Ne Islam martesa konsiderohet si nje institucion i shenjte- ka thene: Allahu i Madheruar ne Kuran ku i urdheron Muslimanet te martohen: "Dhe martoni te pamartuarat (te pamartuarit)." (Kur'an, 24:32)"Martesa eshte Sunet (veprim i rekomanduar nga Profeti)" Martesa eshte Sunnet dhe ai qe nuk e ndjek Sunetin tim nuk eshte pasues i vertete i imi."Qe martesa te jete e vlefshme duhet te plotesohen keto kushte:Duhet te behet propozimi i qarte. Duhet te behet pranimi i qarte. Duhet te jene te pakten dy deshmimtare. Dhe rekomandohet qe martesa te behet e njohur ne publik (d.m.th. te mos mbahet e fshehte). Duhet t'i jepet nje dhurate, sado e vogel, nuses nga burri (Mehri). Dhurata e marteses nga ana e burrit per nusen e tij eshte nje shprehje simbolike e pranimit nga ana e burrit e pergjegjesive te tij ekonomike ne martese, dhe e gatishmerise se tij per te marre persiper keto pergjegjesi. Ndaj nuk duhet te kuptohet si nje cmim per nusen apo familjen e nuses. Eshte e DREJTA E VAJZES te marre vendimin per martesen e saj dhe babai ose kujdestari i saj nuk kane asnje te drejte te injorojne apo mos marrin parasysh deshiren e saj. Vendimi per partnerin tend ne martese eshte nje nga vendimet me te rendesishme qe njeriu ben ne jeten e vet. Ndaj nuk duhet te merret lehte kjo ceshtje, e as t'i lihet vetem shanseve, momenteve apo hormoneve. Ky eshte nje vendim qe duhet te merret me shume seriozitet duke bere vazhdimisht Dua (lutje Allahut), hetim te kujdeshem te te gjithe faktoreve dhe rrethanave, si dhe me mbeshtetjen dhe perfshirjen e familjes. Atehere pyetja eshte: Si ia bejne te rinjte Muslimane? Se pari, ne Islam te rinjte rriten duke ndertuar lidhje te forta shoqerie me shoke te te njejtes gjini. 'Moterzimi' ose 'Vllazerimi' qe zhvillohet tek te rinjte zgjat gjithe jeten. Keshtu ne pergjithesi kur nje i ri ose e re vendos te martohet, zakonisht ai/ajo ndjek keto hapa: I riu/e reja ben Dua qe Allahu ta ndihmoje te gjeje njeriun e duhur. Familja/shoqeria interesohet, diskuton dhe sugjeron disa kandidate. Pastaj konsultohen me njeri-tjetrin duke reduktuar numrin e kandidateve. Zakonisht familjet sugjerojne njeri-tjetrit qe palet te takohen.
Qifti dakordohet te takohet ne nje ambient me njerez. Familja vazhdon te pyese edhe me per kandidatin - duke folur me shoke, familje, kolege, etj me qellim qe te mesoje per karakterin e tij. cifti fal Namazin e Istihares duke kerkuar ndihmen e Allahut ne marrjen e vendimit. Ne fund, palet vendosin nese do vazhdojne me martese ose jo. Islami i ka dhene liri njeriut ne zgjedhjen e partnerit - ata nuk mund te martohen me force nese nuk kane deshire. Kjo lloj procedure ndihmon qe te sigurohet nje martese e forte, duke marre parasysh zgjuarsine dhe udhezimin e me te rriturve ne familje sidomos kur eshte fjala per nje vendim kaq te rendesishem ne jete. Perfshirja e familjes ne zgjedhjen e partnerit ne martese ben te mundur qe zgjidhja te mos bazohet vetem ne nocione romantike, por ne vleresimin objektiv dhe te kujdesshem me qellim qe cifti te jete sa me i pershtatshem per njeri-tjetrin.
Përktheu:Teuhid.net



