Prishtinë, 3 qershor (E plotësuar) Ndërkohë merret vesh se ushtari i KFOR-it, ndaj të cilit është ngritur akuzë për abuzim seksual të grave në Kosovë, është nga radhët e kontingjentit austriak. Sipas burimeve austriake, ushtari 37-vjeçar gjatë vitit 2009 e 2010 kishte detyruar për seks disa gra në Kosovë. Ai kishte shërbyer në administratën e KFOR-it.Afera ndodh në kohën kur NATO kishte vendosur që për herë të parë t’ia dorëzojë funksionin e zëvendëskomandantit të KFOR-it një eprori që nuk vjen nga vendi anëtar i NATO-s.Një ushtar i KFOR-it është akuzuar sot për sulm seksual nga autoritetet e shtetit të tij kombëtar, njofton KFOR-i përmes një komunikate për media. Ai dyshohet për përdhunim, për marrëdhënie të detyruar seksuale dhe në këtë kontekst ka keqpërdorur pozitën e tij prej eprori. Me sa duket, ai i ka detyruar gratë kosovare të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tyre. Pas një hetimi të brendshëm, rasti po prezantohet nga autoritetet kombëtare ushtarake të ushtarit para prokurorisë kombëtare përgjegjëse. Për më tepër, procedura disiplinore do të iniciohen kundër tij. Ushtari tani është rrugës për në vendlindjen e tij
Teuhid.net



