Font size: Increase Decrease Default
Teuhid.NET  - Thursday, 09 September 2010

Teuhid.NET

Sign guestbookSign guestbook:

Minberi i Teuhidit     17 January 2010 15:21 |
Es Selamu Alejkum, we rahmetullahi we beraketuhu

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve, Mëshiruesit, Mëshirbërësit.

Të nderuar vëllezër dhe motra, pas një kohe të gjatë, sërisht kthehemi, andaj, për mos ta zgjatur, do të tregojme se çfarë ka të re në Teuhid.NET dhe çfarë funkcione kemi shtuar dhe çfarë kemi hjekur.

1.Prej tash, i mundësojmë çdo vizitori që të shënon artikull në çfarëdo teme:

Ju nevoitet që vetëm të regjistroheni, dhe klikoni në menu-jën e vizitorit në: USER MENU – kliko në Submit an Article.
Postimi juaj do të kontrollohet dhe duhet të konfirmohet që të publikohet. Kjo ju mundëson që ta keni më lehtë për të marë shpërblim tek Allahu, atë që ju ia dërgoni njërit, nëpërmjet Teuhid.NET tash më ju mundësojmë që veprën tënde ta lexon secili. Allahu, azze we xhel, thotë:

“E për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre u jap shpërblim të plotë.”

2.Çdo libër, audio ose video interesante që bazohet në Kur’an dhe Sunnet, është e mirëse ardhur, andaj, e juaja është që vetëm të kontaktoni me ne, në e-mailin: info@teuhid.net This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it ,që të ju japim të drejtën që të shtoni diç në kategorinë e shkarkimeve (downloads).

3.Kontaktimin direkt duke e përdorur “librin e vizitorëve”, duke na dhënë ideja, sugjerime dhe këshilla, apo kritika, që ndoshta mendoni se nevoitet të përmirësohet diç.

4.Përkthimin apo sjelljen e ndonjë lajmi që ju mendoni se ne kemi nevojë. Lajmet duhet të përkthehen në mënyrë më të shkurtë, duke e sjellur kuptimin e përkthimit (FLASH LAJM) e jo të tërin ashtu siç është, andaj kjo ju mundëson, që duke e përdorur mundin tuaj, të fitoni shpërblim para Allahut, dhe të jemi të sigurtë se për çdo gjuhë që ne e kuptojmë dhe mund të punojmë me të, do të pyetemi para Allahunt se çfarë kemi kontribuar për Dinin e Tij.

5.Video nga youtube, google etj, pra për çdo video që mendoni se duhet të postohet në kategorinë VIDEO, kontaktoni me ne që të ju mundësojmë që ajo video të postohet.

Për fund, lusim Allahun që Allahu të ju shpërblen për çdo lexim dhe vepër që bëni për Dinin e Tij, s’ka dyshim se Allahu falë shumë dhe është Mëshirues.

Kërkojmë hallallëk për vonesën e web-faqes.

ÇDO KONTRIBUT I JUAJI, ËSHTË I MIRËSE ARDHUR DHE I NEVOJSHËM PËR NE.

Es Selamu Alejkum,

admin

info@teuhid.net This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it


1
Entry in guestbook
Copyright © 2010 Teuhid.NET. All rights reserved.