Jemen: Mijëra protestues në kryeqytetin Sana

Mijëra protestues janë mbledhur në së paku katër lokacione në kryeqytetin e Jemenit, Sana.

Agjencia Reuters raporton se së paku 10 mijë vetë janë tubuar afër Universitetit Sana, ndërsa afro 6 mijë të tjerë në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Protestuesit po kërkojnë largimin e presidentit të Jemenit, Ali Abdullah Saleh, i cili është në pushtet prej vitit 1978.

Protestuesit kanë brohoritur parulla kundër qeverisë dhe iu kanë referuar përmbysjes aktuale të presidentit autoritar të Tunizisë, Ben Ali, i cili u përmbys pas protestave masive, pas më tepër se 20 viteve në pushtet.

Hits: 302
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy