është më i rëndë kur të vdesë se kur është i gjallë?” Ai është përgjigjur: “Ai ka qenë i përbërë prej dy pjesëve, të lehtës që e ka ngritur, dhe të rëndës që e ka tërhequr teposhtë. Njëra nga ajo pjesë ka shkuar, e ajo ka qenë pjesa e lehtë, dhe pjesa e rëndë e ka tërhequr teposhtë edhe më tepër.” Njëherë i ka thënë njërit nga nxënësit e tij: “Mënyra më e mire e shërimit le të jetë dashuria ndaj njerëzve, interesimi për gjendjen e tyre dhe të kuptuarit e pozitës së tyre, si dhe kujdesi ndaj tyre.”
Poashtu ka thënë: “Çdo teprim është në kundërshtim me ligjet natyrore. Hani, pini, fleni dhe keni marrëdhënie seksuale me maturi.”
Poashtu ka thënë: “Çdo mjek që prodhon helme, ose ndërmjetëson në abortim, ose i vazhdon vuajtjet e të sëmurit – ai mjek nuk është koleg i imi”. Sa i përket kësaj ai ka formuluar betimin e tij të njohur për të cilin do të bëjmë fjalë më vonë.
Ka një numër të madh të librave që i ka shkruar Hipokrati, Kurse më të njohura janë: Libri mbi aforizmat, Libri parashikimit, si dhe Libri i varreve të hapura.
Ky i fundit ka vërtetuar shumë çudira të mëdha, kurse është gjetur kur janë hapur varret e disa mbretërve grekë
E kanë pyetur Harith ibn Haladin, mjekun arab, cili është ilaçi më i mirë. Ai është përgjigjur: “Nevoja, e ajo është uria”. E kur e kanë pyetur ç`është sëmundja, është përgjigjur: “Të ngrënit e tepruar.”
Ibn Sina ka thënë: “Mos hani kurrë derisa të mos e tretni ushqimin që e këni ngrënë më parë”
Duhet larguar nga ushqimi i nxehtë. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, po ashtu e ka ndaluar atë. Po ashtu ka ndaluar të hahet duke qenë shtrirë. Këtë e transmeton Buhariu, kurse Ebu Ka`bi këtë e sqaron, ngase kjo ishte shprehi e tiranëve.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, asnjëherë nuk ka fryrë në haje dhe pije, ose në enën e ushqimit.
Shëtitja pas ushqimit është e dobishme, por edhe falja e namazit e ka të njëjtin efekt, sepse ushqimi vendoset në bark dhe tretja është shumë më e mirë.
Transmeton se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Hani ushqimin tuaj në emër të All-llahut dhe me lutje! Dhe mos fleni menjëherë pas ushqimit, sepse kjo do t`ju mbyllë”. Hadithin e transmeton Ebu Nu`ajmi.
Po ashtu mos bëni ushtrime të rënda pas ushqimit, sepse edhe kjo është e dëmshme. Mos e anashkaloni darken, sepse kjo e plakë njeriun.
Enesi transmeton hadithin e njohur: “Merni diç për darkë, edhe sikur kjo të jetë një grusht bukë e thatë, sepse anashkalimi i darkës ju bën të plakeni më shpejtë”. Hadithin e transmeton Tirmidhiu.
Ngjajshëm me këtë, transmetohet se Xhabiri ka thënë: “Merrni diç të hani për darkë, edhe sikur kjo të jetë një grusht hurma, sepse anashkalimi i darkës ju bën të plakeni”. Këtë thënie e transmeton Ibn maxhe.
Pas ngrënies së ushqimit duhet larë duart.
Pejgamberi ka thënë: “Besimtari e ushqen një bark, kurse mosbesimtari shtatë.”
Urtësia nuk hyn në barkun e mbushur përplot ushqim. Sa më pak që hanë njeriu, ai më pak pi, e sa më pak që pi, më pak fle, e sa më pak që flen pleqëria e tij do të jetë më e bekuar. Sa më shumë që han njeriu, aq më shumë edhe pi, e sa më shumë që pi aq më shumë do të flejë, e kush flen shumë i humb begatitë e pleqërisë së tij. Nëse njeriu është i kënaqur para se të ngopet deri në fund, trupi i tij do të jetë më mire i ushqyer, por edhe gjendja e trupit dhe zemrës së tij do të jetë shumë e keqe. Prandaj mos e teproni në ushqim, sepse kjo helmon zemrën , i ngadalëson funksionet e trupit në nënshtrueshmëri ndaj All-llahut, subhanehu ve teala, dhe i mbyll veshët nga urdhrat e Tij.
Platoni ka thënë: “Kush del jashtë (bën lëvizje) para se të shkojë fë flejë, sigurisht do të mbajë bukurinë e pamjes së tij.”
Vërtet dhe Pejgamberi ynë, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka urdhëruar diç të ngajshme me këtë: “Para sa të shkoni të fleni, merrni abdest, siç merrni para se të falni namaz.” Ky është hadith i mirë dhe autenik.
Xhelaluddin Abdurrahman es-Sujuti
Teuhid.net



