Shkaqet e sëmundjes

Shkaktar i pare është ajri. Ajri është i domosdoshëm që trupi të mbahet i balancuar në mënyrë të barabartë, derisa ajri është plotësisht i pastër, dhe derisa me të nuk përzihen erëra të papastërta. Ai është mbrojtës i padukshëm.

E treta nga katër degët e teorisë së mjekësisë merret me çështjen e etiologjisë.
Shkaktar i pare është ajri. Ajri është i domosdoshëm që trupi të mbahet i balancuar në mënyrë të barabartë, derisa ajri është plotësisht i pastër, dhe derisa me të nuk përzihen erëra të papastërta. Ai është mbrojtës i padukshëm.


Çdo stinë e vitit sjell sëmundje që janë në harmoni me atë, kurse i largon ato që nuk janë. Kështu, p.sh, vera shkakton nervozë dhe sëmundjet që janë të lidhura me tëmbëlin, por shëron sëmundjet që janë të lidhura më të ftohtin. E njëjta vlen edhe për stinët tjera të vitit.
Ajri i ftohtë na forcon dhe përmison tretjen. Ajri i ngrohtë shkakton efekte të kundërta. Ndryshimet në ajër mund të shkaktojnë murtajën, por për këtë do të bëhet fjalë më vonë.
Shkaktar i dytë janë ushqimi dhe pija.  Kur janë të nxehta shkaktojnë ngrohtësi të trupit dhe të kundërtën.


Shkaktar i tretë janë lëvizja dhe pushimi. Lëvizja shkakton ngrohje të trupit dhe të kundërtën.
Shkaktar i katërt është `lëvizja`  emocionale dhe pushimi, siç ndodh në rastet e hidhërimit, gëzimit, pikëllimit, trupit dhe zemërimit.
Këto faza e venë në lëvizje trupin tone – si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për këtë, po ashtu do të bëhet fjalë më vonë.


Shkaktar i pestë është zgjimi dhe gjumi. Gjumi e bën trupin të ngrohtë nga brenda, edhe pse e ftoh nga jashtë, kështu që ai që flenë duhet të mbulohet. Kur njeriu është zgjuar ndodhë plotësisht e kundërta.
Dhe në fund, shkaktar i gjashtë është marrja dhe të përmbajturit (frenuarit) nga ushqimi. Balanci mes këtyre të dyjave mbron shëndetin

 

Shenjat te njeriu

Fusha e katërt merret me çështjet e teorisë së shenjave.
Flokët e zeza dhe trupi i zi janë shenja të ngrohtësisë, kur e kundërta e kësaj janë shenja të të ftohtit. Ngjashëm është edhe me trupin e trashë dhe dobët (thatë). Mbipesha është shenjë e ngrohtësisë e përzier me lagështi. Sasia e tepruar dhe e dhjamit është shenjë e ftohtësisë se përzier me lagështi. Në të njejtën mënyrë, dëshira e tepruar për gjumë është shenjë e lagështisë, derisa e kundërta e kësaj është shenjë e thatësisë. Dëshira e matur për gjumë është shenjë e disponimit të barazuar.
Ngjashëm me këtë, vetë paraqitja e organit është një farë shenje.


Organet e gjëra (hapura) janë shenjë e ngrohtësisë, derisa e kundërta e tyre është shenjë e ftohtësisë. Të shikuarit e ngjyrave siç janë e kuqja ose e verdha janë shenjë për ngrohtësi. – derisa të kundërtat janë shenjë për ftohtësi. Dhe në fund, era e fortë e trupit është shenjë e ngrohtësisë, kurse mungesa e saj është shenjë e ftohtësisë.

 

Xhelaludin Abdurrahman es-Sujuti

Teuhid.net

Hits: 597
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy