Nju Jork-Sipas raportit të ri të një grupi politikanësh dhe ish liderësh botërorë,lufta globale kundër drogës”ka dështuar”. Komisioni global për politikat kundër drogës bën thirje për legalizimin e disa llojeve të drogave dhe mos-kriminalizimin e përdoruesve të drogës. Paneli përbëhet nga ish-sekretari I përgjithshëm I Okb-së,Kofi Anan,ish lideri I Meksikës,Kolumbisë,Brazilit si dhe sipërmarrësi Riqard Branson. Në raportin prej 24 faqesh të komisionit global thuhet se politikat anti drogë kanë dështuar duke nxitur krimin e organizuar,gjë e cila u kushton takspaguesve miliona dollar dhe shkakton mijëra viktima. Ky raport thekson se përdorimi I lëndëve me opium është rritur në rang botëror me 35% nga viti 1998 në vitin 2008,përdorimi I kokainës me 27% teksa përdorimi I kanabisit me 8,5%.
Përktheu:Teuhid.net



