Qershor.1.2011 -Gjykata për krime në Egjipt njoftoi se ish-presidenti Hosni Mubarak dhe djemtë e tij, Gamal dhe Ala, do të dalin para gjyqit më 3 gusht.Ata akuzohen për përfshirje në vrasjen e protestuesve dhe për përfitime të paligjshme personale.Njoftimi vjen një ditë pasi avokati i tij tha se gjendja shëndetësore e Mubarakut është shumë e dobët për ta lëvizur nga spitali në Sharme el-Sheik në spitalin e burgut të Kajros.Ende nuk është bërë e ditur se ku do të zhvillohet gjykimi. Ish-presidenti i Egjiptit u përmbys nga revolta popullore në muajin shkurt. Përktheu:Teuhid.net
Hits: 236
Comments (0)

Write comment


