Al Arabiya: 10 mijë të vdekur në Libi (VIDEO)

Sipas Televizionit Al Arabiya ka rreth 10 mije te vdekur në Libi dhe mbi 50 mijë të plagosur.  Televizioni raporton qe Ghadafi ka urdheruar gjithashtu bombardimin e puseve të naftës, por pilotët nuk kanë zbatuar urdhërat.

Një video e shpërndarë nga Onedayonearth tregon varre masive përgjatë vijës bregdetare pranë kryeqytetit libian.

Një ish-agjent i CIA-s, ka raportuar se mesazhi i Ghadafit është "ose Libia do vijojë me mua, ose pa mua dhe e shkatëruar".


Rreth 20 mijë libianë ndërkohë kanë marrë arratinë drejt Egjiptit. Ai ka refuzuar të japë dorëheqjen.

Në fjalimin e tij të parë që pas nisjes së protestave me 14 shkurt, lideri i Libisë është shprehur dje se nuk do të "jap kurrë dorëheqjen" dhe se nuk do të largohet nga Libia duke u zotuar se do të martirizohet nëse do lindë nevoja.

Ai ka cilësuar protestuesit si "prishës të imazhit të vendit" dhe shtoi se "e gjithë bota po e shikon se protestuesit po sillen si djalli". Ai është shprehur se i "ka sjellë shkëlqim Libisë dhe se protestuesit janë të pirë dhe të droguar".


Gjatë fjalimit ai iu drejtua mbështetësve të tij duke u kërkuar që të dalin në rrugë në anti-protesta dhe "të mos shqetësohen nga gangsterat", sipas Gaddafit.

Filmimi i transmetuar në televizionin shtetëror të Libisë është xhiruar në një ndërtesë ku në sfond tregoheshin bombardimet e SHBA-së, bërë në vitin 1986 që kishin si qëllim të vrisnin atë. Kjo ndoshta ishte zgjedhur për të treguar "forcën" e rezistencës së tij.

Sulmi i SHBA në 15 prill të këtij viti u ndërmor pasi zyrtarët e SHBA-së nxorën përfundimin se agjentë të Libisë ishin përgjegjës për sulmin e me bombë me 5 prill në Berlin. Ndërkohë, Fidel Kastro udhëheqësi historik i Kubës ka thënë se Libia do të "pushtohet" shumë shpejt nga NATO.

Sipas Al Jazeeras, regjimi i Ghadafit ka humbur tashmë kontrollin në 3/4 e Libisë.
Protestuesit antiqeveritarë kontrollojnë disa qytete në pjesën lindore të Libisë dhe ka raporte se diplomatët libianë masivisht po kthehen kundër Gadafit.

Kundërshtarët e këtij të fundit kanë konsoliduar kontrollin e Sirenaisës në afërsi të kufirit me Egjiptin. Në qytetet e Tobrukut dhe Bengazit ushtarët u janë bashkuar protestuesve.

Raportohet se dy pilotë të forcës ushtarke janë hedhur me parashutë duke i lënë aeroplanët të rrëzohen, në shenjë refuzimi me urdhrin e Gadafit për të sulmuar Bengazin, që njihet si qytet i opozitës.

Të shtëna me armë zjarri dëgjohen në kryeqytetin Tripoli, pasi dhjetëra përkrahës të Muamer Gadafit iu përgjigjen thirrjes së këtij të fundit “për të ndihmuar në shtypjen e protestuesve”.

Regjimi libian njoftoi për 300 të vrarë në protesta, përderisa Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut tha se kjo shifër arrin në 640. (Agjencitë/INA)

www.teuhid.net

Hits: 460
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy