teuhid.NET - Ta mėsojmė TEUHIDIN...

Shkaqet e sėmundjes PDF Printoni E-mail
 E treta nga katër degët e teorisë së mjekësisë merret me çështjen e etiologjisë. Shkaktar i pare është ajri. Ajri është i domosdoshëm që trupi të mbahet i balancuar në mënyrë të barabartë, derisa ajri është plotësisht i pastër, dhe derisa me të nuk përzihen erëra të papastërta. Ai është mbrojtës i padukshëm.

Çdo stinë e vitit sjell sëmundje që janë në harmoni me atë, kurse i largon ato që nuk janë. Kështu, p.sh, vera shkakton nervozë dhe sëmundjet që janë të lidhura me tëmbëlin, por shëron sëmundjet që janë të lidhura më të ftohtin. E njëjta vlen edhe për stinët tjera të vitit.
Ajri i ftohtë na forcon dhe përmison tretjen. Ajri i ngrohtë shkakton efekte të kundërta. Ndryshimet në ajër mund të shkaktojnë murtajën, por për këtë do të bëhet fjalë më vonë.
Shkaktar i dytë janë ushqimi dhe pija.  Kur janë të nxehta shkaktojnë ngrohtësi të trupit dhe të kundërtën.
Shkaktar i tretë janë lëvizja dhe pushimi. Lëvizja shkakton ngrohje të trupit dhe të kundërtën.
Shkaktar i katërt është `lëvizja`  emocionale dhe pushimi, siç ndodh në rastet e hidhërimit, gëzimit, pikëllimit, trupit dhe zemërimit.
Këto faza e venë në lëvizje trupin tone – si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për këtë, po ashtu do të bëhet fjalë më vonë.
Shkaktar i pestë është zgjimi dhe gjumi. Gjumi e bën trupin të ngrohtë nga brenda, edhe pse e ftoh nga jashtë, kështu që ai që flenë duhet të mbulohet. Kur njeriu është zgjuar ndodhë plotësisht e kundërta.
Dhe në fund, shkaktar i gjashtë është marrja dhe të përmbajturit (frenuarit) nga ushqimi. Balanci mes këtyre të dyjave mbron shëndetin

 

Mare nga libri: Mjekesia e Profetit.
Pergatiti: teuhid.net

Lexime: 197
Komente (0)Add Comment

Komento
smaller | bigger

busy
 
< I mėparshmi   Tjetri >
 

Radio Islame


Copyright vEsti24

Sondazh

A ju pėlqen web-faqja?
 
Ju gjindeni ne  :Ballina

Hadith i javės

“Nuk do tė hyni nė Xhennet derisa tė be­soni, dhe nuk do tė besoni derisa tė mos duheni nė mes veti. A nuk dėshironi t'ju udhėzoj nė njė gjė, nėse e bėni atė do tė duheni nė mes veti? Pėrhapni selamin (pėr­shėndetjen) nė mes jush!” (Mus­limi)