Sirianët largohen në Turqi

Qeveria turke tha se ka arritur në të paktën 1,600 numri i sirianëve që kanë kaluar në Turqi për shkak të frikës se qeveria mund të hakmerret ndaj tyre.  Ata po përpiqen t’u shpëtojnë masave shtypëse të Presidentit sirian Bashar al-Assad kundër protestave anti-qeveritare që vazhdojnë prej javësh. Disa thonë se persona të armatosur të veshur me rroba të zeza kanë hapur zjarr kundër protestuesve pa paralajmërim.
 Qeveria siriane ka akuzuar ato që ajo i quan "banda të armatosura” në rajonin kufitar për “masakrimin” ditët e fundit të 120 pjestarëve të forcave të sigurisë dhe ka deklaruar se do të ndërrmarrë veprime të ashpra. Disa media kanë njoftuar se forcat siriane filluan sot të përforcojnë pozicionet në veri.
Rusia njoftoi sot se është kundër një rezolute të Këshillit të Sigurimit që dënon Sirinë për masat ndaj protestuesve anti-qeveritare.  Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse Aleksandër Lukashevik thotë se trazirat në Siri nuk përbëjnë kërcënim për paqen ose sigurinë në botë.
Teuhid.net

Hits: 217
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy