teuhid.NET - Ta mėsojmė TEUHIDIN...

Lėvizja dhe pushimi PDF Printoni E-mail
 Dijeni se ushtrimi i matur është mënyra më e mirë për ruajtjen e shëndetit të mirë. Me ushtrime i ngrohim organet tona, i largojmë materiet e dëmshme nga trupi, dhe me këtë e bëjmë trupin më të lehtë dhe më të lëvizshëm.

Koha më e mirë për ushtrime është kur ushqimi e lëshon barkun, e ajo është përafërsisht pesë ose gjashtë orë pas ngrënies, varësisht nga konstruksioni i njeriut si dhe nga vetë ushqimi. Kurt hemi `ushtrimi i matur`, atëherë mendojmë në ushtrimet nga të cilat skuqet lëkura. Kur të fillojmë të djersitemi atëherë duhet ndërprerë. Çdo ushtrim që e shpejton djersitjen quhet `ushtrim i rëndë`.
Çdo organ forcohet dhe `gazmohet` nga ushtrimet e përditshme. E njëjta gjë është edhe me aftësitë psikike. Kush don që të përmisojë të mbajturit mend, mënyra më e mire për të bërë këtë është mësimi i regullt. Për çdo organ ka ushtrime të veçanta.
Kështu për gjoksin kemi të folurit- fillojmë me pëshpëritje, kurse mbarojmë me zhurmë. Për sytë më të mira janë shkronjat e imta, kurse veshë tingujt e lehtë.
Me kalërimin e ushtrojmë tërë trupin.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka udhëzuar për disa ushtrime që janë të dobishme pë trupin dhe zemrën tonë. Ka thënë: “Kalëroni, do të jeni të pasur. Udhëtoni, do të rriteni të shëndoshë.”
Në një vend tjetër ka thënë: “Agjërimi sjell shëndet.” Thënia e tij “Hani ushqimin tuaj në emër të All-llahut dhe me lutje.” u përmend më parë.

 

Mare nga libri: Mjekesia e Profetit.
Pergatiti: teuhid.net

Lexime: 144
Komente (0)Add Comment

Komento
smaller | bigger

busy
 
< I mėparshmi   Tjetri >
 

Radio Islame


Copyright vEsti24

Sondazh

A ju pėlqen web-faqja?
 
Ju gjindeni ne  :Ballina

Hadith i javės

“Nuk do tė hyni nė Xhennet derisa tė be­soni, dhe nuk do tė besoni derisa tė mos duheni nė mes veti. A nuk dėshironi t'ju udhėzoj nė njė gjė, nėse e bėni atė do tė duheni nė mes veti? Pėrhapni selamin (pėr­shėndetjen) nė mes jush!” (Mus­limi)