Ri-hapet faqja Teuhid.net

Es-Selamun Alejkum.

Të nderuar vizitorë, pas disa ditëve punë, kthehemi përsëri me dizajn të ri.

Për të rritur aktivitetin e myslimanëve në lexim dhe interesim për fenë Islame, jemi munduar që në faqen kryesore t’i kenë të gjitha gjërat në një vend. Andaj, edhe janë shtuar disa gjëra që nuk i kemi pasur:

1.    Minber TV – Tanimë online dhe shpresojmë se do të mbeteni të kënaqur.

2.    Kategori e re për Ramazan, që do të mundoheni të lexoni disa çështje esenciale rreth Ramazanit.

3.    Kategori e re për motrat myslimane – Muslimanja, që do të mundohemi që të zgjedhim tema interesante dhe këshilla për motrat tona.

4.    Komente, analiza dhe opinione – nga të cilat do të publikohet ajo që e shohim se nevojitet të publikohet.

5.    Jemi në përpunimin e një forumi të vogël që do të ketë pak kategori, me qëllim që të rritet aktiviteti në ndërrimin e mendimeve dhe diskutimeve për hirr të Allahut, që si rezultat i mirë, do të lihet anësh shpifja dhe akuza ndaj njerëzve.

Falënderimi i takon Allahut i cili na ka mundësuar që ta publikojmë përsëri atë që ne e shohim si të mirë. Pa ndihmën e Atij, nuk kemi mundur që ta lëvizim edhe dorën.

Allahu ju shpërbleftë për durimin.

Staffi / Teuhid.NET 

www.teuhid.net

Hits: 396
Comments (1)Add Comment
...
written by Abdullah-, July 12, 2011
Allahu ju shperblefte dhe Allahu ju dhashte sinqeritet dhe bereqet

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy