teuhid.NET - Ta mėsojmė TEUHIDIN...

Fjetja PDF Printoni E-mail
 Koha më e mire e fjetjes është pasi të tretet ushqimi. Është mire të shtrihesh në anën e djathtë të trupit, sepse edhe Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e bënte këtë. Këtë e ka vërtetuar Aisheja radijall-llahu anhu, e cila ka thënë: “Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, shtrihej në anën e djathtë dhe kthehej ka Meka.”

Të flesh ditën nuk është mirë. Kjo ndikon keq në karakter, i jep rast fillimit të shumë sëmundjeve të ndryshme dhe e bën njeriun përtac. Duhet shmangur fjetjes përveç në darke për t`u larguar nga nxehtësia e drekës, që është në pajtim me hadithin e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Fleni pak, sepse vetëm shejtanët nuk flejnë kurrë.” Në një vend tjetër thotë: “Do ta keni më lehtë të ngriteni natën për të falur namaz të natës, nëse fleni pak gjatë ditës.”
Po ashtu ka thënë: “Gjumi i mëngjesit e ndalë nafakën (rizkun)”

Transmetohet nga Xhabiri se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ka ndaluar të fjeturit me trup gjysmë nën hije e gjysmë në diell. Po ashtu transmetohet se ka ndaluar uljen me trup gjysmë nën hije e gjysmë në diell. Këtë e ka regjistruar hafidh Ebu Nu`ajmi, Ebu Davudi po ashtu e transmeton ne Sunenin e tij.

Aisheja, radijall-llahu anhu, ka thënë: “Kush shkon të flejë pas drekës vonë prej vetes do të bëjë njeri të çmendur, dhe për këtë mund të fajësojë vetëm vetveten.”

El-Imami ka thënë: “Ka një send që njeriu i është ndaluar, e ky është gjumi në pasdrekën e vonshme, dhe krejt kjo nga frika se mos po e humbë mendjen.”

Po ashtu e ka ndaluar gjumin pas namzit të sabahut deri sa të del dielli, si dhe pas namazit të akshamit. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk e donte gjumin në këto dy kohë aq sa nuk e donte ndejen pas tyre, pos kur bisedohej për urtësi, për Allahun ose për punë.
Të fjeturit në bark është e ndaluar, sepse i tillë është gjumi i Xhehennemit.
Dhe në fund, është shum më mire të flihet me abdest, siç është përmendur në hadithin që flet për pastërtinë.

 

Mare nga libri: Mjekesia e Profetit.
Pergatiti: teuhid.net

Lexime: 160
Komente (1)Add Comment
fjetja
Shkruar nga Fatime, June 16, 2008
All-llahu xh.sh ju shperblefte me xhennet .
Ju uroj per kete faqe te mrekullueshme .
Esselamun alejkum ve rahmetullahi ve bereketu.

Komento
smaller | bigger

busy
 
< I mėparshmi   Tjetri >
 
Ju gjindeni ne  :Ballina arrow Mjekėsia arrow Fjetja

Hadith i javės

“Nuk do tė hyni nė Xhennet derisa tė be­soni, dhe nuk do tė besoni derisa tė mos duheni nė mes veti. A nuk dėshironi t'ju udhėzoj nė njė gjė, nėse e bėni atė do tė duheni nė mes veti? Pėrhapni selamin (pėr­shėndetjen) nė mes jush!” (Mus­limi)