Për sëmundjet e trupit. All-llahu i Gjithëfuqishëm dhe me i Madhërishmi thotë: “Nuk është mëkat (të ngelë pa dale) për të verbërin, për të çalin, e as për të sëmurin!” [El Fet-h.17]
Ai, Zoti i Plotfuqishëm, e përmend gjithashtu sëmundjen e trupit lidhur me ritualin e haxhit, me agjërimin dhe me cilësitë higjienike të marrjes së abdestit, pa marrë parasysh dobitë e tjera. Ai dëshiron t`u tregojë atyre që e lexojnë Kur`anin, se si mirëqenia praktike, ashtu edhe mirëqenia shpirtërore, është e fshehur në Kur`anin famëmadh, d.m.th t`ua tërheq vëmendjen që të veprojnë mbi bazë të asaj që përmbajnë sekretit e tij. Për dallim nga të tjerët, kjo do ti ndihmojë ata që e kuptojnë Kur`anin për ti plotësuar kërkesat më të larta me rastin e zbatimit të udhëzimeve hyjnore. Kjo për asryse se janë tri regulla themelore për shëndetin e trupit: mjekësia parandaluese (preventive), vetepërmbajtja nga ajo që është e dëmshme, dhe pastrimi i trupit nga skerecionet që e demtojnë. All-llahu i Gjithëfuqishëm i përmend këto tri parime në këto tri vende:
-në versetin mbi agjërimin : “(Jeni të obliguar) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jus ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë “[El Bekare, 184]
Sipas kësaj, Ai ia ka lejuar të sëmurit ta shtyjë agjërimin e vet derisa të shërohet nga sëmundja, udhëtarit që ta shtyjë agjërimin e obliguar përkohësisht dhe ta ruajë fuqinë për shkak të ngarkesës fizike gjatë udhëtimit;
-në versetin mbi haxhin, Ai thotë: “Po kush është prej jush i sëmurë ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensimi është: agjërim, sadaka ose kurban” [El Bekara, 196]
Këtu përsëri All-llahu i Gjithëfuqishëm ia lejon personit të sëmurë ose atij që është i sëmurë nga zgjebja, zbokthi ose morrat, apo nga ndonjë sëmundje tjetër e lëkurës së kokës, që ta rruajë kokën gjatë kohës kur e vesh ihramin, edhe pse nuk është e lejuar, t`eleminojë avullimet e dëmshme që do të mblidheshin përreth kokës, dhe për pasojë do ta mbyllte frymëmarrjen e poreve dhe, ndoshta do të shkaktonte infektimin e folikulave të qimeve (folikulitis). Kur të rruhet koka, hapen poret dhe këto avullime dalin në lëkurë dhe e bëjnë të mundur procesin e pastrimit natyror.
Kështu, nga versetet e cituara të Kur`anit, dhe ajo që do të mund të kuptohej nga shpjegimet hyjnore, lejohet mësimi në zgjidhjen e sëmundjeve të lehta në mënyrë që të ndihmohet shërimi i sëmundjeve serioze, prandaj, për këtë arsye, është zhvilluar metoda deductive, që njihet me emrin qiyas, për eleminimin (pastrimin) e helmeve të dëmshme dhe gëlqerizmeve të tjera. Kjo metodë ndahet në dhjetë pjesë të trupit të njeriut duke përfshirë: gjakun kur vlon (rrjedh), faren (spermen) kur vrushkullon, urinën, fecesin, fryrjen (ënjtjen), vjelljen, tështitjen, gjumin, urinën dhe etjen. Secili nga këto dhjetë elemente, kur grumbullohet, shkakton sëmundje dhe pastaj e bën të domosdoshme pastrimin:
- nga pikëpamja e vetëpërmbajtjes dietetike (arab. himyah), udhëheqja shpirtërore është përkujdesur në Kapitullin e abdestit, ku All-llahu i Gjithëfuqishëm thotë: “Nëse jeni të sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen nga ultësia (nevojtorja) ose keni takuar grate, e nuk gjeni ujë, atëherë mësyne dheun dhe fërkoni me të fytyrat dhe duart (tejmum). All-llahu shlyen e falë mëkatet.” (En-Nisae, 43)
Në këtë rast All-llahu i Gjithëfuqishëm ia lejon të sëmurit që të zëvendësojë abdestin e zakonshem me tejmum (pastrim simbolik) dhe mos të përdorë ujin, kur përdorimi i tij i jashtëm është i dëmshëm. Kjo është edhe një vërejtje për njerëzit, e cila u tregon atyre se duhet të ruhen nga të gjitha ato që e dëmtojnë trupin, qoftë me karakter të jashtëm qoftë me karakter të brendshëm. Por All-llahu i Gjithëfuqishëm ua ka dërguar robve të vet parimet themelore të shërimit mjekësor dhe të rregullimit të tyre.
Në këtë vepër, ne do t`i paraqesim gjithashtu udhëzimet mjekësore që janë dhënë nga i Dërguari i All-llahut, s.a.v.s, dhe me siguri nuk ka rrugë me të mire për përdorimin e kësaj diturie. Sa i përket shërimit të zemrës, ajo mund të shërohet vetëm nëpërmjet Pejgamberëve të All-llahut, Prandaj, një zemër, për t`u shëruar dhe pastruar nga ndryrësitë, së pari duhet ta njohë Krijuesin dhe Zotin emrat dhe cilësitë e Tij, veprat dhe regullat e Tij, të ndjekë veprimin e Tij, të mendojë për urtësinë e Tij. Dhe që e tërë kjo të veprojë në ato zemra të tilla në atë mënyrë që ato zemra të dëshirojnë atë që urdhëron e dëshiron Ai, ndërsa të vëtëpërmbahen nga ajo që Ai e ndalon dhe urren. Dhe nuk ka jetë dhe shëndet të vërtetë përveç në këtë mënyrë. Këto dituri mund të mësohen vetëm nga mësimet e të dërguarve të Tij. (Qofshin të gjithë në paqë!), në të kundërtën meditimi do të jetë krejtësisht i gabuar dhe i pafrytshëm.
As nuk mund të mendojmë se do të mund të veprojmë në kundërshtim me udhëzimet, ndërsa zemrat të jenë të shëndosha. Do të mashtrohet ai që mendoj kësisoj, sepse një mënyrë e këtillë do të jetë vetëm ushqim i jetës dhe fuqisë së qënies së tij shtazore. Jeta e tij do të jetë e pakuptimshme dhe e ngjashme me jetën e kafshëve, ndërsa zemra e vërtetë dhe e devotshme është e çliruar nga paraftyrime të tilla të ulëta,
Ai që nuk mund ta dallojë ndryshmin ndërmjet këtyre dy gjërave të zemrës, duhet të qajë për jetën e zemrës së vet. Sepse ajo është plotësisht e vdekur. Zemra e vërtetë është e mbushur me dritë, ndërsa zemra e vdekur është mbytur në ambiset e errësirës.
Ibn Kajjim el-Xhevzi
Teuhid.Net



