Es-Selamu Alejkum.
Vëllezër dhe motra, pasi që kohëve të fundit ballafaqohemi me pyetje të shumëta, pyetje për të cilat kemi nevojë, shumë muslimanë, e posaçërisht ata që jetojnë në Diasporë, duhet të presin ndonjë emision islam për të parashtruar pyetje tek hoxha ose duhet të kërkon vëlla për ta lidhur me hoxhën. Malltretime dhe vështirësi drejt rrugës për dituri, mund të hasim edhe për shkak problemeve të shumëta që na janë paraqitur, posaçërisht përçarjeve dhe armiqësive mes grupeve të ndryshme.
Arsye ka shumë, mirëpo arsyeja kryesore është që të mund t’i mundësohet çdo muslimani që njëherë në muaj të parashtron pyetje për të cilat bije në dyshimësi, dhe për çdo muaj të fiton përgjigje dhe të ndjehet sikur të jetë afër hoxhallarëve.
Projekti quhet “Ti pyet, Hoxha përgjigjet”, i cili projekt, InshAll-llah, do të vazhdon...
Duke filluar që nga sot, e deri më 20-tin të këtij muaji, ju mundësohet që të parashtroni pyetje në e-mailin tonë, e më 01 të muajit të ardhshëm, do të publikohen përgjigjet, në formatin .mp3 (d.m.th. hoxha nuk do të përgjigjet me shkrim).
Për çdo pyetje, do të fitohet përgjigje, pa emra dhe mbiemra dhe pa u interesuar fare për informacione personale.
RREGULLAT:
Pyetjet pranohen deri më datën 20 të çdo muaji. (Pasi që të mblidhen, pyetet hoxha dhe do të inçizohet).
Përgjigjet fitohen me datën 01 të çdo muaji në Teuhid.NET
Dërgoni pyetjet tuaja në e-mailin tonë:
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
ME RËNDËSI:
Pyetja juaj ia mundëson dikujt tjetër që të mëson për atë problem.
Pyetja juaj mund të qartëson shumë dyshime.
Pyetja juaj nuk do të jetë provokative.
Mos na haroni në duatë tuaja.
Vëllezërit tuaj, Teuhid.NET
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
ME RËNDËSI: Pyetjeve të muajit Shkurt do t'u përgjigjet hoxha i nderuar Rexhe ef. Memishi, Allahu e ruajt. (Për çdo muaj, do të kemi hoxhë tjetër)

written by Muslim, February 06, 2011
written by .,..////, February 08, 2011
written by muslim, February 18, 2011
written by Drilon, February 18, 2011
written by Drilon, February 18, 2011
written by mubareku, February 20, 2011
A BEN TE KEQPERDORET SOT DIQKA PREJ SHTETIT PSH RRYMA UJI ETJ .PASI QE JAN JASHTE NORMAVE REALEPRA ME QMIM TE LARTE.ALLAHU JU SHPERBLEFTE
written by rob i Allahut, February 25, 2011



Selam alejkum