Izraelitët vrasin një bari palestinez

Gaza, 23 dhjetor – Zyrtarë palestinezë kanë konfirmuar se ushtria izraelite sot ka shtënë në drejtim të një bariu dhe e ka plagosur për vdekje atë në afrësi të kufirit të gazës me Izraelin. Bariu vdiq më vonë në spital.

Përfaqësuesi i ushtrisë izraelite, Adham Ebu Salmia, tha se njeriu i kulloste dhentë e tij në hapësirë të hapur, në afërsi të vendkalimit kufitar.

Nga të shtënat është plagosur edhe një person, i cili ishte me bariun, njoftoi agjencia amerikane e lajmeve AP.

Salmia theksoi se ekstremistët nga gaza shfrytëzojnë hapësirën për sulme ndaj izraelitëve, andaj askujt nuk i lejohet afrimi dhe hyrja në atë hapësirë afër kufirit. Ai shtoi se ushtarët izraelitë para kësaj kishin shtënë një plumb paralajmërues ndaj dy meshkujve.

Hits: 461
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy