Si duhet pi ujë

Uji nuk bën  të pihet para dhe gjatë ngrënies  (për pirjen e ujit gjatë ngrënies do të bëhet fjalë më vonë), e pas ngrënies duhet pi gjysmën e saj që do t`ua shuaj etjen, sepse kjo është më mire për tretje. Duhet shmangur ujin tepër të ftohtë sepse kjo dëmton organet e frymëmarjes, e sidomos pas ushqimit djegës, ëmbëlsirave, pemëve dhe pas marrëdhënieve seksuale.
Dhe nuk bë që njëkohësisht të pihet ujë nga pusi dhe lumi, dhe nuk bën që të pihet uji shpejt, sepse nga kjo mund të sëmuret mëlçia.

Kush e pyeti Pejgamberin s.a.v.s, si do të pi ujë? Ai pinte ujë ngadalë, jo shpejt. E ku uji pihet shpejtë atëherë hyn edhe ajri i cili në lukth shkakton dhembje, fryerje në stomak, pamundëson lëvizshmërinë e lukthit, kjo vështirëson tretjen e ushqimit. Kur uji pihet ngadalë, buzët i mbështeten sipërfaqes së ujit, kjo parandalon hyrjen ujit në lukth. Pinte duke bërë tri pushime, dhe ndërmjet secilit pushim merrte frymë jashtë enës, e jo në enë. Marrja frymë gjatë pirjes është shumë e rrezikshme sepse uji mund të huj në laring dhe ta shkaktoj ngulfatjen.

Transmetohet nga Enesi që Pejgamberi i Allahut, s.a.v.s, e ndërpriste pirjen tri herë për marrë frymë, e mandej thoshte: “Kjo është më e dobishme, më e shëndetshme dhe më shpejt e shuan etjen.”
Enesi, r.a thotë: “Kur pi, tri herë bëj pushim.” [Buhariu. 136/7]
Ebu Neimi transmeton se kur “Pejgamberi, s.a.v.s pinte, tri herë pushonte për të marrë frymë, fillonte me bismilah ndërsa përfundonte me Falënderim Allahut.”
Në transmetimin tjetër thuhet: Pastronte dhëmbët sipër dhe pinte ngadalë.”

Pejgamberi ka ndaluar që kur të pihet të merrej frymë në enë, sepse me rastin e marrjes frymë nga pështyma mund të bie diç në ujë, dhe kësisoj ena mund të ndotet.
Ajo që pinte ujë me ndërprerje, në të ka dobi të madhe. Kur njeriu është shumë i etur, i nevojitet për të pi shumë ujë dhe nuk është e shëndetshme që uji të pihet përnjeherë që të shuhet etja, derisa pirja me ndërprerje është shumë më e shëndetshme.

Ndërsa rëndësia e të marrit frymë gjatë ndërprerjeve është ajo që ajri hyn më mushkri, e nëse do të merrej frymë gjatë pirjes uji do të mund të depërtonte në rrugët e frymëmarrjes, dhe kjo do të mund të shkaktonte ngulfatjen. Arsye pse duhet të jeni tri ndërprerje është sepse nuk ka nevojë për më shumë, dhe secili që pi duhet të pushoj tri herë duke ndjekur atë që kishte bërë Pejgamberi s.a.v.s, Këto janë mësime të urta, dhe fakte teorike, të cilat mund t`i kuptojnë vetëm ata që janë të arsyeshëm, dhe salavati e salami qofshin me këtë Pejgamber të ndershëm i cili nuk ka përfundim.

Enesi ka thënë: “Pejgamberi i Zotit, s.a.v.s, e ka ndaluar që të pihet në këmbë.” [Muslimi, 193/13]
El-Hatabi, r.a ka thënë: “Kjo ndalesë është për shkak të rekomandimit. Omer, Osmani, Aliu, r.a dhe shumica e dijetarëve kanë lejuar që të pihet në këmbë. Disa konsiderojnë që kjo është mekruh, ndërsa edhe Pejgamberi ka pi në këmbë.” [Buhariu 143/7]. Pejgamberi s.a.v.s, e ka ndaluar që të kthehet gryka e calikut, respektivisht të përkulet koka dhe të pihet nga ajo. [Buhariu, 145/7]

Ibën Abassi ka thënë: “Pejgamberi, s.a.v.s, e ka ndaluar që të pihet nga gryka e calikut.” [Buhariu, 145/7]
Arsye për këtë është ajo që nuk dihet se çka mund të bie në grykë të calikut, sepse në ujë mund të gjendet ushunjëza apo diçka ngjashëm, dhe mund të ndalet në grykë të calikut, ashtu thuhet.
Ibën Maxheh transmeton nga Ibën Abassi të ketë thënë: “Pejgamberi, s.a.v.s, kishte gotë nga qelqi nga e cila pinte.”
Muveffik Abdul-latifi thotë: “Enët e qelqta janë më të mirat për të pi, Hindusët e preferonin, sundimtarët pinin nga ato dhe u jepnin përparësi kundruall enëve nga ari dhe safari, sepse qelqi është i rallë dhe pranon dritën; kur lahet, është si i ri; në të mund të shihet helmi dhe këto janë vetitë më të rëndësishëm të cilat i kanë shtyre sundimtarët hindus që ta përdorin.
 

Përgatiti

Teuhid.Net

www.teuhid.net

Hits: 390
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy