Në shitje libri “Dawabitu tekfiril muajen”

Es-Selamu Alejkum.

Falënderimi i takonë vetëm All-llahut, që në çdo kohë dhe çdo vend, dërgon rob të Tij të cilët ripërtërijnë atë që dëshiron Ai të ripërtërihet, të tregohet ajo që dëshiron Ai të tregohet.

Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi Pejgamberin e Tij, Muhammedin sal’allahu alejhi we selem, mbi familjen e tij dhe shokët e tij.

Kemi nderin të ju informojmë se me iniciativën e disa vëllezërve, Allahu i shpërbleftë, doli në shitje një ndër librat më të mirë të shkencës së akides, posaçërisht tekfirit.

Libër ky, i cili është lavdëruar nga dijetarë eminent siç është Shejh Salih el-Feuzan i cili njëherit është anëtarë i Lexhnetu Daime (Komisionit të përhershëm për fetva dhe hulumtime)

Mes të tjerash, pasi që kontrolloi librin, shejh Feuzani, tha:

“Lexova këtë libër i cili titullohet “Rregullat e tekfirit në mënyrë konkrete sipas Shejhul Islam Ibn Tejmijes dhe Ibn Abdulvehabit”, dhe e shoh si libër të dobishëm në këtë tematikë, falënderimi i takon vetëm Allahut.

Kjo është një temë me rëndësi në kohën tonë ku njerëzit kanë nevojë t’u sqarohet kjo çështje. Pasi që u është përzier për shkak të injorancës së madhe e cila i kaploi njerëzit, ata të cilët pretendojnë se janë të ditur dhe thirrësit e fitnes. Posaçërisht kur shumë prej tyre përkatësohen tek këta dy hoxhallarë për gjëra të cilat nuk i kanë thënë në çështjen e tekfirit.

Prandaj, Allahu e shpërbleftë, autorin Ebul Ula b. Rashid b. Ebil Ula në mënyrë më të mirë, për atë që sqaroi dhe mbrojti dy hoxhallarët.”

Pra, siç edhe thash, ky libër është kontrolluar nga një ndër dijetarët më të ditur të kohës tonë, dijetarë ky i cili është lavdëruar edhe nga Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë.

Pastaj, ky libër qartëson shumë dyshime rreth tekfirit, kërcënimin për ata që nxitojnë në tekfir, fitneja, rreziku dhe pasojat që vijnë nga nxitimi në tekfir.

Libri shqyrton edhe rregullat e tekfirit konkret dhe atij të përgjithshëm, me fjalët e dijetarëve të ehlu sunnetit, respektivisht, shejhul Islam Ibn Tejmije dhe thirrësve të Nexhdit, në krye me imamin e selefizmit në kohën e tij, Muhammed ibn AbdulVehab, Allahu i mëshiroftë që të gjithë.

Gjithashtu, në libër shqyrtohet miqësimi dhe armiqësimi në Islam, sektet që kanë dalur nga Islami etj., me fjalët e dijetarëve të ehlu sunnetit.

Allahu i shpërbleftë që të gjithë ata që kontribuan në botimin e këtij libri.

Për fund themi: Aferim, në kohën e duhur, për zhdukjen e fitnes.

Hits: 618
Comments (8)Add Comment
...
written by Asllan, February 08, 2011
Es selamu alejkum

Allahu i shperblefte vellezerit qe e kane pergaditur kete liber. Nese mundeni te na tregoni çmimin e librit, sa faqe ka libri dhe ne cilat librari islame mundemi ta gjejme per ta blere, (per Shkup). Ma beni hallall nese ju mundoje.

Allahu ju shperblefte.
...
written by Muslimin, February 09, 2011
Selam alejkum librin vlla mundesh me e gjet ne librarine e cila gjendet afer xhamis Jaja Pash ne shkup... inshallah don Allahu e perfitoni nga ky liber se me te vertet eshte liber me vler.
...
written by feyzaa, February 09, 2011
selam alejkum vllaznii Allahu ju shperblefet per mundinn! vllaznii a ka arrit kjo liber ne kosov? nese po a muj me dit se cila librari e kaa ?
...
written by Muslimin, February 09, 2011
alejkum selam vlla ki liber sa osht botu nuk ka 4 dit po me siguri ka me pas naj vlla qe ko me pru ne kosov ...
...
written by khalid, February 14, 2011
selam alejkum o vella po ne nga shiperija si do emarre liberin
...
written by HAMZAIBNABDULMUTALIB, February 16, 2011
TEKBIREEEEEEEEEEEEEEEEE
...
written by abdul fakir, February 21, 2011
ALLAHU jua shperblefte per nxjerrjen e ketij libri e qartesimit mbi tekfirin se eshte bere ky term tekfir tekfiri si gogol kur e degjojne disa thone obobo nuk e dine se tekfiri eshte pjese e fese dhe u duket gogol e me te akuzojne shume vellezer se gjoja na qenkan tekfire e pse ky emer ne vetvete ka miresi por shume te tjere e perdorin per te keq ALLAHU i udhezofte ata e neve amin.
...
written by Muhammad, January 18, 2012
po ashtu tham edhe une Allahu i shperbleft ato qe e kan pregadit ket LIBER se bash te na nShkup osht shum nevoja e madhe per ni ksi libri i cili i hjek Dyshimet e disa njerzve sepse ne ne kohen e fundit u banem kejt "MUSHRIK" "KAFIRA" "veprat na u zhduken" e sdi qka sdi qka.. pa as fare argumenti te qart po na bajn tekfir drejt po ju kallxoj spo muj as gjumin rahat me e bo pi atynve te cilet shlojn ksi lloj Infektime kjo osht ni pun shum me randesi nime jemi nzor.. bile nese TIRAZHI i librit soset per shitje ju kisha lut me e shlu edhe ne FAQE qe ato qe skan pare me e ble me mujt diqysh me e lexu naj tem ktu ne Faqe se dillemat na kputen se kur dikush tban tekfir ty tmet veq mu u tranu se bohet fjal per dishka e madhe per XHEHENNEMIN ose XHENNETIN kshtu qe.. ajde se bashku ti shqarojm kto gjera.. tjemi rahat ne ISLAMIN qe e praktikojm se menzi rinia u udhzu e tash po dalin disa hoxhallare te cilet dojn me ja hup shpresat edhe mi hjek pi rruges se drejt kejt njerzit.. nime ZORI OSHT ZOR KJO TEM tash osht aktuale nSHKUP e neser kamu bo naper kejt Boten/
APELOJ edhe ALARJMOJ te gjyth ato qe kan DYSHIME edhe jan ne mendime per ket tem le ta lexojn ket LIBRIN E RI edhe le te konsultohen me HOXHALLARET (PREFEROJ ME REXHEPIN) dhe ka disa argumente ne YOUtube nga SHUKA .. SELAM

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy