Në londër burg, në vendlindje mbytje
Princi Saudian Saud Abdulaziz el-Saud, në gjykatën londoneze është shpallur si fajtorë për mbytjen e shërbëtorit të tij me të cilin ka pasur edhe lidhje homoseksuale në një hotel në Londër, lajmëron "BBC".
Edhe pse mbrojtësit e princit, mundoheshin që të tregojnë se ai e ka mbytur shërbëtorin e tij Banadar Abdulaziz (32) pa dashje, gjykata tregoi se në mbrëmjen e 15 shkurtit të këtij viti, të dy ishin kthyer të dehur në dhomën e hotelit "Lendmark" në Londër, ku princi brutalisht e ka malltretuar dhe e ka mbytur shërbëtorin e tij.
Në gjykatë, avokati i tij u mundonte që më shumë të tregon se princi nuk është homoseksual se sa ta mbronë për vrasje.
Nëse gjykata vendosë që princi të kthehet në shtetin e tij, atëherë sipas "ligjit saudian" dënohet me vdekje.
Sipas një dokumenti, është treguar se princi çdoherë në internet ka kërkuar lidhje seksuale me meshkuj. Sipas Kristofer Vilke, nëse princi kthehet në Arabinë Saudite, "nuk do të dënohet me mbytje" edhe pse ligji atje e kërkon këtë, sepse ligji për mbytjen e homoseksualëve përdoret më shumë për njerëz që "përdorin dhunë gjatë homoseksualitetit" e jo për tjerët.
Përktheu: Teuhid.NET



