teuhid.NET - Ta mėsojmė TEUHIDIN...

Veēoritė e ushqimit dhe ilaēet Pjesa3 PDF Printoni E-mail

Ato ilaçe që nuk kanë efekte të qarta në trup janë në shkallën e parë. Në të dytën janë ato që kanë ndonjë efekt në trup, me kusht që ai efekt të mos jetë i dëmshëm. Nëse kanë efekt negativ, por nuk është vdekjeprurës, atëherë gjenden në shkallën e tretë, e nëse e kalojnë këtë shkallë ato janë kualifikuar si helmuese.

 

FARAT E KORIANDRIT (Habba sevda- Coriandrum sativum)
Buhariu thotë se farat e vruvës janë të ngrohta dhe të thata dhe se janë në shkallën e tretë. Ebu Hurejre e transmeton hadithin të njohur mirë ku thuhet. “Farat e koriandrit janë për ju, sepse janë ilaç për çdo sëmundje pos kancerit- e ajo është sëmundje vdekjeprurëse.” Këtë hadith e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
Atë që arabët e quajnë `habba sevda`, persianët e quajnë `shuniz`. Sipas hadithit të cilin e transmeton Hasani, kjo fjalë do të thotë `koriander`. Por, Hereviu thotë se kjo fjalë do të thotë frut i drurit të terepintit dhe asgjë tjetër Abdul Latifi thotë se fjala do të thotë qimon i zi (Carum carvi) i cili po ashtu është i njohur si qimoni indus kurse përdorimi tij është i shumëanshëm, kurse gjithandej është pranuar sikur panaceja (ilaç kundër të gjitha sëmundjeve). Fjala `gjithandej` duhej të kuptohet ‘çdokund` por këtu ajo ka kuptim `shumë sëmundjeve`, por edhe kjo fjalë është e tepruar.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “dhe asaj i ishte dhënë çdo send,” (Nemël: 23)
Ndoshta këto fjalë kanë të bëjnë me mjekësinë, por këtë e di vetëm All-llahu subhanehu ve teala, dhe Pejgamberi i Tij, sal-lallahu alejhi ve selem. Allahu i Lartësuar na ka privuar nga kjo dituri, por Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, na ka lajmëruar se ajo egziston
Ngjajshëm me këtë është edhe hadithi ku thuhet “Kush i hanë shtatë hurma axhve në mëngjes, nuk do ta godet kurrfarë fatkeqësie dhe do të jetë i sigurt nga sihri tërë ditën.” Në një vend tjetër qëndron se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë, se në një krah miza mban helm, e në tjetrin kundërhelmin. Këto shpallje janë mu`xhize të Pejgamberit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem.
Farat e koriandrit janë mjaft të mira për t`iu kundërvyer të gjitha sëmundjet të cilat në thelb përmbajnë ftohtësi dhe lagështi.
Përdoren edhe për sëmundjet që janë të lidhura me nxehtësi, por të përziera me ilaçe thera për ta lehtësuar efektin e tyre. Ngjajshëm me këtë është kur mjeku e përzien shafranin me kamfurin në një pilulë.
Farat e koriandrit i ndalin gazërat, largojnë çfarëdo bllokimi, i regullojnë pastrimet mujore, si dhe regullon qumështin të gratë shtatzëne. Nëse i shtypim dhe i përziejmë me uthull, pastaj e lyejmë barkun, skrajat e zorrëve do të humbin. Për shkak të kësaj cilësie, këto fara janë të njohura edhe si `fara skraja`. Ato e shërojnë edhe të ftohurit. Nëse i ziejmë në yndyrë, atëherë janë të mira kundër rënies së flokëve dhe halucinacioneve. Pomada e bërë nga këto fara stimulon rritjen e mjekrës, dhe ndal thimjen e flokëve.
Vetëm një mithkal (masë e peshëve në lindje, 1 mithkal = 4.68 gr.) e kësaj pije nga këto fara mjafton për t`u kthyer fryma, e po ashtu është i përshtatshëm për shërim të kafshimit të marimangës me kush të jetë i bluar dhe ta marrim për çdo ditë, si dhe kundër kafshimit të qenit kur mund të na shpëtojë nga vdekja.
Tymi nga farat e djegura i dëbon insektet. Kur i hamë me bukë, atëherë e ndalin dhembjen e kokës dhe i ndalin gazërat.
Pomada ose pashteta e bërë nga këto fara është e shkëlqyeshme kundër shtangimit, migrenës, apopleksisë (gjakderdhja, pika në tru) ose pikes (ndalje e punës së ndonjë organi të rëndësishëm mushkërive, zemrës ose trurit- regullisht i përcjellur me alivanosje), letargjisë dhe marramendjes.
Pra, dobitë e koriandrit janë të shumta. Kush dëshiron t`i dijë të gjitha dobitë e koriandrit duhet të hulumtojë me dhjetra vepra që flasin dhe e përshkruajnë atë. Kjo që është përmendur këtu është vetëm një përmbledhje. Nëse mjekët kanë qenë të vetëdijshëm për të gjitha dobitë e koriandrit, mund të jemi të sigurt se i ka ditur edhe Pejgamberi ynë, sal-lallahu alejhi ve selem.

 


GJALPI (Semn)
Gjalpi nga qumështi i buallicës është i dëmshëm për barkun.
Është i mire kundër helmimit nëse është i bërë nga qumështi i lopës i përzier me mjalt.
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem ka thënë: “Në qumështin e lopës është ilaçi, si dhe ne gjalpin e bërë nga ai.”
Ekzistojnë edhe fjalë popullore: “Qumështi i lopes është për ju, sepse vjen nga përzierja e të gjitha barnave.”
Ebu Nu`ajmi transmeton se Aliu, radijall-llahu anhu, ka thënë: “Njerëzit nuk do të gjejnë diç më të mire se gjalpi i lopës.”

 


GJINJTË E KAFSHËVE KATËRKËMBËSHE (Dar`)
Ngrënia e gjinjve të kafshëve e rritë sasinë e qumështit të grate.

 

HARABELI (`Usfur-Passer domesticues)
Mishi i harabelit e shton numrin e spermatozoidëve dhe i stimulon lëvizjet e tyre gjatë marrëdhënieve intime.
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, ka ndaluar mbytjen e harabelit pa arsye.

 

HARDHUCA (Dabb)
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Hardhuca është dukuri e shpeshtë në vendin tim, prandaj edhe nuk më interesojnë.”
Halidi ka thënë: “Ata e mbytnin dhe e hanin, derisa Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, vetëm i shikonte”. Këtë hadith e transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Ibn Omeri transmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e kanë pyetur për hardhucat, e ai është përgjigjur, “Mos e hani, por edhe mos e konsideroni ngrënien e saj haram.”
Mishi i hardhucës e shumon numrin e spermatozoidëve.

 

HASHASHI (Hashash-Papaver somniferum)
Hashashi është i ftohtë dhe i thatë dhe është në shkallë të dytë Hashahi shkakton helmim dhe gjumë.

 


HURMAT FEMRORE TË PAPJALLMUARA (Busr)
Këto lloj hurma janë të ngrohta dhe thata. E nxisin punën e shpretkës dhe tajitjen e pështymës. Ka pasoja negative kur i përdorim si
lëng, klizmë ose suppose (hapa që vinhen ne anus).

 

HURMAT E PJALLMUARA TË PAPJEKURA (Behal)
Këto hurma janë të ngrohta, e kur të piqen atëherë janë të ftohta. Të dy llojet regullojnë aktivitetin e Lukthit.
Ibn Maxhe transmeton se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Hani hurma të freskëta dhe të thata bashkë, sepse shejtani ka thënë se Ademi, sal-lallahu alejhi ve selem, ka jetuar aq gjatë sa ka ngrënë hurma të freskëta dhe të thata bashkë.”
Sipas një hadithi tjetër ngrënia e hurmave shejtanin e bën të pikëlluar. Nesaiu poashtu e trnamseton këtë hadith, por edhe thotë se ky hadith nuk është i sigurt.

 

HURMAT E THATA (Temr)
Aliu, radijall-llahu anhu, ka thënë: “Hurmat më të mira janë hurmat el-Bernij”
Nga hadithet që flasin për hurmat është edhe ky: “Hurma më e mire është hurma el-Bernij, sepse ajo i largon sëmundjet.”
Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Në ëmbëlsirën e hurmës el-Bernij nuk ka sëmundje.”
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, po ashtu ka thënë: “Le të hanë grate e juaja hurma, sepse cila prej tyre hanë hurma, do t`i lindë fëmijët me lehtësi.”
Sa i përket hurmave të frreskëta ato kanë qenë ushqim i Merjemes, e sikur të kishte diç më të mire se ato, ajo sigurhst do t`i hante. Allahu subhanehu ve teala, thotë:  “E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.” (Merjem: 25)
Disa sahabe dinin t`i thartojnë hurmat, kurse Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dinte ta pijë atë lëng me ditë.
Nga hadithet që flasin për hurmat është edhe ai ku qëndron se ngrënia e hurmave mbron nga kolika (dhembje, shtrëngim barku).
Ibn Abbasi ka thënë: “Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, i donte hurmat që i quanin `axhvat`”.
Autori i librit thotë: “Axhvrati është ushqim i plotë dhe i shkëlqyeshëm, e nëse ia shtojmë edhe pak gjalpë, ai vetëm do t`ia përmirësojë cilësinë.” Sipas një hadithi, Axhvati është frut nga frutet e Xhenetit. Të gjithë hadithet e lartëpërmendura gjenden në librin Kitab et-Tibb nga Ebu Nu`ajmi.
Nga Sa`d ibn Vekas transmetohet hadithi i njohur: “Kush i hanë shtatë kokra hurma Axhvat në mëngjes, nuk do ta godet kurrfarë fatkeqësie dhe do të jetë i sigurt nga sihri tërë ditën.” Këtë hadith e transmeton Buhariu dhe thotë se është i mirë.
Në një hadith tjetër thuhet: “Kush i hanë shtatë kokra hurma mes sabahut dhe akshamit nuk do ta godet kurrfarë fatkeqësie në atë kohë
Autori i këtij libri është i mendimit se fjala sabah do të thotë ngrënia në mëgjes për çdo ditë, kurse axhvat është hurma e njohur e Medinës, e cila është shumë më e madhe se hurma es-sihani, është me ngjyrë të errët, edhe vetë Pejgamberi e kultivonte. Është e qartë se bereqeti i saj është edhe në atë se vetë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, e ka kultivuar.
Mund të vrejmë lidhjen me traditën e vënies së dy degave të hurmës në dhe brenda varrit të shehidit. Vurja e degëve të hurmës u jep bereqet dhe ua pakëson vuajtjet e tyre.
Tirmidhiu ka transmetuar një hadith të ngjashëm. Ai thotë se axhvat është edhe dru në Xhennet ku gjendet ilaçi kundër helmit
Aisheja, radijall-llahu anhu, po ashtu transmeton hadithin ku thohet: “Axhvati është ilaç i shkëlqyeshëm.” Këtë hadith transmeton Muslimi.
Është Sunnet të ndërpritet agjërimi me hurma. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush mund të gjejë hurma, le ta fillojë iftarin me to, e kush nuk mund të gjejë le ta fillojë me ujë, sepse ai vërtet është i pastër.” Transmeton Nesaiu.
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Sa i përket shtëpisë ku nuk ka hurma, ata të cilët jetojnë në të sigurisht do të uriten.
Hurmat janë të ngrohta dhe të thata. E forcojnë instinktin seksual dhe fuqinë, e sidomos kur i përdorim me fara të frutave tjera.
Por nëse i han personi që ka ndezje të syrit, do të ketë probleme më kokëdhembje. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, ia ka ndaluar Aliut, sadijall-llahu anhu, që ti hajë kur ka patur ndezje të syrit.
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, po ashtu ka thënë se hurmat e thata dhe rrushi i thatë nuk duhet të thartohen bashkë. E njëjta vlen edhe për hurmat e freskëta dhe rrushin.
Efektet negative të ngrënies së hurmave neutralizohen me ngrënien e bajameve dhe hashashit (Papaver somniferum).

 

HURMAT E FRESKËTA (Rutab)
Hurmat e freskëta janë të ngrohta dhe të lagura. Shkaktojnë gazëra. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ka ndaluar të vihen hurma të freskëta në çfarëdo lloj ekstratki ose infuzioni.

 

KAFEJA (Bun)
Kafeja është e ftohtë dhe e lagësht. Kafeja është e mirë kundër dizenterisë (sëmundjet infective e zorrëve) dhe ndezjes së zorrëve. Kafeja po ashtu e shuan etjen. Thuhet se kafeja të jep urtësi dhe se duhet përdorur me kujdes të veçantë.


Lexime: 162
Komente (1)Add Comment
Slm
Shkruar nga Muwehid, November 04, 2008
ALllahu ju shperblefte vellezer dhe inshAllah Allahu i sheron gjithe muslimanet.Amin

Komento
smaller | bigger

busy
 
< I mėparshmi   Tjetri >
 

Radio Islame


Copyright vEsti24

Sondazh

A ju pėlqen web-faqja?
 
Ju gjindeni ne  :Ballina

Hadith i javės

“Nuk do tė hyni nė Xhennet derisa tė be­soni, dhe nuk do tė besoni derisa tė mos duheni nė mes veti. A nuk dėshironi t'ju udhėzoj nė njė gjė, nėse e bėni atė do tė duheni nė mes veti? Pėrhapni selamin (pėr­shėndetjen) nė mes jush!” (Mus­limi)