Egjipt: Vazhdojnë protestat në Kajro

I plotësuar)- Mijëra demonstrues janë tubuar në qendër të Kajros për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Hosni Mubarak.

“Njerëzit duan që presidenti të shkojë”, kanë brohoritur ata.

Protesta e sotme vjen vetëm disa orë pasi Mubarak shkarkoi kabinetin e tij dhe premtoi hapa të rinj drejt demokracisë, në përpjekje për të qetësuar krizën në vend.

Mbi 20 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur në përleshjet ndërmjet forcave të rendit dhe protestuesve në qytetin e Kajros, Suezit dhe të Aleksandrisë.

Raportohet se autoritetet kanë kufizuar qasjen në internet dhe në disa shërbime mobile, për të penguar aktivitetet e protestuesve.

* * * * * * *

Egjipt: Mubarak shkarkon qeverinë

Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, ka shkarkuar qeverinë e tij, por nuk ka dhënë indikacione nëse është gati të japë dorëheqje pas protestave masive në vend.

Mubarak u shfaq në televizionin egjiptian për herë të parë pas shpërthimit të demonstratave, që konsiderohen si sfida më serioze e tij gjatë 30 vjetëve në pushtet.

Mbi 20 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur në përleshjet ndërmjet forcave të rendit dhe protestuesve në qytetin e Kajros, Suezit dhe Aleksandrisë.

Është raportuar se autoritetet kanë kufizuar qasjen në internet dhe në disa shërbime mobile, në përpjekje për të penguar aktivitetet e protestuesve.

* * * * * * *

Mubarak mban fjalim ndërkohë që në Egjipt vazhdojnë protestat

Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak foli në televizionin kombëtar për herë të parë pas fillimit të protestave për largimin e tij nga pushteti. Në fjalimin e tij dje vonë, ai premtoi zbatimin e reformave politike dhe ekonomike në vend.

Udhëheqësi 82-vjeçar i Egjiptit i dha urdhër kabinetit qeveritar të japë dorëheqjen dhe premtoi emërimin e një kabineti të ri të shtunën. Ai tha se protestat e ditëve të fundit në Egjipt kanë qënë komplot për të destabilizuar vendin.

Në Uashington, Presidenti Barak Obama, në fjalimin e tij nga Shtëpia e Bardhë mbrëmë, i kërkoi qeverisë egjiptiane të mos ushtrojë dhunë ndaj protestuesve paqësore dhe të rivendosë shërbimet e Internetit dhe komunikimeve të tjera që janë ndërprerë.

Presidenti Obama tha se kishte folur me zotin Mubarak dhe i kishte kërkuar atij të merrte “masa konkrete” për të përmbushur premtimin që i bëri popullit egjiptian për reforma.

Në Kajro vazhdon djegija e ndërtesave dhe tanket patrullojnë rrugët në ditën më kaotike dhe më të dhunshme në Egjipt që nga fillimi i demonstratave masive të martën.

Dhjetra mijëra protestues sfiduan ndalimqarkullimin gjatë natës dhe vazhduan të kërkojnë dorëheqjen e zotit Mubarak.

Zyrtarët e mjeksisë thanë se të paktën 13 vetë u vranë gjatë trazirave të djeshme në Suez. Sipas njoftimeve, më shumë se 100 njerëz janë plagosur në gjithë vendin.

Më parë në Uashington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të rishikojnë programin e tyre të asistencës për Egjiptin që kap shumën e një miliardë dollarëve./BS

Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 311
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy