Dhjetëra varre myslimane dëmtohen në Strasburg

Strasburg, 25 shtator – Huliganë deri më tash të panjohur kanë shkatërruar të shtunën rreth 30 pllaka varresh në pjesën myslimane të varrezave në Strasburg dhe në to kanë vizatuar “sfastikat” naziste.

Prefekti Rolan Riye ka deklaruar se dëmtimi i varrezave myslimane në këtë qytet të Francës paraqet “akt racist”, përderisa një organizatë e shoqatave myslimane në Francë ka shprehur “keqardhje” për një vandalizëm të tillë dhe u ka bërë thirrje autoriteteve që të gjejnë dhe dënojnë kryerësit e kësaj vepre.

Në Francë jeton komuniteti më i madh mysliman dhe hebraik në Evropë dhe kohë pas kohe ndodhin sulme në shkollat e tyre, varrezat apo vendet e tubimeve.

Hits: 326
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy