Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë ". (el-Maide, 2)
Es-Selamu Alejkum.
Vëllezër dhe motra, armiqtë e Islamit asnjëherë nuk ndalen duke u munduar që ta zhdukin fjalën e Allahut subhanehu ue teala dhe ata asnjëherë nuk do ta ndalin missionin e tyre për t’i kryqëzuar muslimanët, ashtu siç ka thënë Allahu subhanehu ue teala: “As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri sa ta pasosh fenë e tyre. Thuaju: “Udhëzimi i All-llahut është udhëzim i drejtë. E nëse pasi që të ka ardhur ty e vërteta shkon pas mendimeve të tyre, nuk ka kush të të ndihmojë e as të mbrojë nga All-llahu”. (El-Bekare, 120)
Para disa ditësh, një ndër faqet më të mëdhaja në rrjetin social Facebook, e quajtur “Rruga e Muslimanit”, është sulmuar nga armiqtë e Islamit, dhe pasi që i kanë vjedhur disa passworda, kanë hyrë brenda dhe e kanë fyer Allahun dhe Pejgamberin, andaj vizitorët e kësaj faqeje, menjëherë e kanë raportuar në staffin e FaceBookut, të cilët në vend se ta suspendojnë disa ditë (ashtu siç është rregullorja), ata e kanë fshy nga databasa e tyre, kështu që nuk ekziston mundësia që faqja të kthehet përsëri. “Rruga e Muslimanit” kishte mbi 55.000 fansa të cilët çdo ditë përfitonin nga fjalët e Allahut dhe Pejgamberit të Tij, sal’allahu alejhi ue selem.
Faqja është rihapur përsëri, me emër “Rruga e Muslimanit”, por puna ka filluar nga fillimi, ne e këshillojmë vëllaun që këtë ta pranon si sprovë nga Allahu subhanehu ue teala.
Thërrasim çdo musliman, çdo njeri i cili pretendon ehlu sunnetin, që t’i informon vëllezërit për rihapjen e kësaj faqe, me qëllim që të mundohemi sadopak që vëllaut t’i ndihmojmë për kthimin e gjithë atyre fansave.
Mos të harrojmë se “Rruga e Muslimanit!” ishte një ndër faqet e vetme në FaceBook që na hapi dyert për përkrahjen e shumë projekteve tona dhe asnjëherë nuk na ka mbyllur dyert për ta shpërndarë thirrjen tonë.
Le të ndihmohemi pra, në devotshmëri dhe në vepra të mira.
Linku direkt për në këtë faqe është: http://www.facebook.com/RrugaeMuslimanitt
Pëlqeje dhe bëje SHARE, për të ndihmuar davetin Islam.
Allahu ju shpërbleftë.
Staffi, botaislame.com & teuhid.net



