Al-Kaeda ka 1000 ushtarë në Irak

Drejtori në ikje i CIA-s Leon Panetta ka deklaruar përpara një komisioni të Senatit Amerikan se ai mbështet apelin e presidentit Barak Obama për tërheqjen e një numri trupash amerikane nga Afganistani.  Gjithashtu Paneta ka thënë se CIA beson, që në Irak gjendet një numër i konsiderueshëm luftëtarësh të Al Kaedës.
 “Në Irak janë një mijë pjesëtarë të Al Kaedës. Kemi parë sulmet e një dite më parë. Situata vazhdon të jetë e brishtë dhe unë besoj se duhet të ndërmarrim çdo hap për të siguruar dhe për të mbrojtur përparimin që është bërë atje”, theksoi Paneta.
 Ndërkohë deklarata e presidentit Barak Obama për tërheqje të një pjese të konsiderueshme të trupave nga Afganistani ka rënë në kundërshtim me deklaratën e sekretarit të mbrojtjes në largim, Robert Gejts, i cili ka bërë thirrje për tërheqje modeste.
Teuhid.net

Hits: 495
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy