SHBA-Grupi pakistanez Lashkar bashkpunon me Al-Kaeden

Shefja e sigurisë së brendshme të Shteteve të Bashkuara, Xhenet Napolitano, ka deklaruar se grupi militant Lashkar-e-Taiba bashkëpunon me Al-Kaidën dhe mund të paraqes rrezik për Shtetet e Bashkuara.Këto komente ajo i bëri pas bisedimeve për bashkëpunim në fushën e sigurisë me Indinë.India e ka akuzuar grupin Lashkar-e-Taiba, për kryerjen e sulmeve terroriste në Mumbai, në vitin 2008, ku u vranë 166 persona. India kishte deklaruar se ka dyshime se kjo ishte bërë me ndihmën e agjencisë kryesore të inteligjencës në Pakistan.Xhenet Napolitano e ka përshkruar grupin Lashkar “si Al-Kaeda në fuqi dhe organizim”.Ajo theksoi se ky grup sigurisht paraqet kërcënim për Indinë dhe do të duhej të trajtohej edhe si një kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Teuhid.net

Hits: 248
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy