Gadafi thërret miqtë e tij nga Rusia dhe vendet e Evropës Lindore

Londër, 22 shkurt 2011 (MIA) - Lideri libian koloneli Moamer Gadafi angazhoi mercenarë "të bardhë" nga Rusia  dhe nga disa vende të Evropës Lindore, si dhe njerëz nga Afrika "e zezë", para se gjithash nga vendet frankofone, si Çad, për luftë kundër kryengritësve nga vendi dhe për mbrojtjen e regjimit, shkruan "Dejli Meil" londinez.

Siç lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Londra, gazeta, e cila vlen si shumë e afërt me konzervativët në pushtet, konfirmon  se Gadafi përpiqet me ndihmën e mercenarëve të huaj të përballet me libianët e armatosur, të cilët kanë furnizuar ose kanë vjedhur armë  nga garnizonet ushtarake në Bengazi dhe në disa qytete tjera libiane.

Mercenarët e bardhë dhe të zinj janë të angazhuar për rrogë prej 18.000 euro, që llogaritet se nuk është ndonjë vlerë e madhe, nëse merret parasysh se ata rrezikojnë të kapen dhe të likuidohen nga kundërshtarët e regjimit.

Zbulimi i gazetës londineze për "blerje" të forcave mercenare, vjen pas gafit të shefit të diplomacisë britanike Uiliam Hejg, i cili pohonte se Gadafi  është arratisur nga Libia  dhe se gjendet "në rrugë për në Venezuelë".

Pakë më vonë, Gadafi personalisht e demantoi  pohimin e tillë, duke u paraqitur në Tripoli dhe duke dhënë deklaratë të shkurtë se nuk i besohet asaj që e pohojnë "qentë e rrugës".

Mediat në Londër pohojnë se në të njëjtën kohë, derisa Hejg paralajmëroi "arratisjen" e Gadafit, lideri libian në telefon nga Tripoli ka biseduar me sekretarin e përgjithshëm të KB-së Ban Ki-mun.

Në kohën e Qeverisë së fundit të konzerativëve të Taçerit, u zbulua se Gadafi e ndihmon IRA-n me armë, në Londër është vrarë edhe një police, për çka autoritetet britanike akuzuan njerëz nga Ambasada e Libisë, ndërsa ndodhi edhe rrëzimi i aeroplanit amerikan për udhëtarë mbi vendin skocez Lokerbi.

Në kohën e Taçerit, Londra i ndërpreu marrëdhëniet me Tripolin, të cilat u ripërtërinë nga laburistët e Toni Blerit, pasi  Gadafi u pajtua të paguaj 2,7 miliardë dollar për të gjithë 270 viktimat në aeroplanin e rrëzuar mbi Lokerbi dhe e dorëzoi në gjykim "sulmuesin me bombë" Abdelbaset Al Megrahi.

Marrëdhëniet mes Londrës dhe Tripolit edhe më shumë u përmirësuan pasi lideri libian u largua nga prodhimi i armëve për shkatërrim në masë dhe pas gatishmërisë së shprehur për bashkëpunim me Perëndimin./iv.mk

Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 313
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy