Luksi në të cilin jetonte Mubaraku

Kajro, 17 shkurt – Ish-presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, dha dorëheqje javën e kaluar pas protestave masive të popullit, të cilat zgjatën 18 ditë. Iku në pushimoren në Sharm El-Sheikh dhe la pas vetit luksin, në të cilin jetonte për 30 vjet. Derisa populli i tij vuante nga uria, ai flinte në dhomën, ku madje edhe muret ishin të veshur me mëndafsh.

Tani, kur “faraoni politik” është përmbysur, të gjithë pyesin sesa të pasur janë ai dhe familja e tij. Pasuria e tyre vlerësohet nga 2 deri në 70 miliardë dollarë. Por, të gjitha burimet serioze hedhin poshtë mundësinë që shuma e fundit të jetë reale. Thuhet se nga Egjipti, nga viti 2000 deri më 2008, janë nxjerrë rreth 57 miliardë dollarë.

Reuters ka cituar dje një gazetë saudite, e cila pohonte se shëndeti i ish-presidentit të Egjiptit është shumë e keqe, por ai refuzon ndihmën mjekësore. Reuters ka konfirmuar këto informacione edhe nga disa burime egjiptiane.

Hits: 630
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy