Gadafi me origjinë hebreje?

Ditët e fundit është diskutuar shumë identiteti i Gadafit, liderit të Libisë (nëse është apo jo hebre),  i cili duket se  është zënë ngushtë përballë reagimeve të popullit të tij.

Gadafi, i cili është përpjekur gjithnjë ta identifikojë veten si arab ka penguar publikimin e shkrimeve rreth tij duke u shprehur kundër Izraelit. Në deklaratën e dhënë për stacionin izraelit Kanal 2, Rachel Saade, banuese në Izrael ka pohuar se lideri diktator i Libisë, Muamar Gadafi në të vërtetë është kushëriri i saj dhe si rrjedhojë është hebre.“Nëna e Gadafit është motra e gjyshes sime. Babai dhe gjyshi im gjithnjë më kanë thënë se kemi lidhje të ngushta familjare me Gadafin”, u shpreh Saade në deklaratën e saj.

Pyetjes së spikerit se “a e pranoi Islamin nëna e Gadafit?” Saade iu përgjigje kështu: “Jo ajo nuk e pranoi Islamin. Iku nga shtëpia për t’u martuar me një shejh arab. Por mbajti fenë e saj herreje”. Ajo vazhdon fjalën e saj duke theksuar se Gadafi është hebre: “edhe babai i Gadafit ishte hebre dhe ishte i martuar me motrën e gjyshes sime.

Dhe kështu lindën një fëmijë hebre. Motra e gjyshes sime kishte një fëmijë me burrin e parë (babai i vërtetë i Gadafit) dhe për shkak të keqtrajtimit nga ana e tij ajo u largua nga shtëpia bashkë me djalin për t’u martuar me një shejh mysliman arab, të njohur si Ebu Minyar el-Gadafi. Pyetjes “kjo do të thotë që fëmija i parë ishte Gadafi?”, të spikerit, Saade i përgjigjet me këto fjalë: “Gadafi nuk është thjesht hebre por një hebre i edukuar dhe rritur sipas zakoneve dhe mësimeve të fesë hebreje, të cilat ia ka transmetuar nëna e tij”. Dhe së fundmi pyetjes se nëse Gadafi është me prejardhje hebreje apo një hebre i vërtetë, Saade iu përgjigj se “është hebre, madje mund të themi një besimtar i vërtetë hebre”.

Ishte diskutuar dhe më pare Shkrimtari Jack Taylor kishte deklaruar se Gadafi është hebre duke u bazuar tek burimet e Mossad-it. Në librin e titulluar “Gadafi në burimet e Mossad-it”, shkrimtari Taylor pohon edhe një herë faktin që Gadafi është çifut dhe krahas kësaj ka publikuar dhe pemën gjenealogjike të Gadafit në një gazetë angleze, duke nënvizuar faktin se identiteti i tij si një hebre verifikohet me argumente të sakta.Në artikullin e publikuar në vitin 1970 në të cilin nënvizon fjalët e Gadafit “unë nuk jam kundër hebrenjve, as kundër bijve të Izraelit sepse ato janë kushërinjtë e arabëve”, Taylor kishte pohuar se Gadafi ka shkuar pas investitorëve dhe biznesmenëve izraelitë. Duke theksuar se afërsisht 90 mijë hebrenj të Libisë jetojnë në Evropë, ai deklaron se dhe shumë hebrenj libianë jetojnë në Izrael.

Është kompensuar për tezen e tij hebreje

Në një lajm të publikuar në sajtin izraelit të lajmeve “ynet.com” bëhet e ditur se në një marrëveshje të bërë me Italinë në muajin dhjetor, bazuar tek masakrat e bëra gjatë Luftës së Dytë Botërore në Libi, Gadafi ka marrë 5 miliardë dollarë nga Italia si kompensim për tezen e tij, e cila është vrarë në kampet e përbashkëta.

Djali i Gadafit do martohet me një izraelite

Sipas lajmit të gazetës Maariv me titull "Djali i liderit të Libisë, Muamar Gadafit, martohet me një izraelite”, bëhet e ditur se Seyful Islam Gadafi po përjeton një histori dashurie me aktoren e njohur izraelite Orly Wernerman. Në gazetë gjithashtu pohohet se çifti takohet fshehurazi në Itali dhe se marrëdhënia e tyre do të kurorëzohet me martesë./Timeturk-Start/g.s.

Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 683
Comments (1)Add Comment
...
written by tobi, March 05, 2011
mutit makazi ja ki fut secili qi ju bjen nsi ka prejardhje hebreje

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy