Izraeli lejon ndërtimin e mbi 200 kolonive të reja

Jerusalem, 15 tetor  – Izraeli ka vendosur të premten që të jep lejen për ndërtimin e 238 shtëpive të reja të kolonëve në Jerusalemin Lindor arab, duke nxitur kështu zemërimin e palestinezëve, të cilët e kanë akuzuar shtetin hebraik për “vrasjen” e procesit të paqes.

Një ueb-faqe lokale izraelite e lajmeve “Ynet”, ka raportuar se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar ndërtimin e mbi 200 kolonive të reja në lagjet “Pisgat Zeev” dhe “Ramot”, një përpjekje që me gjasë do t’i vërë në dyshim nismat amerikane për zhvillimin e bisedimeve të paqes ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve.

Negociatori palestinez, Saeb Erekat, ka thënë se vendimi i fundit i Izraelit tregon se shteti hebraik është i interesuar të “vrasë” procesin e bisedimeve. Ai ka thënë se Izraeli nuk po lë hap pa ndërmarrë vetëm sa për të bllokuar procesin e bisedimeve.

“I bëjmë thirrje administratës amerikane që përgjegjësinë për bllokimin e bisedimeve t’ia lë qeverisë izraelite, si rezultat i vendosmërisë së vendit për të vrarë çdo mundësi për rifillimin e bisedimeve paqësore”, ka deklaruar Erekat./k.d

www.teuhid.net

Hits: 305
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy