Lëvizshmëria apo qetësia

Dije se të ushtruarit me masë është i domosdoshëm dhe mënyrë e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit, sepse me ushtrime digjen sasitë e tepërta të yndyrës dhe dhjamit që grumbullohen në organizëm, shtresimi i të cilave shkakton sëmundje të shumta, siç janë: shtypja e lartë, arteroskleroza, diabeti, reuma. Ushtrime fizike përmirësojnë punën e qarkullimit të gjakut dhe të zemrës, dhe rrjedhjen e gjakut në të gjitha organet dhe indet në organizëm. Gjithashtu mbështetë punë e organeve të frymëmarrjes, ashtu që rritë elasticitetin e mushkërive, aftësinë e zgjerimit dhe pranimit të sasivë të mëdha të oksigjenit. I ndihmon veshkave që të nxjerrin jashtë materiet jashtëqitëse të organizmit siç janë materiet azotike, acidet urinare, që e dëmtojnë organizmin.

Të ushtruarit i nxeh organet dhe i çliron nga materiet jashtëqitëse, dhe e bën organizmin të lehtë dhe të lëvizshëm. Duhet ushtruar pasi që ushqimi të jetë tretur në lukth, e kjo zakonisht është pesë orë pas shujtës, më shumë apo më pak, varësisht nga konstitucioni fizik dhe lloji i ushqimit. Të ushtruarit me masë e ngroh lëkurën dhe nxitë djersitjen,  dhe kur ndodh kjo duhet ndërprerë, sepse ushtrimet me djerësitje të tepruar nuk janë të mira.
Cilido organ që ushtrohet vshtë i fuqishëm dhe aktiv, ashtu edhe energjia nutritive; dhe kushdo që dëshiron ta përmirësoj kujtesën e tij le të mësoj shumë përmendësh.

Për secilin organ ekziston shtrim i veçantë: për mushkri është leximi, duke u nisur nga leximi në vetvete e deri tek ai me zë; për shikim është bukurshkrimi; për dëgjim janë tingujt e bukur; kalërimi me masë është ushtrim i mirë për tërë organizmin Pejgamberi s.a.v.s na ka urdhëruar që të praktikojmë ushtrimet të cilat janë të mira për trupin tone dhe për zemrat tona.
Kështu ai thotë: “Luftoni, do të pasuroheni, udhëtoni, do të jeni të shëndetshëm.” [Zinxhirin e transmetuesve e ka të dobët; e përmend Taberani në El-Evsat, ndërsa transmetuesit janë të besueshëm. Këtë e ka thënë Hejthemi në Muxhmeul-zevaid, 324/5]

Për sa i përket shkuarjes në shtrat, më së miri është që kjo të bëhet pasi të tretet ushqimi. Duhet rënë në krah të djathtë, ashtu siç kishte vepruar Pejgamberi i Allahut, s.a.v.s. Transmetohet nga Aisheja të këtë thënë: “Pejgamberi e fillonte gjumin duke rënë në krah të djathtë duke u kthyer drejt kibles.
Gjumi ditën është i dëmshëm, shkakton sëmundje, e bën njeriun përtac, prandaj duhet shmangur, përveç kur është fjala për vapët e mëdha, në bazë të fjalëve të Pejgamberit: “Flini në drekë, sepse shejtanët nuk flenë në drekë.”  [Zinxhirin e transmetuesve e ka të dobët, e përmend Hakimi në El-Mustedreku,435/1]
Dhe Pejgamberi s.a.v.s, tha: “Përdoreni syfyrin për ta agjëruar ditën, dhe gjumin e drekës për ta falur namazin e natës.” [Zinxhirin e transmetuesve e ka të dobët; e përmend Hakimi në El-Mustedreku435/1]
Transmetohet nga Pejgamberi, s.a.v.s. të ketë thënë: “Gjumi pas sabahut e pengon furnizimin.” [Zinxhirin e transmetuesve e ka të dobët; e përmend Sujuti në El-Muhtesaru lit-tibbin nebevijju, faqe 9]

 

Përgatiti

Teuhid.Net

www.teuhid.net

Hits: 81
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy