Thellohet skandali i përgjimeve në Britani

Shtypi në Britani përveç se i kushtoi disa faqe mbylljes së gazetës, News of the World, paralajmëron edhe dhjetëra arrestime të cilat lidhen me skandalin e përgjimeve, në të cilin ishte zhytur kjo gazetë.

“Times” shkruan se Scotland Yard ka një listë të gjerë personash, të cilët do të thirren para drejtësisë, për të dëshmuar apo për t’u akuzuar për skandalin që çoi në mbylljen e News of the World.

Dy vjet më parë, gazetari i News of the World, Clive Goodman, bashkë me një detektiv privat u arrestuan nga policia britanike, nën akuzën e përgjimit të paligjshëm.

Por në atë kohë policia britanike mendonte se bëhej fjalë për një rast të izoluar, pa e ditur se Goodman ishte maja e ajsbergut të përgjimeve.

“Tashmë i takon policisë britanike të bëjë “mea culpa” dhe të zbardhë në tërësi skandalin e përgjimeve”, shkruan “Times” 

Teuhid.NET

www.teuhid.net

 

Hits: 119
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy