“Kam parë gra të vriteshin teksa ndihmonin protestuesit”

Dëshmitarët në Bengazi: Snajperët gjuanin kundër të moshuarve dhe fëmijëve në rrugë

“Dua t’u tregoj një histori të tmerrshme. Janë vrarë gra. Snajperët kanë gjuajtur kundër grave që qëndronin nëpër dritare, apo atyre që nga ballkonet e tyre u jepnin ujë njerëzve që manifestonin në rrugë. Këto gra vdiqën për lirinë e Bengazit, për lirinë e gjithë Libisë”. Khamal është 49 vjeç. Është një sipërmarrës i vogël në Bengazi. Vajza e tij studion për drejtësi. Ligji dhe drejtësia janë dy fjalët të cilat i përsërit më shpesh duke qarë. “Kishte shumë njerëz në rrugë për të kërkuar respektim të ligjit dhe drejtësisë. Kam parë pleq 80-vjeçarë dhe të rinj, gra dhe burra. Tani gjithçka përfundoi. Morën në dorë aeroportin dhe ushtria është rreshtuar në krahun tonë. Bengazi tani është shumë herë më i sigurt se pesë ditë më parë. Kemi edhe ushtrinë që na mbron kundër mercenarëve të Gaddafit”.

Ka pasur shumë viktima?

Po. Vetëm në aeroport humbëm 15 persona. Brenda një natë të vdekurit kanë qenë më shumë se 70, sepse 50 të tjerë u vranë në spitalin ushtarak.

Po civilët janë të armatosur?

Jo. Ushtria tani është në anën e njerëzve, kështu që i dorëzuam armët.

Çfarë ke parë në këto ditë?

Gratë e vrara me snajper nga dritaret e shtëpisë së tyre. Këtë pjesë nuk mund ta harroj kurrë. Por, po ju tregoj atë që po shoh tani. Varrezat janë plot çdo ditë. Kemi humbur shumë të rinj. Ata shkonin para ushtrisë duke thënë: ‘na vrisni, por na ktheni ligjin dhe të drejtat tona’, dhe ushtarët nuk i bënë dysh fjalët e tyre. I vranë si të ishin zogj. Nuk mund ta përshkruaj atë që ndiej. Diktatori duhet të largohet, nuk duhet të dalë më as në televizor.

Çfarë prisni në të vërtetë?

Ne duam Tripolin. Pa Tripolin, gjithë kjo nuk do të shërbejë për asgjë. Pa Tripolin, nuk jemi të sigurt. Nëse kryeqyteti nuk do të dorëzohet, njerëzit e Gaddafit do të kthehen këtu, do të na bombardojnë.

Hits: 375
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy