Organizata Human Rights Watch i ka bërë thirrje administratës së presidentit amerikan, Barack Obama, të urdhëroj hetime penale lidhur me akuzat se administrata e ish-presidentit George Bush, ka autorizuar përdorim të torturës kundër të burgosurve.
Kjo thirrje është bërë në raportin prej 107 faqesh të grupit Human Rights Watch.
Në të thuhet se administrata Obama ka dështuar t’i plotësoj obligimet e Shteteve të Bashkuara sipas Konventës Kundër Torturës, për hetimin e akteve të torturës dhe keqtrajtimet e tjera të të burgosurve.
Avokatët e organizatës Human Rights Watch thanë se ka dëshmi të mjaftueshme për t’i emëruar katër zyrtarë të nivelit më të lartë të administratës Bush për hetimet për krime të luftës, e këta janë: ish presidenti George Bush, ish-zëvendës presidenti, Dik Cheney, ish-sekretari i mbrojtjes, Donald Ramsfeld dhe ish-drejtori i agjencisë CIA, George Tenet.



