teuhid.NET - Ta mėsojmė TEUHIDIN...

Praktimi i mjekėsisė - Pijet PDF Printoni E-mail
 Asnjëherë mos pini ujë menjëherë pas ngënies, ose ne bark të thatë. Kushdo qe pi ujë nga burimi, tretja e tij do të jetë e mire. Largohuni nga pirja e ujit shumë të ftohtë, sepse ai dëmton organet e frymëmarrjes, sidomos pas ushqimit të nxehtë, ose pas ëmbëlsirës, ose pas larjes me ujë të nxehtë, ose pas marrëdhënieve seksuale.

Mos e përzini ujin e  lumit me ujin e burimit (pusit).
Asnjëherë mos pini ujë përnjëherë (pa ndërprerë), sepse kjo mund të shkaktojë sëmundje, të cilën Bejhekiu e karakterizon si dhembje në mëlçi të zezë.`
Enesi transmeton se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, e kishte shprehi të pinte sherab dhe të mere frymë tri here, duke përmendur emrin e All-llahut para se të fillonte, por edhe kur e ndërpriste pirjen, sepse kjo i ofronte kënaqësi më të madhe, është më e shëndetshme dhe më mirë e shuan etjen. Sherab në këtë rast do të thotë ujë, edhe pse në terminologjinë e mjekësisë do të thotë `mjet narkotik`, respektivisht shurup.
Sipas Tirmidhiut Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, kur pinte përdorte diç të ngjajshme me fije të kashtës.
Është mirë  që uji të harxhohet racionalisht. Kjo ngase ndonjëherë nevoja e kërkon të pihet shumë ujë, ndoshta për shkak etjes së madhe, e njeriu nuk mund të jetë i sigurt se do t`i ofrohet prap rasti të pijë dhe të shuajë etjen. Harxhimi racional i ujit do të bëjë shum më të sigurt.
Dobitë nga pushimet në frymëmarrje kur pimë ujë janë: Ndalet frymëmarrja në momentin e gëlltitjes, por edhe mëtej ekziston nevoja për të marrë frymë dhe ujë. Nëse njeriu merr frymë dhe në të njejtin moment e fut ujin në laring, kjo do të shkaktojë kollitje. Por nëse njeriu ndalet dhe merr frymë, atëherë kjo nuk do të ndodhë.
Sa i përket thënies se pirja e ujit me ndërprerje paraqet më shumë kënaqësi, sigurisht se është më e mirë për shuarjen e etjes se nëse këtë e bëjmë përnjëherë. Sa i përket thënies se është e shëndetshme të pihet me ndërprerje, ajo vjen në shprehje në rast kur njeriu pi për t`u shërurar, atëherë ai me siguri tërësisht do të shërohet nga ajo sëmundje.
Dhe në fund, pirja me ndërprerje e shuan atjen më mire ose më mire `depërton`, dhe kështu e përmirëson tretjen dhe stimulon oreksin.
Këto janë urtësi dhe të vërteta të mëdha, që nuk i përmendin shumica pos atyre që janë kritik ndaj këtyre çështjeve. Urtësitë e kohës së kaluar dhe të tashme nuk i kanë përfshirë  shumë – mëshira e All-llahut qoftë mbi mjekun tonë plotësisht të pastër,
Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve selem, dhe mëshira e Tij le të zgjatë përgjithmonë.
Enesi transmeton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka ndaluar të pihet në këmë. Ali el-Hatabi ka thënë: “Kjo ndalesë vlen për shuarjen e etjes dhe vendosjen e ndonjë kufiri në këtë.”
El-Hatabi ka lejuar të pihet në këmbë, e këtë e kanë bërë edhe Omer, Othmani, Ali, radijall-llahu anhu, si dhe shumë dijetarë tjerë derisa  disa të tjerë kanë refuzuar. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem ndonjëherë ka pirë edhe në këmbë.
Buhariu transmeton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka ndaluar pirjen e ujit drejtpërdrejtë nga shishja, sepse ai që pin nuk do të sheh se çka shkon ne fytin e tij, e mund të jetë ushunjëz ose diç e ngjajshme me të që mund t`i ngjitet në laring, Është njohur se ndodhin raste të tilla.
Ibn Maxhe transmeton nga Ibn Abbasi se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem kishte gotë nga e cila pinte çdo here.
El Muveffak Abdul Latifi ka thënë: “Gota është ena më e mire për pirje.”
Indusët po ashtu kanë përdorur. Mbretërit e tyre kishin shprehi të pine prej gotave të argjendit të stolisura me margaritarë, sepse këto materiale më pak ndyten, e kur të pastrohen duken sikur plotësisht të janë të reja. Uji ose ndonjë pije tjetër që ka qenë e ndotur, lehtë është vërejtur në këto gota, dhe ka qenë shumë rëndë të futet helm në to, e të mos vërehet. Këto janë karakteristikat më të mira të tyre për shkak të cilave kanë qenë të përdorur nga mbretërit e Indisë”.

 

Mare nga libri: Mjekesia e Profetit.
Pergatiti: teuhid.net

Lexime: 168
Komente (0)Add Comment

Komento
smaller | bigger

busy
 
< I mėparshmi   Tjetri >
 
Ju gjindeni ne  :Ballina arrow Mjekėsia arrow Praktimi i mjekėsisė - Pijet

Hadith i javės

“Nuk do tė hyni nė Xhennet derisa tė be­soni, dhe nuk do tė besoni derisa tė mos duheni nė mes veti. A nuk dėshironi t'ju udhėzoj nė njė gjė, nėse e bėni atė do tė duheni nė mes veti? Pėrhapni selamin (pėr­shėndetjen) nė mes jush!” (Mus­limi)