O ju muslimanë të Kosovës, ejani, duheni!

Lëvizja " Bashkohu " i bën thirrje xhematit në tërë Kosovën e në veçanti xhematit të Prishtinës , që xhumanë e ardhshme të datës 17.06.2011 ta falim sëbashku te Xhamia e Çarshisë gjegjësisht në hapësirën në mes të Parlamentit të Kosovës dhe Komunës (te trekëndëshi).

 
Vëllezër të nderuar iu bëjmë thirrje që ti përgjigjeni kësaj ftese dhe në këtë mënyrë tu bëjmë me dije se të drejtat tona si qytetarë të këtij vendi po shkelen dhe në këtë formë të shprehim indinjatën tonë për mungesën e gatishmërisë së institucioneve për të ndarë hapësirën për ndërtimin e xhamisë ( Qendrës islame ).
 
Ne vazhdojmë të falemi në rrugë në mungesë të xhamive, ndërsa kërkesa për sigurimin e hapësirës për xhami në Kryeqytet është injoruar vazhdimisht nga organet komunale duke na diskriminuar .Në Emër të Allahut jemi të vendosur që të bëjmë çdo gjë që kemi mundësi për të realizuar të drejtën tonë.
 
Pjesëmarrja e secilit prej nesh do të thotë " mjaft na diskriminuat ", për organet shtetërore. Prandaj ti vëlla bëhu shkaktar për ndërtimin e Xhamisë -- Shtëpisë së Allahut, bëhu pjesëmarrës dhe kërko drejtësi.
 
 
Prishtinë
www.bashkohumene.com

Hits: 364
Comments (1)Add Comment
...
written by Mensuri, June 17, 2011
Ide e qelluar. Mendoj se sa me shume pjesmarres aq me shume kontribut do te shkon ne qellimin e perbashket per ngritjen e nje qendre e cila faktikisht do te duhej te ngritej kaher ne kete qytet.

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy