Duke e parë forcën e talebanëve dhe këmbënguljen e tyre në luftim të kafirëve dhe vazhdim të Xhihadit, SHBA-ja po mundohet që të bije në kontakt me liderët e talebanëve, për një marrëveshje të mirë për të dy palët.
Sipas disa gazetave të krishtere dhe marionetëve të tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë vendosur kontakte me liderin epakapshëm të talebanëve, Mullah Omar, për negocimin e fundit të konfliktit në Afganistan.
Një ish-zëdhënës i talebanëve afganë ka luajtur rol tepër të rëndësishëm në komunikimin mes talebanëve dhe SHBA-ve, theksoi një burim për "The Express Tribune".
Abdul-Haqiq i cili operonte nën pseudonimin Muhammed Hanif, si zëdhënës i talebanëve, thuhet të ketë ndihmuar Uashingtonin të kontaktonte me Mullah Omarin.
Hanif është arrestuar nga inteligjenca amerikane në bashkëpunim me atë afgane në një vend sekret në Afganistan, në qershor të vitit 2007. Ai ishte një nga zëdhënësit më të lartë të talebanëve së bashku me Jusuf Ahmadin, të emëruar pas arrestimit të zëdhënësit Abdul Latif Hakimi, në tetor të vitit 2005.
Prej kohësh Uashingtoni zyrtar ka folur për negociata me talebanët, por Islamabadi dhe Kabuli kurrë nuk janë vënë në dijeni për bisedime të tilla.
Sipas raporteve, SHBA-ja u ka ofruar talebanëve kontrollin e jugut të Afganistanit në këmbim të braktisjes së Veriut për forca të tjera politike nën influencën amerikane, shkruan gazeta pakistaneze "The Express Tribune".
Ndërkohë, kjo ofertë është hedhur poshtë kategorikisht nga talebanët. "Pranimi i një propozimi të tillë është e pamundur për talebanët pasi ajo mund të çojë në shpërbërjen e Afganistanit", theksoi ish-shefi i inter-shërbimeve të inteligjencës, gjenerali Hamid Gul.
Një diplomat pakistanez në Kabul shprehet optimist lidhur me bisedimet, por ndërkohë theksoi se SHBA-ja është e vetëdijshme se çfarë ka përpara tyre. "SHBA-të janë të vetëdijshme se nuk mund t'i mundin talebanët në vitet e ardhshme".
Por, diplomatë të tjerë të shteteve aziatike shprehin dyshimet e tyre lidhur me suksesin e bisedimeve pasi sipas tyre, shkruan e përditshmja pakistaneze, amerikanët nuk do të tërhiqen nga Afganistani pasi po ndërtojnë gjashtë baza të përhershme ushtarake.
A janë këto vetëm shpekulime apo fjalë të vërteta, do të presim për një intervenim dhe deklaratë nga muxhahidët taleban, pasi që ata ende nuk kanë pranuar apo refuzuar këtë lajm.
Teuhid.NET
www.teuhid.net



